Speciale për ditën botërore kundër dhunës ndaj grave
Data 25 nëntor është dita botërore për ndalimin e dhunës ndaj grave. Pavarësisht faktit se në shumicën e vendeve të botës janë miratuar ligje për ndalimin e dhunës, mirëpo statistikat akoma tregojnë se 35 % e grave kanë përjetuar dhunë në forma të ndryshme. Kjo shifër në disa vende shkon deri në 70%.
Më datë 25 nëntor, shënohet dita botërore për ndalimin e dhunës kundër grave. Data 25 nëntor është dita botërore për ndalimin e dhunës ndaj grave. Pavarësisht faktit se në shumicën e vendeve të botës janë miratuar ligje për ndalimin e dhunës, mirëpo statistikat akoma tregojnë se 35 % e grave kanë përjetuar dhunë në forma të ndryshme. Kjo shifër në disa vende shkon deri në 70%. Në bazë të statistikave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, nga tre gra në të gjithë botën, një grua ka përjetuar dhunë seksuale ose dhunë fizike. Në këtë program do të flasim rreth arsyeve të emërimit të kësaj dite, veprimeve të shteteve, statistikave që ekzistojnë në lidhje me dhunën që ushtrohet ndaj grave në botë dhe në lidhje me disa rrugëzgjidhje të propozuara në këtë drejtim.
Më datë 25 nëntor të vitit 1960, tre motra nga Republika Dominikan të quajtura Patria Mercedes Mirabal, María Argentina Minerva Mirabal dhe Antonia María Teresa Mirabal u vranë pasi ishin torturuar për disa muaj nga organizata e sigurisë së ushtrisë së këtij vendi. Krimi i këtyre tre motrave ishte pjesëmarrja në aktivitetet politike kundër regjimit diktator që sundonte në Republikën Dominikan. 21 vite më vonë, do të thotë në vitin 1981, gjatë një konference të zhvilluar në Bogota, kryeqytetin e Kolumbisë, me pjesëmarrjen e mbrojtësve të të drejtave të grave në Amerikën Latine dhe në rajonin e Karaibeve, u propozua që data e vrasjes së këtyre tre motrave të emërohet Dita Botërore për Ndalimin e Dhunës kundër Grave. Qëllimi i këtij propozimi ishte ky që përkrah respektimit dhe nderimit para përpjekjeve dhe guximit të këtyre tre motrave, edhe opinioni publik i botës më shumë se më parë të drejtohet drejt ndalimit të dhunës ndaj grave. Në vitin 1999 , edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara datën 25 nëntor e ka njohur zyrtarisht si Dita Botërore për Ndalimin e Dhunës ndaj Grave. Aktualisht shtëpia e motrave Mirabal është shndërruar në muze dhe për çdo vit në shumë vende të botës organizohet programe dhe ceremoni të ndryshme në lidhje me këtë çështje.
Në fillim nevojitet që të kemi një përkufizim të këtij lloji të dhunës. Në bazë të përkufizimit të paraqitur nga ana e OKB, ushtrimi i çfarëdo lloj sjelljeje ose shqiptimi i fjalëve nga ana e burrave ose grave të cilat bëhen shkak për lëndime fizike, seksuale, mendore ose shkaktojnë vuajtjen e grave; është përkufizuar me termin "Dhunë ndaj Grave". Përdorimi i fjalëve ofenduese dhe poshtëruese, përdorimi i shprehjeve kërcënuese, bërtitja, sjelljet kontrolluese, rrahja fizike, ushtrimi i forcës për kryerjen e marrëdhënieve seksuale dhe emocionale, si dhe përdhunimi seksual; konsiderohen sjellje të dhunshme kundër grave. Këto sjellje të dhunshme kanë shumë pasoja. Në raste të ashpërsimit të këtyre sjelljeve, mund shkaktohet edhe vdekja e grave ose të forcohet ndjenja e vetëvrasjes te ato. Gjithashtu në mbi 40% të rasteve të dhunës ndaj grave, është raportuar për lëndime fizike. Dhuna ndaj grave gjithashtu mund të rezultojë me shkaktimin e sëmundjeve psikologjike si depresioni, stresi i madh pas traumave psikologjike, probleme në lidhje me gjumin, probleme në ngrënien e ushqimit dhe shtimin e tentimit për vetëvrasje.
Janë kryer hulumtime e studime të gjera në lidhje me rrugët për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe shumë metoda të ndryshme janë paraqitur nga ana e ekspertëve të sjelljeve të tilla. Arsimimi i individëve në shoqëri është metoda më e rëndësishme e propozuar në këtë drejtim. Vetëdijesimi në lidhje me pasojat e ushtrimit të dhunës mund të bëhet faktor parandalues të sjelljeve të tilla deri në një masë të konsiderueshme. Zbatimi i ligjit mbi personat të cilët kryejnë veprime ose sjellje të dhunshme ndaj grave, është një rrugë tjetër e cila mund të reduktojë nivelin e dhunës kundër grave. Kjo grat të dinë se në çfarë mënyrë duhet të reagojnë përball dhunës, gjithashtu ka rëndësi shumë të madhe. Shumica e grave të cilat përjetojnë dhunë, për shumë shkaqe të ndryshme, nuk janë të gatshme që ta zbulojnë atë. Në disa shoqëri më pak të zhvilluara, dhuna e burrave të familjes kundër vajzave, grave dhe nënave, konsiderohet një çështje e zakonshme. Në këto shoqëri disa lloje të dhunës nga që ushtrohen nga ana burrave si dhuna me fjalë, vendosja nën kontroll ose dhuna fizike e cila shkakton lëndime serioze te individi; në mesin e femrave të shoqërisë janë pranuar edhe si një çështje e zakonshme dhe normale.
Arsimimi në lidhje me shembujt e dhunës dhe informimi i vetëdijesimi i shoqërisë mund të jetë hapi i parë për kontrollimin e parandalimin e dhunës. Në rast se dhuna do të vazhdojë përsëri, largimi nga individi i dhunshëm në rast kur është e mundshme një gjë e tillë, mund të jetë një rrugëzgjidhje për këtë problem. Edhe pse në disa shoqëri sidomos në shoqëritë më pak të zhvilluara për shkak të mungesës së pavarësisë mendore dhe ekonomike të grave, për shumë gra është e pamundshme që të largohen nga individi i dhunshëm. Zbulimi i dhunës, ankesa para ligjit dhe shkuarja te konsultuesi ose psikologu, janë prej veprimeve të cilat duhet të kryhen pas shfaqjes së dhunës. Heshtja përball dhunës me pretekst të ruajtjes së dhunës në shumë shoqëri edhe në ato të vendeve të zhvilluara, është një prej metodave më destruktive për t'u përballur me dhunën. Heshtja përball dhunës jo vetëm që nuk ndalon përsëritjen e dhunës nga ana e individit të dhunshëm, po i jep mundësi atij që t'i përsërisë veprimet e tij të dhunshme.
Statistikat tregoj në se dhuna kundër grave është një fenomen universal në të gjithë botën dhe nuk është e lidhur vetëm me vendet e zhvilluara dhe jo të zhvilluara. Kështu që 43% e grave në 28 vende evropiane kanë përjetuar dhunë dhe veprime të dhunshme. Nga çdo 3 gra në Australi, njëra prej tyre ka përjetuar dhunë fizike. Faqja informative e listave të çuditshme ka publikuar një listë me titull "10 vendet të cilat kanë statistikat më të larta të keqtrajtimit dhe dhunës seksuale" në të cilën Afrika e Jugut, Suedia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pasur nivelin më të lartë të përdhunimeve seksuale gjatë vitit 2017.
Disa çështjen e modelit ekzistues të dhunës kundër grave nga ana e burrave e konsiderojnë të lidhur me llojin e natyrës së burrave që në mënyrë qenësore burrat me ndjenjën e superioritetit mund të ushtrojnë më shumë dhunë kundër grave. Kjo bindje e gabuar bëhet shkak që burrat të rezistojnë më shumë përball arsimimit të nevojshëm në këtë drejtim dhe kjo gjithashtu e vështirëson edhe arsimin e meshkujve në fëmijëri. Deri në atë masë sa që sjellja e dhunshme e djemve përkufizohet si një sjellje superiore dhe e pandryshueshme. Si rezultat i forcimit të stereotipave seksuale edhe në vendet evropiane dhe moderne, fenomenin e dhunës kundër grave e kanë shndërruar në formën e një modeli botëror.
Shtimi i dhunës kundër grave në të gjithë botën ka krijuar shumë shqetësime të mëdha. Për këtë qëllim, mendimi dhe hartimi i programeve si dhe marrja a masave konkrete për mënjanimin e dhunës kundër grave, është një domosdoshmëri shumë e madhe në të gjithë botën. Sipas një psikologu, prej pasojave të krijuara nga dhuna kundër grave, mund të përmenden divorci, tradhtia, krijimi i pengesave dhe problemeve serioze psikologjike, shtimi i numrit të fëmijëve pa prindër, kultivimi i stilit për edukimin e padëshiruar të fëmijëve, ulja e vetëbesimit, ulja e dinjitetit njerëzor dhe fillimi i konsumimit të lëndëve narkotike. Këto çështje ulin shëndetin psikologjike të grave dhe krijojnë probleme serioze si sëmundjet psikologjike, stresi dhe tentimet për lëndimin e vetes. Prandaj, grat me sjellje morale të papërshtatshme dhe të stresuara, nuk mund të luajnë rolin e tyre në nivel të duhur në familje dhe shoqëri.
Në bazë të kësaj, në shumicën e vendeve të botës janë vendosur ligje të veçanta për mënjanimin sa më shumë të llojeve të dhënës. Në Australi, organizatat e ndryshme aktive në fushën e grave dhe organizatat jo qeveritare që trajtojnë çështjet e grave, po bashkëpunojnë me qeveritë në këtë drejtim. Në vendet evropiane, ligjet e mbrojtjes së grave përball dhunës nuk kanë fare lidhje me pozitën shoqërore të individëve. Të paktën 119 vende të botës kanë miratuar ligjin kundër dhunës familjare apo shtëpiake. 250 vende të botës kanë ligje në lidhje me keqtrajtimin dhe dhunës seksuale dhe 52 vende të botës kanë miratuar edhe ligj kundër përdhunimit seksual martesor. Konventa e Këshillit të Evropës në lidhje me parandalimin dhe përballjen me dhunën kundër grave dhe dhunën familjare e cila me miratimin e 15 shteteve anëtare, ka hyrë në fuqi për zbatim, posedon mekanizma relativisht të sofistikuar për marrjen e masave parandaluese për t'u përballur me kryerjen e dhunës kundër grave dhe vajzave.
Projektligji për garantimin e sigurisë së grave ose projektligji për ndalimin e dhunës ndaj grave në Iran, gjithashtu në një përpjekje për të garantuar sigurinë e jetës së grave i cili është paraqitur 4 vite më parë në Parlamentin Islamik të Iranit. Ky projektligj përfshinë pjesët e masave parandaluese, mbrojtjes dhe mbështetjes ndaj grave. Teksti i këtij projektligji është një tekst plotësisht vendor dhe i përshtatshme me kulturën iraniane-islamike dhe është hartuar në kuadër të mbështetjes ndaj femrave të cilat e konsiderojnë veten të zotuar ndaj ligjeve, rregullave dhe vlerave fetare dhe kulturore iraniane. Feja e pastër Islame në bazë të së cilës është hartuar edhe Kushtetuta e Republikës Islamike të Iranit, gjithashtu ka porositur dhe theksuar mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të grave. Ashtu sikur që Zoti i madhëruar në ajetin 19 të sures Nisa të Kur'anit të shenjtë ua tërheq vërejtjen burrave që të kenë sjellje të mira dhe meritore ndaj grave. Kur'ani i shenjtë, grat dhe burrat i konsideron prej një trupoi dhe thotë se asnjëri prej atyre dyve nuk mund të sakrifikojë origjinalitetin, pavarësinë dhe individualizmin e tjetrit për origjinalitetin, pavarësinë dhe individualizmin e vetë.
Në fund të këtij programi duhet të pohojmë se ndalimi i dhunës kundër grave ka nevojë njëkohësisht për rrugëzgjidhjeve vendore dhe globale dhe për bashkëpunimin e faktorit vendor dhe botëror në mënyrë paralele. Në lidhje me rrugëzgjidhjen botërore për mënjanimin e dhunës kundër grave, mund të përmendet edhe përpjekja për t'u përballur me stereotipet mendore dhe duke theksuar në arsimimin e individëve që nga mosha fëmijërore në lidhje me konceptin e superioritetit dhe forcës. Gjithashtu të folurit për dhunën dhe mos heshtja përball këtij fenomeni negativ të shoqërisë, mund të ushtrojë ndikim vendor dhe global në fushën e informimit dhe vetëdijesimit kolektiv në lidhje me dhunën kundër grave.