Lutje pranë Zotit (10)
(last modified Tue, 12 May 2020 07:33:48 GMT )
May 12, 2020 09:33 Europe/Tirane
  • Lutje pranë Zotit (10)

Përshëndetje miq të nderuar, jemi pranë jush me programin “Lutje pranë Zotit”, special për muajin e shenjtë të Ramazanit. Në edicionin e sotshëm do të vazhdojmë me një frazë tjetër të duasë së njohur me emrin “Xhushane Kabir”.

“Ja Emane men la emane lehu”

Në emër të Zotit të gjithëmëshirshëm, mëshirplotit

Flakët e verdha dhe të kuqe çfarë u kujtojnë juve? Flakët të cilat nganjëherë janë aq shumët ë pamëshirshme sa që gëlltisin çdo gjë. Edhe pse këto flakë, kanë bukurinë e tyre të veçantë, mirëpo nganjëherë për shkak të një neglizhence të vogël dhe ndoshta për shkak të lojës së një njeriut, mund të shkaktohet një aksident i madh dhe zjarri të përfshijë një shtëpi të tërë, një lagje ose edhe një mal të tërë. Në çastin kur të gjithë janë kovë me ujë në dorë ose në çastin kur ngrihet një zë i rënkimit nga shtëpitë të cilat shndërrohen në hi...

Në më pak se një sekondë, toka dridhet dhe bota me gjithë madhërinë e saj, shndërrohet në një gërmadhë dheu. Një pastërmet i fortë disa shkallë Richter dhe vetëm brenda disa sekondave vriten me mijëra njerëz, me mijëra njerëz plagosen dhe me mijëra njerëz mbesin të pastrehë. Tragjedia e është aq e madhe sa që edhe pas shumë viteve, tmerri dhe pikëllimi i saj akoma është i freskët për shumë njerëz që i kanë mbijetuar asaj.

Bie shi... bie e bie. Pikat e tij të mëshirshme shndërrohen në kamxhikë dhe vetëtima e bubullima e tmerrshme frikëson zemrën e çdo njeriu. Nuk kalon shumë kohë kur butësia e aromës së tokës së lagur shndërrohet në një vërshim të madh.

Fryn era. Degët e pemëve vallëzojnë. Pak më vonë strofulli i zogjve bie nga degët dhe përkëdhelja e erës shndërrohet në goditje me shuplakë nga ana e stuhisë. Dalë ngadalë jo vetëm strofujt e vegjël, por edhe vetë pema shkulet me rrënjë dhe rrëzohet për toke.

Bie dëborë dhe zhduket... toka bëhet e ngjashme me një ëndërr e mbuluar me të bardhë. Pak më vonë dëgjohet zhurma e rëndë e një orteku të rëndë të dëborës dhe këtë ëndërr të bukur e shndërron në një luginë të vdekjes.

O Zot! O Mbështetësi i atij i cili nuk ka mbështetës! O mbrojtësi i atij që nuk ka mbrojtës!

Ne shpëtuam... nga zemra e aksidenteve dhe fatkeqësive... nga gërmadhat mbytëse... nga zhurma e tmerrshme e bubullimave... nga vdekja si pasojë e vërshimit dhe nga mijëra fatkeqësi të tjera.

Po qëndrojmë akoma në neglizhencë dhe nuk kemi falënderuar mirësinë e sigurisë dhe qetësisë. Qetësia dhe siguria bëhen flori në kohën kur një mur çahet dhe kur thyhet një xham. Kur shkaktohet një plagë mbi lëkurë dhe kur ngadhënjimi i natyrës sundon mbi një shtëpi.

O Zot! O pasuri e mbledhur e atij që nuk ka pasuri! O strehuesi i atij që nuk ka strehë!

Mëshira jote është më e madhe se sa injoranca jonë. Në një libër lexoja: “Mirësia e Zotit është më e madhe se sa krimi ynë...”.

Dhe e përsërisë me vete.

O Zot! O ndihmuesi i atij që nuk ka ndihmues! O krenaria e atij që nuk ka krenari!

Në kohën e ngadhënjimit të natyrës ose në kohën e një aksidentit të papritur, ajo çfarë na qetëson neve, është falja e dy rekat namaz për fenomene natyrore. Vijmë në vete dhe na qetësohet frymëmarrja. Në thellësinë e një aksidenti, dal ngadalë fillojmë ta gjejmë veten dhe pastaj na kujtohet që të shikojmë argumentet tua. Ne jemi robër që kemi pësuar dëme dhe derisa të mos e përjetojmë hidhërimin e natyrës, nuk e perceptojmë heshtjen e tokës dhe qiellit.

O Zot! O dinjiteti i atij që nuk ka dinjitet! O ndihmuesi i atij që nuk ka ndihmë!

Çdo gjë është me vullnetin dhe fuqinë tënde. Natyra me të gjithë çudirat e saj, është vetëm një shenjë e fuqisë tënde dhe ne jemi robërit që harrojmë, nuk kemi mirënjohje dhe nuk falënderojmë. Lindja dhe zhvillimi i natyrës bëhet vetëm me vullnetin tënd. Atë e bënë të njohur për ne ose me hidhërim ose me dashuri...

Aq shumë po e shikojmë dashurinë e saj dhe po na kalojnë pa i kryer sexhdet e falënderimit sa vetëm hidhërimi i natyrës na zgjon neve nga gjumi i neglizhencës... Atëherë e kujtojmë se me të vërtetë njeriu është i dobët dhe pëson dëme...

Derisa një strofull të mos bie nga pema, nuk brengosemi për shtëpinë tonë. Derisa vetëtime të mos e vizatojë një vijë në qiell, nuk brengosemi për qytetin. Derisa të zhurma e një tërmeti të mos e hapë tokën, nuk ecim me edukatë dhe me qetësi mbi tokë.

O Zot! O mik i atij që nuk ka një mik!

Ne mirësisë së natyrës nuk i përgjigjemi me mirës... dhe hidhërimi i tokës është rezultat i pamirësisë tonë, jo i zemërimit tënd.

Falënderimi i mirësisë, shtonë mirësinë...

Mosbesimi ta humbë mirësinë nga dora...

O Zot! O siguruesi i atij që nuk ka siguri...

Këto nuk janë një aksident; por një përvojë mësimdhënëse për të gjithë në mënyrë që të lirohemi nga arroganca dhe mendjemadhësia... nga paturpësia dhe nga harresa... nga injoranca dhe shuarja. Na merr neve në prehrin e sigurt dhe në strehimin tënd dhe mos nga qorto për shkak të injorancës dhe neglizhencës tonë...

Na fal neve për shkak të pavetëdijes dhe mosdijeve. Për shkak të padrejtësive dhe për shkak të mungesës së mirësive morale tona. Na fal neve dhe mos na largo neve nga dashuria dhe mëshira jote.

Amin Ja Rabil-Alemin!

O Zot! O Mbështetësi i atij i cili nuk ka mbështetës! O mbrojtësi i atij që nuk ka mbrojtës! O Zot! O pasuri e mbledhur e atij që nuk ka pasuri! O strehuesi i atij që nuk ka strehë! O Zot! O ndihmuesi i atij që nuk ka ndihmues! O krenaria e atij që nuk ka krenari! O Zot! O dinjiteti i atij që nuk ka dinjitet! O ndihmuesi i atij që nuk ka ndihmë! O Zot! O mik i atij që nuk ka një mik! O Zot! O siguruesi i atij që nuk ka siguri...

Ti je i pastër nga çdo e metë, Ty të lartësojmë! O Zot që nuk ka zot tjetër përveç Teje, na ndihmo neve! Na ndihmo neve! Na shpëto neve nga zjarri, o Perëndi!

Transmetimi i frazës së 28-të të duasë Xhushane Kabir:

یَا عِمَادَ مَنْ لا عِمَادَ لَهُ یَا سَنَدَ مَنْ لا سَنَدَ لَهُ

یَا ذُخْرَ مَنْ لا ذُخْرَ لَهُ یَا حِرْزَ مَنْ لا حِرْزَ لَهُ

یَا غِیَاثَ مَنْ لا غِیَاثَ لَهُ یَا فَخْرَ مَنْ لا فَخْرَ لَهُ

یَا عِزَّ مَنْ لا عِزَّ لَهُ یَا مُعِینَ مَنْ لا مُعِینَ لَهُ

یَا أَنِیسَ مَنْ لا أَنِیسَ لَهُ یَا أَمَانَ مَنْ لا أَمَانَ لَهُ

سُبْحَانَکَ یَا لا إِلَهَ إِلا أَنْتَ الْغَوْثَ الْغَوْثَ خَلِّصْنَا مِنَ النَّارِ یَا رَبِّ

Tags