Lutje pranë Zotit (7)
(last modified Tue, 12 May 2020 07:31:01 GMT )
May 12, 2020 09:31 Europe/Tirane
  • Lutje pranë Zotit (7)

Përshëndetje miq të nderuar, jemi pranë jush me programin “Lutje pranë Zotit”, special për muajin e shenjtë të Ramazanit. Në edicionin e sotshëm do të vazhdojmë me një frazë tjetër të duasë së njohur me emrin “Xhushane Kabir” duke paraqitur lutjet e një vajze të sëmurë nga kanceri.

“Ja Tabibel-Kulub”

Në emër të Zotit të gjithëmëshirshëm, mëshirplotit

Narratori:

E gjithë dëshira e fëmijërisë time ishte kjo që ditët të kalojnë sa më shpejtë dhe të rritem me shtat sa nëna ime. Në lojërat e mia, i mbathja këpucët e saj me thembër të lartë dhe nga zhurma e tyre tak-tak, ndjehesha se jam rritur e madhe. Merrja çadorin e zezë të nënës dhe e vendosja mbi kokë dhe mundohesha ta imitojë nënën time në të ecur e në të folur. I krihja flokët e kukullave të mia. I lidhja bistakë. Nganjëherë edhe ua shkurtoja flokët atyre me gërshërë. Kukullat e mia flisnin, për këtë arsye nuk më besohej se atyre nuk rritën flokët.

Tani vetë unë jam bërë e ngjashme me kukullat e fëmijërisë time... Çdo herë kur e shikoj veten në pasqyrë, filloj të qesh. Më kujtohet fëmijëria ime... Më kujtohen imagjinimet e bukura... gjithë ai besim... për shumë vite kam pritur që t’u rriten flokët kukullave të mia. Të tjerët qeshnin, mirëpo unë besoja se një ditë do të ndodhë një gjë e tillë, sepse kukullat e mia flisnin me mua!

Tani çdo gjë është bërë kukull. Të tjerët nuk po qeshin dhe vetëm me buzëqeshje dhe shpresë po thonë: “Bëhet mirë. Përsëri do të rriten flokët dhe ti bëhesh po ajo vajzë me plotë gjallëri e bukuri siç ke qenë gjithmonë”. Unë, mirëpo ... pse nuk më besohet?

O Zot! Ti i dinë të fshehurat! Ti i falë mëkatet!

Ku më ka mbetur besimi im? Në zemrën time nuk ka shpresë... Më kthe mua në fëmijërinë time dhe fëmijërinë time në zemrën time. Atyre viteve kur shikoja në pasqyrë, qeshja me buzë dhe me sy e me zemër. Flokët e mia për shkak të kurimit kimikal, po pakësohen për çdo ditë e më tepër. Më ka marrë malli për ato. O Zot!... për më ka marrë malli për flokët dhe për kukullat e mia.

O Zot! O mbuluesi i të metave!

Ditët kalojnë njëra pas tjetrës dhe zemra ime për çdo ditë bëhet më e rëndë. Zemra më është zbrazur deri në fund. Dal ngadalë po filloj të frikësohem. Unë me gjithë pasion dhe dashuri vazhdoja punën dhe ndërtimin e të ardhmes time, mirëpo çfarë ndodhi? Pse dola në këtë gjendje?... Kjo e ardhmja ime si përfundoi dhe ku e çoi të ardhmen time me plotë shpresë dhe lumturi?

Po miq të nderuar. Unë jam një paciente që vuaj nga sëmundja kancerioze dhe tani ndodhem në gjendje të vështirë. Periudha e fshehur e sëmundjes time ka kaluar dhe tani kam hyrë në një fazë të re dhe para meje ekzistojnë vetëm dy rrugë jo më tepër: të dorëzohem ose të luftoj...

O Zot! O pastruesi i të gjitha pikëllimeve!

Nëse do të dorëzohem, çfarë do të fitoj?

Dhe nëse luftoj, çfarë bëhet?

Humbja është njëri skaj i luftës. Kam frikë që të luftoj e të humbas...

Mirëpo dorëzimi ka dy skaje dhe të dy skajet janë humbje. Sido që të jetë, humbas. E humbas veten... jetën, besimin tim dhe Ty...

Më keqja është kjo që të humbas Ty, o Zot... nëse dorëzohem dhe i nënshtrohem kësaj sëmundje, edhe shpresën te Ti e mbys pak nga pak në brendësinë time dhe të humbi Ty.

Dhe unë nuk e dua këtë. Nuk e dua që të mos të kam Ty...

Me shpresë të asaj që një skaj i luftës është fitore, po e vazhdoj. Dorën time me gjysmë shpirti e mbështes në mur dhe qëndroj në këmbë dhe e vazhdoj luftën. Kështu që edhe nëse humbas, përsëri do të jem me faqe të bardhë në robërinë para Teje. Në qëllimin e kësaj bote, çfarë gjëje tjetër është më e vlefshme se kjo që në robërinë para Tehe, të jemi faqe të bardhë? Siç ka thënë një shkrimtar: “Lum për ata të cilët luftojnë dhe humbasin!” Ka shumë dallim mes atij që lufton dhe mes atij që nuk lufton. Ai pa luftuar është humbës. Një humbës i vërtetë. Mirëpo ai që humbë pas luftimit, bëhet më i fuqishëm dhe ngritët përsëri për një luftë tjetër.

O Zot! Ti që ndryshon zemrat tërësisht!

Të gjitha shpresat e mia janë te Ti. Këtu ku jam unë, të gjithë janë të dashur e të mëshirshëm. Në këtë spital dhe rreth e rrotull tij... Në këtë qytet, çdo kush që më shikon mua, jep një buzëqeshje. Një buzëqeshje me plotë mirësi. E dua mirësinë e qytetit. Mirësinë e një qyteti kallaballëk pa rregull. Diçka çka është e re për mua. Banorët e këtij qyteti gjithnjë grinden mes vete dhe nuk i digjet zemra për njëri-tjetrin. Po mendojnë se deri në amshim bota do të sillet mbi këtë bazë dhe ata do të jenë gjallë deri në amshueshmëri. Për këtë arsye nuk tregohen të mëshirshëm ndaj njëri-tjetrit. Mirëpo kur të arrijnë te unë, ata buzëqeshin. Janë të mirë e të dashur me mua. E dua këtë dashuri dhe më vjen të qeshi...

O Zot! Unë po jap aromë vdekje. Ata po tregohen të mëshirshëm ndaj meje. Po mendojnë se unë do të vdes dhe do të ndahem nga bota e tyre. Hë! Bota e tyre! A nuk vdesin ata, në ku mbështeten ata? Me çfarë shprese e gëzojnë zemrën e tyre? Me këtë se atyre nuk u vjen aromë vdekje! Në një iluzion të kotë, ata veten po e shikojnë larg vdekjes ndërsa mua afër vdekjes! A nuk është qesharake? Juve nuk u vjen të qeshni? A është kështu edhe në qytetin tuaj? Disa mendojnë se vdekja kurrë nuk troket derën e shtëpisë tyre...

O Zot! O mjeku i zemrave...!

Gjyshja ime e dashur thotë: “Duaja Xhushane Kabir ka një frazë që thotë: Ja Tabibul-Kulub...” E pyes: çfarë do të thotë kjo?

Gjyshja ime e dashur thotë: “Do të thotë se kur nuk ndjehesh mirë në zemër, merre zemrën në dorë dhe çoje pranë Tij. Thuaj, o Zot me madhështi dhe me fisnikëri... shikoje këtë zemër... tani është e mërzitur. Është frikësuar dhe po rrah me gjysmë shpirti. Kam ardhur të kërkoj ilaç dhe kurim! Ti je mjek... nuk më kthen mua pa ilaç e pa kurim”.

Askush nuk e njeh Zotin më mirë se sa gjyshja ime e dashur... askush. E pyes pse ju jeni kaq shumë mik me Zotin? Ajo më thotë: pasi që e kam lexuar shumë suren Jasin të Kur’anit të shenjtë...

O Zot! O ndriçues i zemrave! O miku i shpirtrave!

Sytë më mbushen me lot... I ngul sytë në sytë e mi... derisa të mos buzëqesh, nuk largohem nga pasqyra. Luaj me veten. Secila që qesh më parë, ajo fiton kësaj rashe. Qeshi në pasqyrë. Edhe zemra ime fillon të qesh. Sikur në fëmijërinë time... aq shumë e sigurt dhe e sinqertë. Po qeshi me buzë, me sy dhe me zemër.

Nëse Zoti mbi kokën time, do të ishte ndryshe nga Ai që e njoh unë, ndryshe nga Ai që është... thellësia e zemrës nuk do të më mbeste kaq shumë e ngrohtë. Nëse Zoti do të ishte pak më pak zot! Pak më pak mbajtës i premtimit, pak më pak i mirë, pak më pak shpagues, nëse do të më donte mua pak më pak ose të paktën unë do ta dija këtë më pak; atëherë edhe unë më pak do të shpresoja në Atë, më pak do të vrapoja dhe nuk do të luftoja. Më shumë do të frikësohesha nga të jetuarit vetëm. Nuk do të frikësohesha nga gënjeshtra. Do të llogarisja më pak në kryerjen e punëve, në agimin e mëngjesit dhe në rënien e mbrëmjes, në zbritjen e furnizimit nga bota e padukshme dhe në mbushja e xhepit të zbrazur, në zhdukjen gjurmëve të plagëve dhe në qetësimin e dhimbjes...më pak do të llogaritja edhe në mrekullitë. Nëse Zoti mbi kokën time do të ishte diç tjetër përveç këtij që është dhe që e njoh... O Zot që zgjidh dhe mënjanon pikëllimet! O Zot që hap zemrat e mërzitura dhe të përmalluara!   

O Zot! Ti i dinë të fshehurat! Ti i falë mëkatet! O Zot! O mbuluesi i të metave! O Zot! O pastruesi i të gjitha pikëllimeve! O Zot! Ti që ndryshon zemrat tërësisht! O Zot! O mjeku i zemrave...! O Zot! O ndriçues i zemrave! O miku i shpirtrave! Zoti që zgjidh dhe mënjanon pikëllimet! O Zot që hap zemrat e mërzitura dhe të përmalluara! Ti je i pastër nga çdo e metë! Ty të lartësojmë...!

O Zot që nuk ka zot tjetër përveç Teje! Na ndihmo! Na ndihmo! Na shpëto neve nga zjarri i ferrit o Perëndi!

Transmetimi i frazës së dymbëdhjetë të duasë “Xhushane Kabir”:

یَا عَلامَ الْغُیُوبِ یَا غَفَّارَ الذُّنُوبِ

یَا سَتَّارَ الْعُیُوبِ یَا کَاشِفَ الْکُرُوبِ

یَا مُقَلِّبَ الْقُلُوبِ یَا طَبِیبَ الْقُلُوبِ

یَا مُنَوِّرَ الْقُلُوبِ یَا أَنِیسَ الْقُلُوبِ

یَا مُفَرِّجَ الْهُمُومِ یَا مُنَفِّسَ الْغُمُومِ

سُبْحَانَکَ یَا لا إِلَهَ إِلا أَنْتَ الْغَوْثَ الْغَوْثَ خَلِّصْنَا مِنَ النَّارِ یَا رَبِّ

 

Tags