Korona dhe politika globale
(last modified Sat, 25 Apr 2020 13:08:27 GMT )
Prill 25, 2020 15:08 Europe/Tirane
  • Korona dhe politika globale

Virusi Korona u zbulua në fund të dhjetorit 2019 dhe është shfrytëzuar nga politikanët gjatë tre muajve të fundit. Në programin e kaluar, u prezantuan shembuj të përdorimit politik të virusit Korona në sistemin botëror, ndërsa në këtë program do të shqyrtohet ndikimi i Korona në rajonin e Azisë Perëndimore.

Korona dhe politizimi në Azinë Perëndimore

Rajoni i Azisë Perëndimore, ashtu si pjesët e tjera të botës, është prekur nga Koronavirusi. Një nga ndikimet më të rëndësishme të Koronavirusit në Azinë Perëndimore ishte ndalimi i demonstratave popullore në disa vende. Para përhapjes së Korona, Iraku dhe Libani ishin përfshirë nga protesta antiqeveritare si dhe dhuna në rrugë. Megjithëse dhuna në këto vend ishte ulur, ajo nuk ishte ndalur. Protestat në Irak dhe Liban janë ndalur praktikisht me shpërthimin e Korona. Për shembull, në Irak ndërsa kabineti i ri ende nuk është formuar dhe grupet politike nuk janë pajtuar për një kryeministër të ri, rrugët e Irakut nuk po dëshmojnë demonstrime, përleshje dhe dhunë. Ndërprerja e armiqësive dhe dhuna në Irak mund të çojnë në një fat të ndryshëm politik për Irakun. Protestat në Palestinë kundër regjimit sionist gjithashtu u ndalën. Demonstratat për të drejtën e kthimit nuk u mbajtën dhe protestat që janë mbajtur për dekada me radhë, siç janë demonstratat e Ditës së Tokës që zhvillohet çdo vit në 30 Mars, këtë vit nuk u zhvilluan. Sidoqoftë, është e rëndësishme të theksohet se demonstrimet virtuale janë gjithashtu të zakonshme. Për shembull, njerëzit në territoret e okupuara organizuan demonstrata virtuale kundër Benjamin Netanyahu. Palestinezët gjithashtu organizuan një demonstrim virtual më 30 Mars, që është Dita e Tokës. Një pikë tjetër e rëndësishme është se rajoni i Azisë Perëndimore është një nga rajonet më të rëndësishme në botë për sa i përket vlerës fetare. Përhapja e Koronavirusit ka bërë që ceremonitë fetare në Arabinë Saudite, Irak dhe Republikën Islamike të Iranit të pezullohen për të shpëtuar jetë duke parandaluar tubimet publike. Ndoshta është e rrallë të shihet një shembull i ngjashëm në historinë e Islamit që shkakton një ndërprerje të plotë të ceremonive fetare. Një çështje tjetër është se rajoni i Azisë Perëndimore është qendra e energjisë në botë, duke siguruar rreth gjysmën e energjisë së botës. Përhapja e virusit korona ka krijuar një situatë të veçantë në tregun e energjisë, duke ushtruar presion ndaj gjashtë shteteve anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik, të cilët plotësojnë një të pestën e prodhimit të naftës së papërpunuar në botë, por që aktualisht përballen me një deficit buxhetor për shkak të rënies së çmimeve të naftës.

Korona, jo-efikasiteti i vazhdueshëm i institucioneve rajonale dhe divergjenca midis vendeve

Një nga çështjet më të rëndësishme në lidhje me rajonin e Azisë Perëndimore është se as Korona virusi nuk mundi të aktivizojë institucionet rajonale dhe la mënjanë dallimet midis vendeve. Lidhja Arabe dhe Organizata e Bashkëpunimit Islamik nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për të marrë një vendim kolektiv dhe për të sjellë konvergjencën dhe bashkëpunimin midis vendeve të rajonit.  "Vendet e Lindjes së Mesme (Azia Perëndimore) nuk janë përfshirë shumë në kërcënimin global të koronavirusit," shkroi në një deklaratë Carnegie Endoëment për Paqen Ndërkombëtare. Për shembull, Lidhja Arabe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim në lidhje me këtë dhe ka heshtur. "Vendet arabe nuk kanë qenë në gjendje të kapërcejnë ndasitë politike dhe të punojnë ngushtë së bashku për të frenuar përhapjen e virusit në rajon".

Edhe pse u mbajt në video-mbledhje e përbashkët e ministrave të financave të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik përfshirë Katarin, nuk pati asnjë shenjë të përfundimit të tensioneve midis anëtarëve të këtij këshilli dhe madje Korona ndezi një raund të ri tensionesh midis Bahrejnit dhe Katarit. Zyra e komunikimit të qeverisë së Katarit në një deklaratë tha se 31 shtetas të Bahrejnit mbërritën në Doha më 27 mars me një fluturim të Qatar Airways nga Irani, dhe më pas Doha kishte ofruar transferimin e shtetasve bahrejnas në Manama me një fluturim privat dhe pa asnjë kosto, por ky vend e ka refuzuar ofertën. Sheik Khalid bin Ahmad, këshilltari politik i regjimit Al Khalifa të Bahrejnit, gjithashtu iu përgjigj deklaratës së qeverisë së Katarit duke e quajtur atë një ndërhyrje në punët e brendshme të Manamasë. Qëllimi i ndërhyrjes së Katarit në çështjen e qytetarëve të mbetur bahrejnas në Iran është të fyejnë Bahrejnin dhe kjo tregon planin e tyre kundër Bahreinit.  Zyrtari bahrejnas pretendoi se qeveria e Katarit nuk ishte koordinuar me autoritetet përkatëse bahrejnase për të transferuar qytetarët e Bahrejnit.

Një çështje tjetër është se Arabia Saudite është një nga vendet në rajonin e Azisë Perëndimore që shfrytëzoi Koronavirusin politikisht. Al Saud ka akuzuar Republikën Islamike të Iranit për përhapjen e virusit në Azinë Perëndimore. Këshilli i Ministrave Saudit ka pretenduar se veprimet e Iranit po pengojnë përpjekjet globale për të luftuar Koronavirusin dhe se kjo po ndikon drejtpërdrejt në përhapjen e sëmundjes Korona. Këshilli pretendoi se Irani u kishte lejuar qytetarëve sauditë të hynin në territorin e tij pa vulosur pasaportat e tyre dhe se ata ishin kthyer në Arabinë Saudite për të transmetuar virusin korona në vend. Akuza erdhi ndërsa Republika Islamike e Iranit në mënyrë të përsëritur u bëri thirrje aleatëve sauditë, përfshirë Bahrejnin, që të tërheqin qytetarët e tyre nga Irani, por regjimi Al Khalifa nuk e vlerësoi aspak jetën e qytetarëve të tij. Mediat Saudite gjithashtu u përpoqën të akuzojnë Republikën Islamike të Iranit për gjoja dështimin në përballjen me Koronavirusin dhe për fshehjen e statistikave. Është e rëndësishme të theksohet se përdorimi i Koronavirusit nga regjimi Al Saud për qëllime anti-iraniane ishte i paefektshëm, pasi Arabia Saudite u përball me një përhapje të gjerë të Koronas dhe Al Saud u akuzua nga kritikët e saj të brendshëm se po fsheh statistikat mbi numrin e pacientëve me virusin Korona. Në fakt, edhe shpërthimi i Koronas, i cili është një kërcënim i përhapur global dhe jo i kufizuar në një vend të caktuar, nuk bëri që Al Saud të zvogëlojë armiqësinë e tij të verbër kundër Republikës Islamike të Iranit.

Loja e Netanyahu me Koronavirusin për të qëndruar në pushtet

Regjimi sionist gjithashtu shfrytëzoi virusin Korona politikisht. Regjimi Sionist ka mbajtur tre zgjedhje parlamentare vitin e kaluar dhe nuk arriti të formojë një kabinet të ri. Ndërsa Benjamin Netanyahu ishte vetëm një hap larg nga heqja dorë nga pushteti, gjërat ndryshuan papritmas në territoret e okupuara.  Netanyahu disi luajti një lojë politike me Koronavirusin dhe e mbajti veten në strukturën e pushtetit të Izraelit. Nga njëra anë, ai aq sa ka mundur ka theksuar në dimensionet e rrezikshme të shpërthimit të Koronavirusit. Netanyahu pretendoi se deri në një milion njerëz në territoret e okupuara ka të ngjarë të infektohen me Koronavirusin. Nga ana tjetër, disa orë para gjyqit të Netanyahu, Ministri izraelit i Drejtësisë mbylli të gjitha gjykatat izraelite dhe më pas kryetari i Parlamentit të regjimit sionist, i cili ishte gjithashtu një anëtar i partisë dhe një mik i Netanyahut, pezulloi të gjitha takimet me qëllim që zgjedhja e kryetarit të ri të qeverisë të shtyhet për më vonë. Edhe vendimi i Gjykatës së Lartë për të emëruar "Amir Pertz", drejtuesin e Partisë së Punës së Izraelit si kreun e përkohshëm të Knesset(parlamentit), nuk arriti ta mposhtë skenarin e aleatëve të Netanyahu në partinë Likud për parlamentin, pasi ata duke ekzagjeruar rrezikun e Koronavirusit, bindën Bani Gantz kreun e koalicionit Blu dhe Bardhë që të pranojë presidencën e parlamentit dhe të formojë një kabinet koalicioni me Benjamin Netanyahu. Me prezantimin e Gantz si kreu i parlamentit, Netanyahu ka të ngjarë të formojë një kabinet të ri me pjesëmarrjen e aleatëve të Gantz në Koalicionin Blu dhe Bardhë për t'i dhënë fund krizës politike të paparë të Izraelit, të paktën përkohësisht.

Në fund të fundit duhet thënë se Korona është përhapur në të gjithë botën. Por përballja me këtë virus të rrezikshëm dhe vdekjeprurës do të jetë e mundur vetëm nëse divergjenca sistemin global ndryshon në konvergjencë dhe bashkëpunim. Njerëzit tashmë në mbarë botën janë karantinzuar në shtëpitë e tyre për t'u mbrojtur nga virusi. Kapërcimi i  këtij virusi nuk është i mundur duke u përpjekur të regjistrohet një ilaç anti-koronë në emër të një vendi të caktuar, por me anë të veprimet të përbashkëta të të gjitha vendeve për të prodhuar një ilaç që mund të bëjë të mundur tejkalimin e këtij virusi. Me pak fjalë, Korona vërtetoi kulmin e lidhjes (për shkak të përhapjes së virusit në rreth 200 vende), si dhe ndërvarësinë e vendeve tek njëri tjetri në sistemin global. Sjelljet dhe politikat siç janë vazhdimi i sanksioneve ndaj vendeve dhe këmbëngulja për vazhdimin e zbatimit të sistemit të sanksioneve, dëshmojnë më shumë se gjithçka tjetër, natyrën çnjerëzore të disa qeverive dhe pushtetarëve. Nëse divergjenca nuk shndërrohet në konvergjencë, virusi Korona mund të imponojë katastrofën më të madhe njerëzore, si dhe tronditjen më të madhe ekonomike të dekadave të fundit në sistemin botëror.

 

Tags