Lutje pranë Zotit (19)
(last modified Tue, 12 May 2020 07:44:08 GMT )
May 12, 2020 09:44 Europe/Tirane
  • Lutje pranë Zotit (19)

Përshëndetje miq të nderuar, jemi pranë jush me programin “Lutje pranë Zotit”, special për muajin e shenjtë të Ramazanit. Në edicionin e sotshëm do të vazhdojmë me një frazë tjetër të duasë së njohur me emrin “Xhushane Kabir”.

“Ja Hadi men Istehdah!”

Në emër të Zotit të gjithëmëshirshëm, mëshirplotit

Narratori:

Unë jam një fëmijë shurdhmemec dhe tani me zemër po flas me ju.

Fjalë të cilat me shumë vështirësi mund t’i shqiptoj me gjuhë. Gjuhën e kam memec, mirëpo sytë e mi flasin. Zemra ime flet dhe duart e mia gjithashtu.

Ndoshta akoma nuk e ka dëgjuar këtë emër. Zemra ime, është zemra më e vogël dhe më e madhe në botë. Unë kurrë nuk hidhërohem me zemër nga diçka. Nëse zemërohem nga diçka, me dëshirën e Zotit, shumë shpejtë e harroj. Të gjithë bëjnë përpjekje që të bëjnë diçka dhe të praktikojnë ndonjë metodë të veçantë që mua të më lirojnë nga harresa e shpejtë. Dëshiron të ma forcojnë memorien time në mënyrë që t’i mbaj mend më shumë ato gjëra që po i mësoj.

O Zot! Ti je mjaftuesi i atij që kërkon mjaftueshmëri! Ti je udhëzuesi i atij që kërkon udhëzim!

Unë shumë frikësohem...

Unë frikësohem që të mos mësoj ngjyrat tua, atëherë nëna do të lodhet dhe mua do të më le vetëm. Çdo herë kur ajo më mëson një shifër ose ndonjë shkronjë, unë i çuditur shikoj në lëvizjen e buzëve të saj, mirë sa do që po bëjë përpjekje, nuk mundem ta shqiptoj atë.

O Zot! O Ti je udhëzuesi i atij që kërkon udhëzim! Ti je roje e atij i cili kërkon roje!

Më jep mua forcë...

Më jep mua forcë...

Më jep mua forcë...

Unë e humbi rrugën e shtëpisë. Nuk e njoh gjyshen time. Nuk mund të ha ushqim pa motrën time.

O Zot! Ti je respektuesi i atij i cili kërkon respektim! Ti je shëruesi i atij i cili kërkon shërim!

Më mëshiro mua...për shkak të ditëve në të cilat nuk është askush...mbetëm unë dhe gjithë këto ngjyra të cilave nuk ua di emrin. Gjithë kjo aromë dhe erë që nuk mund ta dalloj. Kaq shumë që kam humbur rrugën e shtëpisë time.

O Zot! Unë me gjithë këtë paaftësi dhe pamundësi, çfarë të bëj?

O njerëz...

Zërin tim dëgjojeni nga zemra ime...

Nga sytë e mi dhe nga duart e mia...unë jam i heshtur. Gjithmonë dikush më ka kapur dorën time. Gëzohem kur ta shikoj buzëqeshjen tënde dhe frikësohem nga shikimet tua të mrrolura.

Dëgjojeni zërin tim nga zemra ime: mos më lini mua vetëm kurrë! Më merrni edhe mua në botën tuaj dhe me njihni me emrat që keni caktuar për ngjyrat...

Gjejeni një mënyrë që kur të flisni me mua, unë të kem mundësi të kuptoj dhe të jetoj në botën tuaj.

Pres nga ju që të më pranoni mua kështu siç jam.

Pres nga ju që të mënjanoni pengesat në rrugën e zhvillimit dhe rritjes time.

Pres nga ju që të më mësoni mua të flas në mënyrë të drejtë dhe fjalët e mia t’i dëgjoni me dëshirë dhe në mënyrë aktive. Të mos më përqeshni dhe nënçmoni mua. Të më besoni mua dhe të silleni me sinqeritet ndaj meje.

Pres nga ju që të më inkurajoni mua për sjellje të drejta dhe të pëlqyera dhe të më tërhiqni vërejtjen në mënyrë serioze për sjelljet dhe veprimet e padrejta dhe të papëlqyera.

Pres nga ju që të më mësoni mua se si t’i shfrytëzoj dhe përdori mjetet e jetës. Të më mësoni emrin e çdo gjëje.

Tregoni sjellje të buta dhe të mira ndaj meje. Më jepni rast mua që të ha ushqim vetëm pa ndihmën e dikujt tjetër. Më jepni rast mua unë vetë t’i vesh rrobat e mia. Më ndihmoni mua që ta administroj veten dhe të ruaj gëzimin dhe shëndetin tim. Më mësoni mua që të mos jem i varur nga të tjerët.

O Zot! Ti je i pasuri që i jep pasuri dhe aftësi çdo kujt që e kërkon pasurinë dhe aftësinë!

Një frikë më shtrëngon frymëmarrjen time dhe më dridh zemrën time...

Kam frikë që nëna ime të zhgënjehet nga kjo që unë nuk mund të mësoj diçka dhe mendja të më zhvillohet.

O Zot! Ti je falësi i forcës për çdo kënd që kërkon forcë! Ti je kujdestar i çdo kujt që kërkon kujdestar!

Mos ua humb durimin njerëzve që më mësojnë mua diçka...

Amin!

Fëmijët që vuajnë nga autizmi dhe që janë me të meta mentale, kuptojnë gjuhën tonë, mirëpo nuk gjykojnë me gjuhën tonë. Nuk i bëjnë keq askujt dhe as nuk e duan të keqen... Ai për çdo çast e shikon Zotin dhe ne duke shikuar shembujt e tij, i gjejmë pretekste Zotit...Ai i shikon dritaret dhe ne kemi mbetur mbrapa dritareve. Ai shikon sytë e vërtetë dhe shikimin e parespekt të disa njerëzve si ne dhe e kupton, mirëpo gjykon me vështrimin e pafajshëm dhe me zemrën e tij të pastër, sepse ata nuk kanë lindur në këtë botë për të bërë keq. Personat me autizm dhe me të meta mentale, janë engjëj të sëmurë të cilët kanë nevojë për vëmendje, dashuri dhe barazim të të drejtave dhe për një vështrim të përgjegjshëm të të gjithë njerëzve. Fëmijët me autizm janë vetëm engjëj të cilët për shkak të sjelljeve të pamëshirshme dhe indiferencës së neve njerëzve që harrojmë, e kanë marrë jetën në mënyrë shumë të ashpër.

Ti je mjaftuesi i atij që kërkon mjaftueshmëri. O udhëzuesi i atij që kërkon udhëzim.

Ti je udhëzuesi i atij që kërkon udhëzim. Ti je respektuesi i secilit që kërkon respektim. Ti je shëruesi i atij që kërkon shërim. Ti je gjykatësi i atij që kërkon gjykatës.

Ti je i pasuri që e bënë të pasur secilin që kërkon të jetë i panevojshëm. Ti je besniku i atij që kërkon besnikëri. Ti je ai që i jep forcë çdo kujt që kërkon forcë. Ti je kujdestari i çdo kujt kërkon kujdestari.

Ti je i pastër nga çdo e metë! Vetëm ty të lartësojmë! O Zot që nuk ka zot tjetër përveç teje! Na ndihmo neve! Na ndihmo neve! Na shpëto neve nga zjarri, o Perëndi!

Transmetimi i frazës së 60-të  të duasë së njohur me emrin “Xhushane Kabir”:

یا کافی من استکفاه، یا هادی من استشفاه، یا هادی من استهداه. یا کالی من استکلاه

یا راعی من استرعاه. یَا شَافِیَ مَنِ اسْتَشْفَاهُ یَا قَاضِیَ مَنِ اسْتَقْضَاهُ

یَا مُغْنِیَ مَنِ اسْتَغْنَاهُ یَا مُوفِیَ مَنِ اسْتَوْفَاهُ یَا مُقَوِّیَ مَنِ اسْتَقْوَاهُ یَا وَلِیَّ مَنِ اسْتَوْلاهُ

سُبْحَانَکَ یَا لا إِلَهَ إِلا أَنْتَ الْغَوْثَ الْغَوْثَ خَلِّصْنَا مِنَ النَّارِ یَا رَبِّ

Tags