Lutje pranë Zotit (11)
(last modified Tue, 12 May 2020 07:35:45 GMT )
May 12, 2020 09:35 Europe/Tirane
  • Lutje pranë Zotit (11)

Përshëndetje miq të nderuar, jemi pranë jush me programin “Lutje pranë Zotit”, special për muajin e shenjtë të Ramazanit. Në edicionin e sotshëm do të vazhdojmë me një frazë tjetër të duasë së njohur me emrin “Xhushane Kabir”.

“Ja men la maksade il-la ilejhi”

Në emër të Zotit të gjithëmëshirshëm, mëshirplotit

O Zot që nuk ka rrugë tjetër përveç drejt Fronit Hyjnor! O Zot që nuk ka vendstrehim tjetër, përveç Fronit Hyjnor...

Më ka marrë malli për t’u ulur në ambientet e një vendi të shenjtë...

Për duart e një vizitori i cili hedh grurë për pëllumbat e vendit të shenjtë. Për një burrë që ka përvjel krahët dhe me ujin e pishinës në mes të ambientit të vendit të shenjtë po merr abdest. Të dëgjohet zëri i muezinit... të jetë e enjte dhe të ndjehet aroma e hallvës së atyre që këndojnë suren Fatiha. Të jem unë dhe Ti, o Zot... dhe të më freskohet zemra.

O Zot! O Zot që nuk ka destinacion tjetër, përveçse te Ti!

Më fto mua për vizitë në një vend të shenjtë...

Këtu të gjithë janë në gjendje të mirë. Një gjendje e cila një sekondë më parë ishte ferr për të gjithë... Sapo të japë lejen e hyrjes, ndryshohet tërësisht.

O Zot! Ti si e ndryshon gjendjen e një zemre...

All-llahu Akbar...ky ndryshim nuk ka kurrfarë mënyre.

Çdo kënd që e pyet, thotë: “Nuk e di...vetëm e disa isha në një gjendje ferri ndërsa tani kam shpirtin më të lehtë në botë...

O Zot! O Zot që nuk ekziston dëshirë tjetër, përveç teje!

Nëse e pyesni një person se a i ka ngelur zemra për diçka? Ndoshta mund të thotë për një ndërtesë, për një makinë, pasuri e kapital.

Mirëpo mua më ka ngelur zemra që të ulem në një qoshe të një vendi të shenjtë dhe zërin e duasë së Kumejlit...

Ua kam zili vizitorëve të Qerbelasë. Gjithnjë mendoj se ata i duash më shumë se mua, o Zot...

Edhe unë si një poet e lexoj me vete këtë varg: kam frikë se në zemër do të më ngelet dëshira për ta vizituar Qerbelasë...

Nga mesi i librave, mora librin e Hafizit dhe bëra një fall për mallin e zemrës time. Hafizi është mik me mua. I njeh mirë dhimbjet e zemrës time. Nuk më zhgënjen.

Nëse unë e këpus një frutë nga kopshti yt, çfarë bëhet?

Nëse me fenerin tënd, shikoj para këmbëve të mia, çfarë bëhet?

O Zot! Në kërpin e hijes së atij kedri të lartë

Nëse unë i djeguri të ulem për një çast, çfarë bëhet?...

Shikova rreth e rrotull meje. Po, ishte e vërtetë. Nuk ishte ëndërr. Unë isha i zgjuar. Isha ulur në karrigen e autobusit i cili ishte i mbushur me udhëtarë të Qerbelasë.

O Zot! O Ti që nuk ka lëvizje dhe as forcë, përveç me Ty!

Njeriu si vrapon tërë jetën dhe lutet pranë Fronit Hyjnor dhe sa çel e mbyll sytë, lutja i pranohet dhe i realizohet dëshira?

Dhe sa do që e pyesësh atë se çfarë ndodhi?...

Thotë: nuk e di... kështu dëshiroi Zoti.

Edhe unë nuk e di se çfarë ndodhi. Vetëm e di se nuk ka mbetur shumë derisa të arrijmë në Qerbela...

Është vështirë të tregoj se çfarë ndjenje kish. Por ajo që ishte, ishte kjo që unë kisha hipur në një autobus i cili ishte nisur drejt Qerbelasë dhe kjo për mua ishte sikur një ëndërr e bukur nga e cila nuk kisha dëshirë të zgjohem kurrë.

Kërkojmë strehë nga mosbesimi...

Tërë jetën të lutesh, sapo Zoti i madhëruar t’i përgjigjet lutjes tënde, mosbesimi nuk të lejon që perdja e lotëve të hiqet nga sytë e tu dhe ti në mënyrë të qartë të shikosh tufat me lule... kërkojmë strehim nga mosbesimi...

Ajo që për mua ka vlerë më të madhe, është kjo që o Zot! Ti më do mua...

Mua më ke konsideruar vizitor të Qerbelasë dhe tani më asnjë mall të zemrës nuk e marrë me vete në shtëpi; natyrisht  nëse pak trimëri e guxim për t’u përshëndetur nga hapësira mes dy xhamive!

Këtu askush nuk ka ardhur duar bosh dhe nuk kthehet duar bosh. Të gjithë kemi ardhur me zemra të thyera. Thuajse jemi arratisur nga ferri... askush nuk ia zë vendin e tjetrit. Secili kërkon për vete të gjejë një qoshe të mirë që të lehtësojë shpirtin e vet.

O Zot! O Zot që nuk kërkojnë ndihmë nga askush tjetër, përveç teje! O Zot që nuk mbështetet te dikush tjetër, përveç teje!

Gjatë kthimit, sytë e mi janë më të lagur dhe lotët e mi janë më të pastër. E vetmja gjë që e qetëson trazimin tonë, është kjo që të lutemi Ty që përsëri të na fton neve në gostinë e një vizite dhe kjo të mos jetë ftesa jote e fundit.

O Zot që nuk ka rrugë tjetër përveç drejt Fronit Hyjnor! O Zot që nuk ka vendstrehim tjetër, përveç Fronit Hyjnor...

O Zot! O Zot që nuk ka destinacion tjetër, përveçse te Ti! O Zot që nuk ka shpëtim nga hidhërimi yt, përveçse me dashurinë tënde!

O Zot! O Zot që nuk ekziston dëshirë tjetër, përveç teje!

O Zot! O Ti që nuk ka lëvizje dhe as forcë, përveç me Ty!

O Zot! O Zot që nuk kërkojnë ndihmë nga askush tjetër, përveç nga Ti! O Zot që nuk ka mbështetje te dikush tjetër, përveç te Ti!

O Zot që nuk ka shpresë tjetër përveç teje! O Zot që nuk adhurohet askush përveç teje!

Ti je i pastër nga çdo e metë. Vetëm Ty të lartësojmë!

O Zot që nuk ka zot tjetër përveç Teje, na ndihmo neve! Na ndihmo neve! Na shpëto neve nga zjarri, o Perëndi!

Transmetimi i frazës së 40-të të duasë Xhushane Kabir:

یَا مَنْ لامَفَرَّ إِلا إِلَیْهِ یَا مَنْ لا مَفْزَعَ إِلا إِلَیْهِ

یَا مَنْ لا مَقْصَدَ إِلّا إِلَیْهِ یَا مَنْ لا مَنْجَى مِنْهُ إِلّا إِلَیْهِ

یَا مَنْ لا یُرْغَبُ إِلّا إِلَیْهِ یَا مَنْ لا حَوْلَ وَ لا قُوَّةَ إِلّا بِهِ

یَا مَنْ لا یُسْتَعَانُ إِلّا بِهِ یَا مَنْ لا یُتَوَکَّلُ إِلّا عَلَیْهِ

یَا مَنْ لا یُرْجَى إِلّا هُوَ یَا مَنْ لا یُعْبَدُ إِلّا هُوَ

سُبْحَانَکَ یَا لا إِلَهَ إِلا أَنْتَ الْغَوْثَ الْغَوْثَ خَلِّصْنَا مِنَ النَّارِ یَا رَبِّ

 

 

 

Tags