Lutje pranë Zotit (14)
Përshëndetje miq të nderuar, jemi pranë jush me programin “Lutje pranë Zotit”, special për muajin e shenjtë të Ramazanit. Në edicionin e sotshëm do të vazhdojmë me një frazë tjetër të duasë së njohur me emrin “Xhushane Kabir”.
“Ja Nur Al-Nur!”
Në emër të Zotit të gjithëmëshirshëm, mëshirplotit
Narratori:
Nëna ime insiston që në mbrëmje të më tregojë përralla mua. Ky është zakoni i përhershëm i saj dhe përrallat e saj nuk kanë fund.
I gjithë pasioni i periudhës së fëmijërisë time ishte ky që ta dijë se nëna ime sonte çfarë përralla do të më tregonte. Përkundër fëmijëve të tjerë të cilët numëronin çastet që sa më shpejtë të agojë mëngjesi dhe të dalin për të luajtur nëpër rrugë dhe kopshte, unë ditën e kaloja duke e pritur mbrëmjen.
Një herë e pyeta nënën time: a ke edhe ndonjë përrallë për sonte? Të mos ndodhë që të përfundojnë ngjyrat?
Ajo qeshi dhe me çudi pyeti: çfarë është kjo pyetje?!
Unë isha i shqetësuar se të mos mbarojnë ngjyrat, atëherë do të përfundojnë edhe përrallat e nënës time dhe pastaj në kohën e gjumit në mbrëmje, ajo të mos mi shtrëngojë duart e mia.
Dhe unë të mbes vetëm.
Lutesha dhe bëja dua...për çdo ditë të fëmijërisë time unë lutesha: o Zot, të mos mbarojnë ngjyrat...
Tani...
Tani... unë jam një i ri 30 vjeçar që akoma natën e dua më shumë se ditën dhe përrallat e nënës time akoma vazhdojnë. Ajo një natë më flet mua për ngjyrën e gjelbër të pemës së pishës dhe natën tjetër ajo më tregon për ngjyrën e gjelbër të livadheve. Ju a e dini se ngjyrat e gjelbra kanë dallim mes vete? Edhe ngjyrat e kaltra gjithashtu.
Nëna ime thotë se edhe sytë e mi janë të gjelbër. Një natë ajo gjithashtu më ka folur për sytë e mi dhe ky tregim ishte tregimi më i mirë që kam dëgjuar përgjatë gjithë këtyre viteve. Tregimi i ngjyrës së gjelbër të syve të mi!
Unë i preku ngjyrat. A iu besohet juve? Sikur duart e nënës time...
Që nga viti në vit...
Qimet e flokëve të nënës time u bënë më të bardha fije për fije.
Unë çdo gjë që e preku me dorë, e shoh ngjyrën e saj. A iu besohet?
Një herë nëna më tregoi mua tregimin e dëborës së bardhë. Që për çdo vit në stinën e dimrit, nëse qielli dashurohet, atëherë bie dëbora.
Dëbora... është e ngjashme...
Thash: është e ngjashme me fijet e bardha të flokëve tua...
Nga e din ti?
Po shikoj...po preku kokën tënde me dorë dhe po shikoj fije për fije bardhësinë e flokëve tua.
Unë jam i verbër, mirëpo çdo gjë që e preku me dorë, e shikoj edhe ngjyrën e saj.
O Zot! O Ndriçuesi i dritës!
Në zemrën time është një dritë e ndezur, për çdo ditë sapo të lindë dielli, unë zgjohem nga gjumi. Duket sikur kjo që të kam shtrirë dorën mbi diell dhe të shikoj ngjyrën e verdhë dhe të ngrohtë të tij.
Qielli është i kaltër. Nëse është i gëzuar, ai humb ngjyrën e vet pak dhe shiu fillon të bie avash-avash. Nëse ka zemrën e thyer, ai bëhet i kuq dhe i zi, pastaj i plas zemërimi dhe shurdhon veshët e tokës.
Zakoni ynë për çdo ditë është ky që nëna të më tregojë se qielli çfarë ngjyre ka dhe unë të tregoj se çfarë ka ai në zemrën e vet.
Nëna ime qesh... je bërë parashikues!
I them: ngjyra e çdo kujt varet nga gjendja e zemrës së tij.
Sikur qielli...
I preku dorën asaj dhe shikoj ngjyrën e zemrës së nënës time.
O Zot! O krijuesi i dritës!
Gjendja ime, varët nga ngjyra e zemrës së nënës time.
Ajo gjithnjë është e brengosur për mua. Unë i them: nënë mos u shqetëso! Në zemrën time është një dritë e ndezur e cila është më e vlefshme se sa verbësia e syve të mi.
Kur po i them këtë, asaj i qetësohet zemra.
Unë jam burri i shtëpisë tonë me dy persona. Shkopin tim të bardhë e marr nga një qoshe e dhomës. Dal të ec në rrugicë. Eci pak, buzëqeshi dhe e falënderoj Zotin për erën e freskët të mëngjesit. Shkoj te furra e bukës dy rrugica matanë. Derisa të ngrohet furra, shkëmbej disa fjalë me bukëpjekësin. E mbështjell bukën e ngrohtë me basmën e vet dhe kthehem në shtëpi derisa nëna akoma nuk është zgjuar.
Nëna është mësuar me aromën e bukës së ngrohtë të mëngjesit. Unë e kam mësuar atë kështu. Për jetë... për lumturi...
Dhe nëna më ka mësuar mua për ngjyrat...për krijimin... për Zotin.
O Zot! O drejtuesi i dritës! O ndriçuesi i dritës!
Lulet janë të bukuar dhe kanë aromë të bukur! Unë me mrekullinë tënde dhe me dashurinë e nënës time, unë preku fletët e luleve, u marrë aromë atyre dhe ato i shikoj në qenien time. Thonë se dielli është sikur një rreth i shndritshëm, i artë dhe i ngrohtë. E thonë të vërtetën. Edhe unë e shikoj atë në zemrën time.
Robërit e tu kanë shikuar detet tua dhe fushat tua. Kanë këputur frutat e pemëve tua. Kanë vështruar bjeshkët dhe madhërinë e majave të tyre. Ata kanë njohur ngjyrat dhe në ylberin dhe në fytyrën e luleve ata kanë gjetur me mijëra ngjyra. Sytë e mi janë të paaftë për të shikuar, mirëpo ata që kanë sy të shëndosh dhe që shikojnë, nuk të shohin ty që je shembull i të gjitha bukurive... ata çfarë?
Ata të cilët në zemrën e tyre nuk ekziston kurrfarë drite e ndezur.
Ata të cilët duke shikuar mirësitë e tua nuk arrijnë te Ti...Ata çfarë?
Ndër njerëzit që kanë pësuar dëmin më të madh është ai i cili nëpërmjet ngjyrave të krijimit, nuk arrin te Tij.
O Zot! O ndriçuesi para çdo drite! O ndriçuesi pas çdo drite!
Unë të shikoj Ty në tingujt e qarkullit të ujit të burimeve, në aromën e luleve, në zërin e zogjve. Kur dëgjoj zërin e mëshirës dhe mirësisë ose kur ndjej një dorë në duart tua, unë të kujtoj Ty.
Unë të kam gjetur Ty në zemrën time.
Mua më thërrasin “Zemërndritur”; çfarë shprehje me plotë domethënie është kjo!
Njeriu që ka zemrën e errët.
Zoti i cili ka krijuar të gjithë botën e ekzistencës, është ndriçues i të gjithë botës së krijimit, të gjithë krijesat janë gjallë me begatinë e urdhrit të Tij, dhe të gjitha krijesat janë në sofrën e mirësisë së Tij që nëse edhe për një çast Ai do të heqë sytë e mirësisë së vet nga ata, të gjithë do të fundosen në errësirën e shkatërrimi dhe asgjësimit.
O Zot! Ti je ndriçuesi i dritës
O Zot! Ti i jep ndriçim dritës!
O Zot! O krijuesi i dritës!
O Zot! O drejtuesi i dritës! Ti i jep ndriçim me masë çdo drite! O ndriçuesi i çdo drite!
O Zot! O ndriçuesi para çdo drite! O ndriçuesi pas çdo drite! O ndriçuesi mbi çdo drite, Ti je drita që nuk ka asnjë dritë të ngjashëm me atë
Ti je i pastër nga çdo e metë! Vetëm ty të lartësojmë! O Zot që nuk ka zot tjetër përveç teje! Na ndihmo neve! Na ndihmo neve! Na shpëto neve nga zjarri, o Perëndi!
Transmetimi i frazës së 47-të të duasë së njohur me emrin “Xhushane Kabir”:
یَا نُورَ النُّورِ یَا مُنَوِّرَ النُّورِ
یَا خَالِقَ النُّورِ یَا مُدَبِّرَ النُّورِ
یَا مُقَدِّرَ النُّورِ یَا نُورَ کُلِّ نُورٍ
یَا نُورا قَبْلَ کُلِّ نُورٍ یَا نُورا بَعْدَ کُلِّ نُورٍ
یَا نُورا فَوْقَ کُلِّ نُورٍ یَا نُورا لَیْسَ کَمِثْلِهِ نُورٌ