Lutje pranë Zotit (12)
Përshëndetje miq të nderuar, jemi pranë jush me programin “Lutje pranë Zotit”, special për muajin e shenjtë të Ramazanit. Në edicionin e sotshëm do të vazhdojmë me një frazë tjetër të duasë së njohur me emrin “Xhushane Kabir”.
“Ja men ad’hake va ebka”
Në emër të Zotit të gjithëmëshirshëm, mëshirplotit
Ja men ad’hake va ebka... O Zot që e qeshja dhe qarja është nga Ti...
Ka shumë kohë që gëzimet e mia nuk qëndrojnë shumë. Po qeshi, por nga sytë e mi nuk pikojnë lot e gëzimit. Zemra nuk po dëgjon zërin e të qeshurave të mia. Po e shikoj veten në pasqyrë, në pjesën poshtë syve të mi është krijuar gropë dhe është nxirë. O Zot! Sytë e mi nuk po qeshin...
E di që në jetën tonë ekzistojnë disa ditë në të cilat çdo gjë e shikojmë në të zezë, asgjë nuk na ngjallë gëzimin tonë dhe nuk kemi asnjë shpresë për sukses. Kemi sjellje të këqija dhe jemi të pikëlluar. Ndjehemi të vetmuar, pesimizmi dhe ndjenja e mëkatit ka ngadhënjyer mbi ne dhe na ka kapluar stresi të gjithë qenien tonë. E di që në këto gjendje nuk jam i vetmuar dhe kjo gjendje e pashpirt është produkt i përditshmërisë dhe kallaballëkut të jetës në qytet.
Këto gjendje kryesisht krijohen pas disfatave ose humbjeve e dështimeve ose pa kurrfarë arsye të njohur për ne. Mirëpo unë nuk jam asnjëri prej këtyre... as nuk kam humbur asgjë dhe nuk kam dështuar. Unë vetëm jam bërë i pashpirt dhe më kurrfarë motivi nuk më shtynë mua në lëvizje dinamike. Në mëngjes deri vonë qëndroj në shtrat dhe e pyes veten: mirë... për çfarë? Edhe sot ashtu sikur dje...
Fillova të lexoj dhe të bisedoj me psikologun. Atë çfarë e kuptova ishte kjo që unë isha futur në depresion. Një sëmundje e cila për çdo vit përfshinë me miliona njerëz dhe një pjesë të madhe të forcës njerëzore e ndalon nga aktiviteti dhe puna. Nganjëherë pacientët e futur në depresion nuk kanë forcën as të kërkojnë ndihmë ose nuk janë të vetëdijshëm për ekzistimin e kësaj sëmundje në qenien e tyre.
Shenja më e dalluar e depresionit, është ndjenja e pikëllimit dhe e mërzitjes. Do të thotë ndjenja e pesimizmit dhe e mendimeve të këqija, ndjenja e vetmisë dhe indiferencës dhe mosinteresimit. Peronat në depresion në të shumtën e rasteve mendojnë se kanë humbur diçka shumë të rëndësishëm, në kohën kur në realitet nuk është kështu. Personi në depresion e konsideron veten një person të dështuar dhe humbës ndërsa mendon se gjithnjë do të jetë humbës, prandaj për këtë arsye ai është njeri i pavlerë dhe ndoshta nuk e meriton as të jetë gjallë dhe mund të shkojë deri në një gjendje për të bërë vetëvrasje.
E di që aq sa mendoj unë, nuk është çdo gjë e hidhur dhe e keqe, mirëpo nuk mundem ta shtoj këtë gjë në mendimet e mia. Mendimet e mia janë bërë si diçka me zemër të vdekur dhe çdo imagjinim të bukur dhe çdo ëndërr të ëmbël e konsideroj të pamundshme dhe kjo mua më bënë më shumë të izoluar. Shumë prej ndjenjave të mia negative dhe të këqija , burojnë nga gabimi në të menduar dhe në perceptimet e mia. Mirëpo... nuk mundem t’i kontrolloj ato. E di që njohja është produkti final i të menduarit të njeriut, prandaj është e natyrshme që të menduarit jo i shëndoshë do të japë edhe fryt jo të shëndoshë.
O Zot! Ti je ai që ke krijuar dhe pastaj, është përshtatur! Ti je ai që ke vendosur masën, pastaj u udhëzua!
Më qetëso mua...
Më qetëso mendimet e mia. Më kthe mua ëndrrat e mia! Unë pa imagjinatën, nuk kam motiv për të luftuar.
O Zot që mënjanon të këqijat! Ti je ai që dëgjon pëshpëritjet e fshehura!
Më kthe mua në jetë dhe ma kthe mua jetën time...
Unë jam edhe sot, edhe dje, edhe nesër... në një kohë jam në çdo vend.
O Zot që i shpëton ata që janë fundosur! Ti je ai që na shpëton nga shkatërrimi!
Më kthe mua në të tashmen dhe më pastro nga mendja ime të djeshmet dhe të nesërmet!
Thonë: një gnostik i thoshte Zotit: “Sot, më jep mua vetëm bukën e sotme...”
Edhe unë e përsërisë me vete...
O Zot! Ti je ai që i shëron të sëmurët!
Të djeshmet dhe të nesërmet e mia m’i merr amanet që të më kthehet rinia dhe gëzimi. Që të më qetësohet psikika ime dhe shëndeti t’i kthehet trupit tim.
O Zot! Ti je ai që bënë të qeshin dhe të qajnë! Ti je ai që i vdesësh dhe i ngjallësh krijesat!
Ti je pronar i qeshjes dhe qarjes... Njeriu kur pohon mëkatet e veta pranë Fronit Hyjnor, i hapet zemra. Qan, por gëzohet. Shpirti i lehtësohet dhe ndjenja e pastërtisë nga mëkati, e bën atë të qeshë.
Tani...në këtë muaj të bekuar të Ramazanit, më prano mua... o Zot! Sot, më jep mua vetëm bukën për sot.
Amin!
O Zot! Ti je ai që ke krijuar dhe pastaj, është përshtatur! Ti je ai që ke vendosur masën, pastaj u udhëzua! O Zot që mënjanon të këqijat! Ti je ai që dëgjon pëshpëritjet e fshehura! O Zot që i shpëton ata që janë fundosur! Ti je ai që na shpëton nga shkatërrimi! O Zot! Ti je ai që i shëron të sëmurët! O Zot! Ti je ai që bën të qeshin dhe të qajnë! Ti je ai që i vdesësh dhe i ngjallësh krijesat! O Zot, ti je ai që ke krijuar mashkullin dhe femrën!
O Zot që nuk ka zot tjetër përveç Teje, na ndihmo neve! Na ndihmo neve! Na shpëto neve nga zjarri, o Perëndi!
Transmetimi i frazës së 41-të të duasë Xhushane Kabir:
یَا مَنْ خَلَقَ فَسَوَّى یَا مَنْ قَدَّرَ فَهَدَى
یَا مَنْ یَکْشِفُ الْبَلْوَى یَا مَنْ یَسْمَعُ النَّجْوَى
یَا مَنْ یُنْقِذُ الْغَرْقَى یَا مَنْ یُنْجِی الْهَلْکَى
یَا مَنْ یَشْفِی الْمَرْضَى یَا مَنْ أَضْحَکَ وَ أَبْکَى
یَا مَنْ أَمَاتَ وَ أَحْیَا یَا مَنْ خَلَقَ الزَّوْجَیْنِ الذَّکَرَ وَ الْأُنْثَى
سُبْحَانَکَ یَا لا إِلَهَ إِلا أَنْتَ الْغَوْثَ الْغَوْثَ خَلِّصْنَا مِنَ النَّارِ یَا رَبِّ