Lutje pranë Zotit (16)
Përshëndetje miq të nderuar, jemi pranë jush me programin “Lutje pranë Zotit”, special për muajin e shenjtë të Ramazanit. Në edicionin e sotshëm do të vazhdojmë me një frazë tjetër të duasë së njohur me emrin “Xhushane Kabir”.
“Ja Ni’mel-Kefilu!”
Në emër të Zotit të gjithëmëshirshëm, mëshirplotit
Tavolina në mes të dhomës ishte e mbushur me lule. Lule të verdha, të kuqe dhe të bardha të cilat vizitorët i kishin sjell për gjyshet dhe gjyshat e tyre.
Narratori:
Këtu është shtëpia e pleqve. Ka një atmosferë të çuditshme. Këtu gjendja e mirë dhe e keqe është ndërthurur me njëra-tjetrën. Një person thotë, këtu është shtëpia ime. E dua shumë atë. Më ka shpëtuar mua nga vetmia. Vetë kam ardhur këtu. Me këmbët e mia. Nuk kisha fëmijë. Kur më ka vdekur bashkëshortja, vetmia deshi të më shkatërronte mua. Kam ardhur këtu që të shpëtoj nga vetmia. Tani këtë vend e dua më shumë se çdo vend tjetër. Kur më merr malli dhe mërzitëm, janë me dhjetëra persona që ndajnë dhimbjen time dhe më japin shpresë e forcë, edhe pse në fundit të fundit ata nuk mund të bëjnë asgjë, mirëpo ata ndajnë dhimbjen me mua dhe solidarizohen me mua dhe kjo ka shumë vlerë. Kur më dhemb koka ose kur filloj të kollitem, ka dikush që të më sjellë një gotë ujë. Natën fle pa kurrfarë brengosje dhe në mëngjes kur të zgjohem jam me plotë motiv dhe me plotë gjallëri.
Një person tjetër thotë: më janë tharë sytë duke shikuar në derë se ndoshta djali im do të hyjë nga ajo derë. Nuk e di ku është, por jam i brengosur për atë. Kam frikë që të mos jetë i sëmurë dhe të mos e bëftë Zoti, jetë ndoshta nuk po i ecën mbarë. Për çdo çast po lutem pranë Zotit dhe po them: o Zot! Unë jam i kënaqur me atë. Kam frikë që Zoti të jetë zemëruar me atë dhe jeta e djalit tim të përballet me vështirësi dhe probleme. Ah sikur ta dija se ai është shëndosh e mirë. Mjafton kjo për mua.
Unë jam një nënë dhe nuk mund të jem e hidhëruar me djalin tim.
Këtu çdo gjë rrjedh dhe zhvillohet në të njëjtën kohë. Një plak qesh, njëri zemërohet e mërzitet. Njëri ka dhimbje dhe tjetrit sapo i janë qetësuar dhimbjet. Njëri është zgjuar dhe tjetri sapo ka fjetur. Por, të gjithë gëzohen kur t’i shikojnë lulet e vendosura mbi tavolinë.
Një plak artist është 90 vjeçar, mbi shtratin e vet me shkrim të bukur, ka shkruar:
Asnjë gjeth nuk bie nga pema – pa përcaktimin dhe urdhrin e atij Sulltani të fatit
Bie shi. Dritaret janë të mbyllura. Ata që janë të dashuruar pas shiut, kanë ngulur sytë në dritare dhe ata për të cilët nuk ka kurrfarë dallimi, janë shtrirë në shtratin e tyre. Këtu ngjallen të gjitha kujtimet. Kujtimet e ecjes nën rigat e shiut në periudhën e rinisë.
Narratori:
Një plak fillon të tregojë kujtime...
Qielli ishte i kthjellët me re të shpërndara. Unë isha dashuruar, mirëpo akoma nuk e dija. Fillon të qesh.
Një tjetër thotë: pse, a është e mundshme kjo? Ti ishe i dashuruar, por vetë nuk e dije?!
Ai thotë: shiu më ka informuar...
E shikoja atë që e doja. Ajo buzëqeshi. Zemra mu shemb dhe qysh në atë çast filloi të bie shi.
Një person thotë: po e thua të vërtetën? Është e mundshme. Edhe mua më ka ndodhur një gjë e tillë. Qielli ishte i kthjellët e i kthjellët. Desha të shkruaj letër, mirëpo kam frikë që veprimi im ishte i gabuar. Thash, o Zot! Dërgoje një shenjë. Në po atë çast, filloi të bie shi. Unë mora lapsin në dorë dhe shkrova: të dua... aq sa pikat e shiut.
Kujtimet nuk vdesin...
Kur të ndalet shiu, përsëri ekziston një kujtim për t’u treguar. Disa kujtime nuk janë të vërteta. Janë ëndrra të shndërruar në kujtime. Isha unë dhe tre fëmijët... këtë e thotë një plakë e cila nuk ka fëmijë. Isha unë dhe nipat e mbesat e mia në ditëlindjen time... Këtë e thotë një plak i cili as nuk e di se në cilën ditë dhe në cilin muaj ka lindur.
Në oborrin tonë, ishte një peme e portokallit... pak heshtje... ne nuk kishim oborr.
Baballarët dhe nënat tona kanë treguar mëshirë ndaj fëmijërisë dhe pafajësisë tonë. Të pyesim veten: ne në moshën e pleqërisë dhe dhimbjeve e vuajtjeve të tyre, çfarë bëjmë?
Narratori:
Është mesnatë. Një plakë nuk mund të flejë nga dhimbja e gjurit. Ajo tjetra i tregon asaj kujtime. Thotë: nëna ime bënte mrekulli. Gjatë gjithë viteve të fëmijërisë sime, natën nuk më zinte gjumi... Nëna ime gjithnjë thoshte: unë po e them, ti përsërite. Unë fshehurazi shikoja yjet e qiellit. Nëna ime thoshte: Bismil-lahi Rrahmani Rrahim.
Dhe unë e përsërisja: Bismil-lahi Rrahmani Rrahim.
Nëna ime thoshte: vendosa kokën në tokën e shpresës së Zotit të botëve.
Unë e përsërisja: vendosa kokën në tokën e shpresës së Zotit të botëve.
Nëna ime thoshte: askush të mos vjen mbi kokën time, përveç Prijësit të Besimtarëve
Dhe unë e përsërisja: askush të mos vjen mbi kokën time, përveç Prijësit të Besimtarëve
Sytë dalëngadalë mbylleshin dhe më zinte gjumi. Nëna ime bënte mrekulli!
Këtu... gjithë këto nëna... gjithë këta baballarë... të gjithë bëhen nënë për njëri-tjetrin. Të gjithë janë mbështetës të njëri-tjetrit. Askujt nuk i shpërthen zemra e mërzitur. Gjithë kjo begati është mbledhur në këtë shtëpi. Ne pse pikëllohemi se nuk kemi strehë. Më mirë është të paktën edhe vetëm për një herë, ta vizitojmë shtëpinë e pleqve dhe t’u themi nënave dhe baballarëve që të luten për ne... Ata po presin që dikush të vjen pranë shtratit të tyre, të ulët dhe të thotë: nënë, lutu për ne... baba këto suren Jasin për mua.
T’ia dimë vlerën gjithë kësaj begatie.
O Zot! Ti je llogaritësi i mirë! Ti je mjeku i mirë! Ti je shoqëruesi i mirë! Ti je i afërmi më i mirë! Ti je ai që përgjigjet më së miri! Ti je pushtuesi i zemrës! Ti je strehuesi më i mirë! Ti je zgjidhësi më i mirë i problemeve! Ti je zotëria më i mirë! Ti je ndihmësi më i mirë!
Ti je i pastër nga çdo e metë! Vetëm ty të lartësojmë! O Zot që nuk ka zot tjetër përveç teje! Na ndihmo neve! Na ndihmo neve! Na shpëto neve nga zjarri, o Perëndi!
Transmetimi i frazës së 17-të të duasë së njohur me emrin “Xhushane Kabir”:
یَا نِعْمَ الْحَسِیبُ یَا نِعْمَ الطَّبِیبُ
یَا نِعْمَ الرَّقِیبُ یَا نِعْمَ الْقَرِیبُ
یَا نِعْمَ الْمُجِیبُ یَا نِعْمَ الْحَبِیبُ
یَا نِعْمَ الْکَفِیلُ یَا نِعْمَ الْوَکِیلُ
یَا نِعْمَ الْمَوْلَى یَا نِعْمَ النَّصِیرُ
سُبْحَانَکَ یَا لا إِلَهَ إِلا أَنْتَ الْغَوْثَ الْغَوْثَ خَلِّصْنَا مِنَ النَّارِ یَا رَبِّ