Lutje pranë Zotit (4)
(last modified Mon, 27 Apr 2020 10:15:17 GMT )
Prill 27, 2020 12:15 Europe/Tirane
  • Lutje pranë Zotit (4)

Përshëndetje miq të nderuar jemi pranë jush me programin “Lutje pranë Zotit”, special për muajin e shenjtë të Ramazanit. Në edicionin e sotshëm do të vazhdojmë me frazën e katërt të duasë së njohur me emrin “Xhushane Kabir”.

“Ja Muxhzilel-Ataja!”

Në emër të Zotit të gjithëmëshirshëm, mëshirplotit

Vajza ime e vogël kishte dëshirë ta ketë një fustan nusërie ngjyrë roze që ishte prapa vitrinës së një dyqani në treg.

Dhe unë kisha dëshirë që pronari i atij dyqani të kishte vendosur një copë letër mbi xhamin e atij dyqani ku do të shkruhej “Kemi nevojë për një punëtor të thjeshtë” dhe unë do t’ia kisha plotësuar dëshirën vajzës time.

Realizimi i vajzës time të vogël varet nga realizimi i dëshirës time dhe unë nga mëngjesi deri në mbrëmja bredhja në këmbë nëpër të gjithë qytetin që të gjeja e siguroja një punë për vete. Në mënyrë që kur të bie mbrëmja të mos kthehem në shtëpi duar bosh dhe me kokë ulur. Mirëpo pavarësisht të gjitha vrapimeve që bëja, në mbrëmje isha unë dhe mossuksesi i vrapimeve të mia. Rënies e ziles së shtëpisë në mbrëmje, ishte puna më e vështirë në botë! Çdo natë para derës së shtëpisë ndalesha për disa minuta para derës. Siç dukej ishte me plotë zemra me shpresë, mirëpo unë nuk kisha përgjigje shpresëdhënëse. Trokas në derë. Gruaja dhe fëmijët e mi më prisnin me gëzim dhe fytyrë të qeshur dhe nuk kalonin shumë çaste derisa buzëqeshja e tyre zhdukej nga fytyra.

O Zot! Ti je më i pasuri i dy botëve... dhe unë jam më i varfri i të dy botëve...

Dinjiteti dhe nderi im varët nga furnizimi që vjen nga Ti. Ti je furnizues ndërsa mua më thyet zemra nëse djalli e fut këtë dilemë në kokën time se ndoshta Zoti mua nuk më konsideron të merituar që të më japë furnizim!

Kaq thjeshtë me një intrigë të djallit, thyet zemra e një burri!

Pesimizmi i thyen zemrën e njeriut dhe unë në ato ditë e net të zhgënjimit dhe papunësisë, isha shumë afër të bëhesha shok me djallin dhe të besoja se mua më ke krijuar pa merita. Pa merita për të fituar furnizimin tënd... si njeri i pabegatshëm për të fituar bukën. Mirëpo... Ti...

O Zot! O kulmi i shpresave! Cilin rob tëndin e ke humbur që të më humbësh mua?! A ka ndodhur deri më tani që një rob ta lësh në shoqëri me djallin që unë të jem i dyti?!

Gjithnjë që kam trokitur në çdo derë, Ti je dëshmitar. Jam rritur shumë më shpejtë se sa shokët e gjeneratës time. Duhej të lozja dhe në rrugë e të vrapoja pas topit dhe ta shijoja fëmijërinë, mirëpo isha i detyruar të mbushja vendin e zbrazët të babait tim. Kam punuar. Para furrës së nxehtë të bukëpjekësit... në udhëkryqe. Tufën me lule e hidhja nga një dorë në tjetrën që ta shisja dhe me paratë që fitoja të siguroja bukën e darkës dhe të paguaja qiranë e banesës tonë të vogël. Kur u rrita më i madh, duart dhe këmbët e mia më shumë i kam parë duke përzier llaç dhe beton për ndërtimin e objekteve të papërfunduara. Kur u rrita, sytë e mi ishin ngulur në xhamat e dyqaneve. Unë isha po ai punëtori i thjeshtë dhe në vend që të kërkoja lajmërime për shitjen e shtëpive dhe makinave, vazhdimisht kërkoja nëpër faqet e nevojave të gazeta dhe nëpër mure të qytetit për të gjetur ndonjë punë çfarëdo që të ishte në mënyrë që ajo të ma garantojë dinjitetin tim dhe të ma sigurojë bukën e familjes.

O Zot! O ringjallësi i robërve! O zgjidhësi i prangave të robërve!

Deri më tani kënd e ke lënë në kërkim e përpjekje pa rezultat që unë të je i dyti?!

O Zot, papunësia e çon njeriun deri në bllokadë! Deri në humbje të respektit! Deri në humbje të vlerës dhe kredibilitetit.

Në atë periudhë kohore, puna më e vështirë për mua ishte kjo që të detyrohesha të shkojë në kuzhinë dhe të hapja derën e frigoriferit. Kisha turp të hapja derën e frigoriferit. Ishte i mbushur me boshllëk e zbrazje! Me plotë nevojë të frutave, mishit e ushqimeve të tjera.

Mirëpo për një çast ndryshoi çdo gjë.

O Zot! Të kujtohet kur një herë shkuam në dyqan. Unë në mendje kisha një listë të gjatë të artikujve ushqimor dhe higjienik. Duke shikuar artikuj të tjerë ngjyra-ngjyra dhe ushqimet që i preferoja, mu mbush goja me lëng. Mora një shportë dhe ecja nëpër mes rafteve të artikujve. Çdo artikuj që kapja me dorë, detyrohesha ta vendosja përsëri në vendin e vet. Asnjëri prej artikujve nuk përputheshin me xhepin tim bosh. Kaloi një kohë dhe isha mbetur unë dhe një lojë e përsëritur: merrja e artikujve dhe ushqimeve, heqja dorë nga ato dhe vendosja e tyre në vendin e vet përsëri... Dyqani ishte me plotë njerëz dhe secili prej tyre merrte artikujt e dëshiruar dhe vendoste në shportën e vogël ose të madhe që kishte marrë me vete. Por, aty isha unë dhe shporta e zbrazët... sytë i kisha të mbushur me lot.

Kaq lehtë... thyhet një burrë!

Kaq lehtë mund të qajë një burrë dhe të mbetët i mposhtur e pa zgjidhje. Sapo të mos i përputhet së bashku xhepi dhe zemra!

Me ngadalë dhe me shportë të zbrazët shkoja drejt daljes. Shportën e lash në vendin e vet dhe dola nga dyqani. Ishte perëndimi i diellit dhe këndohej ezani për namazin e akshamit. Më shpërtheu mërzia dhe nëpër rrugët e errëta të qytetit, ka qarë shumë derisa u shfryva.

O Zot! O dhuruesi i dhuratave! O furnizuesi i krijesave!

Kurrë nuk mendoja se madhëria e një burri mund të shembet kaq lehtë. Kaq thjeshtë...

O Zot! Ti je më i pasuri i të dy botëve dhe furnizimi është vetëm në dorën tënde.

Ndërkohë dinjiteti dhe respekti im varët nga fakti se Ti je furnizues. Për një çast u sigurua furnizimi im. Me vullnetin tënd, o Zot! E gjeta një punë she në mbrëmje më herët se çdo herë i rashë ziles së shtëpisë time. Më gjatë dhe me dashuri më të madh. Tingulli i asaj zile ishte lajmërim i bukur i cili ktheu buzëqeshjen në fytyrën e familjes time. Dita dhe nata ime kishte gjetur kuptim. Furnizimi hallall... Puna është substanca e burrit kurse dinjiteti dhe respekti i burrit është procesi më i rëndësishëm i çdo pune. Të jetë profesion i punëtorit të thjeshtë apo çdo punë tjetër. Dhe të gjitha këto ishin me përpjekjen time dhe me vullnetin e tënd, o Zot!

Unë kam vrapuar nga mëngjesi deri në mbrëmje dhe nga mbrëmja deri në mëngjes jam lutur, mirëpo sapo e shikove thyerjen time... o Zot! O realizuesi i dëshirave!

Ti je më i miri prej të gjithë të mirëve që kam njohur.

Tani... ka shumë vite që sofra e shtëpisë time është e mbushur plotë. Dëshira e vajzës time është plotësuar. Atyre u them mos harroni se Zoti i madhëruar në këtë sofër ka vendosur edhe furnizimin e disa robërve të Tij. Që nga macja mbi mur e deri te kalimtari i etur dhe i uritur... unë mundohem ta kthej mirësinë tënde dhe asnjë zemërthyer nuk e dëbojë nga dera e shtëpisë time. Sepse Ti ke dëgjuar zërin e thyerjes time dhe më ke realizuar dëshirën time.

O falësi i gabimeve, o larguesi i të këqijave! O kulmi i shpresave! O dhuruesi më i madh i begative! O falësi i dhuratave! O furnizuesi i krijesave! O realizuesi i dëshirave! O dëgjuesi i rënkimeve e ankesave! O ringjallësi i robërve! O thyesi prangave të robërve! Të lartësoj vetëm Ty, o Zot që nuk ka zot tjetër përveç Teje! Na ndihmo neve robërve! O zgjidhësi i prangave të robërve, na ndihmo neve! Na shpëto neve nga zjarri i ferrit, o Zoti im!

Transmetimi i frazës së katër të duasë “Xhushane Kabir”:

یَا غَافِرَ الْخَطَایَا یَا کَاشِفَ الْبَلایَا ی

یا مُنْتَهَى الرَّجَایَا یَا مُجْزِلَ الْعَطَایَا

یَا وَاهِبَ الْهَدَایَا یَا رَازِقَ الْبَرَایَا

 یَا قَاضِیَ الْمَنَایَا یَا سَامِعَ الشَّکَایَا

یَا بَاعِثَ الْبَرَایَا یَا مُطْلِقَ الْأُسَارَى

 

 

 

Tags