Ndikimi i durimit në përballje me vështirësi
(last modified Sat, 01 Aug 2020 08:42:27 GMT )
Gusht 01, 2020 10:42 Europe/Tirane
  • Ndikimi i durimit në përballje me vështirësi

Durimi si një term fetar, do të thotë që njeriu të jetë i durueshëm dhe i vetëpërmbajtur në përballje me ngjarjet e këqij dhe të bukura të jetës dhe të mos e humb qëndrueshmërinë e vetë përball zhvillimeve të jetës së përditshme.

Jeta këtyre ditëve po përballet me batica dhe zbatica të shumta. Shumë njerëz thonë se këtyre ditëve jeta është bërë shumë e vështirë. Sot dhe në shekullin 21, dinamizmi i ndryshimeve të botës që na rrethon neve është aq shumë i madh sa që nëse nuk mund ta koordinojmë veten njëkohësisht me ato ndryshime, atëherë do të përballemi me vuajtje e vështirësi të ndryshme. Shumë njerëz të mospërballimit të vështirësive dhe problemeve, futen në depresion ose shtrohen në spitalet e sëmundjeve psikike. Kur të përballemi me probleme, kur ta humbim një të dashur, kur të jemi nën presion të lartë financiar, kur të nda godet ndonjë sëmundje, kur nuk kemi forcën e duhur për të zgjidhur problemet, atëherë si duhet të përballemi me kushte dhe rrethana të tilla? Personalitetet e mëdha dhe të shquara gjithnjë na kanë sugjeruar neve që në rast të përballjes me probleme dhe vështirësi, të bëjmë durim dhe të tregohemi të durueshëm. Durimi do të thotë që të durojmë dhe vetëpërmbahemi dhe personi që ka durim është ai i cili në përballje me ngjarje të vështira dhe të mira të jetës nuk e humbë qëndrueshmërinë dhe vetëpërmbajtën dhe ngjarjet e vështira nuk e largojnë atë nga skena e jetës.

Nga pikëpamja e psikologëve, durimi dhe qëndrueshmëria është një kufi ndarës shumë i hollë mes forcimit më shumë pas ndodhjes së një ngjarje ose dobësimit përball saj. Me siguri se deri më tani keni pas rastin të takoheni me të mbijetuarit e një tragjedie  ose të një ngjarje të vështirë dhe të dhimbshme. Do të thotë me njerëz të cilët kanë arritur të shpëtojnë pas humbjes së një gjymtyre, pas një sëmundje të vështirë, pas humbjes së një të dashuri, pas humbjes së një aftësie ose pasurisë ose pas sfidave të tilla dhe atë që e kanë përjetuar e kanë ndarë me njerëzit e botës nëpërmjet një libri ose një filmi dokumentari.

Diçka që është e përbashkët mes të gjitha këtyre që kanë mbijetuar ngjare të hidhura, është kjo që të gjithë ata e kanë shikuar atë sfidë kryesore dhe të dhimbshme të jetës së tyre si një kthesë të rëndësishme në jetën e vet. Ata me durim dhe vetëpërmbajtje dhe me shpresë te Zoti dhe duke gjetur zgjidhje për çështjen, kanë forcuar shpirtin e vet dhe pasi e kanë kaluar atë vështirësi, e kanë gjetur veten më të fortë dhe kanë gjetur gjithashtu më shumë vetëbesim.

Durimi dhe vetëpërmbajtja dhe lavdërimi i personave me durim, është një çështjeje të cilët e kanë trajtuar në mësimet e tyre jo vetëm psikologët e sotshëm, por edhe fetë kryesore të cilat janë shpallur me mijëra vite më parë. Në këtë kuadër, një prej mësimeve kryesore të fesë së pastër të Islamit është shtimi dhe ngritja e virtyteve njerëzore siç është durimi dhe vetëpërmbajtja. Durimi “sabr” nga pikëpamja e Kur’anit të shenjtë dhe haditheve profetike, ka vlerë shumë të madhe dhe ka shumë efekte individuale dhe shoqërore.

Në lidhje me vlerën e lartë të durimit mjafton kjo që Kur’ani i shenjtë në shumë ajete me shprehjet “Zoti është ata të cilët kanë durim” dhe “Zoti i do ata që kanë durim” dhe me shprehje të tjera të ngjashme i ka përgëzuar besimtarët duke i lajmëruar ata se Zoti është me ata që kanë durim dhe i do shumë ata.

Fjala “sabr” që do të thotë durim si dhe derivatet e saj janë përdorur 103 herë në Kur’anin e shenjtë dhe kjo tregon rëndësinë e veçantë të këtij virtyti moral pranë Zotit të madhëruar.

Zoti i madhëruar e ka përcaktuar jetën e kësaj bote në atë mënyrë që kënaqësitë e kësaj bote gjithnjë shoqërohen me vuajtje dhe përpjekje të mëdha. Në këtë botë nuk ekziston kënaqësi pa vuajtje, nuk shëndet pa sëmundje, nuk ka gëzim pa pikëllim, nuk ka mirëqenie pa probleme, nuk ka takim me të dashurin pa vuajtjen e ndarjes, nuk ka bashkim me të dashurin pa vuajtur dhimbjen e largësisë dhe nuk ka qetësi pa frikë. Vështirësitë janë për ndërtimin e njeriut dhe për kultivimin e shpirtin e devotshmërisë te njeriu. Në vështirësi njeriu besimtar që e adhuron Zotin, i drejtohet Zotit dhe pa paraqitur kurrfarë ankese dhe pakënaqësie, i kërkon Zotit të tij t’i japë atij durim dhe shpëtim. Ky durim dhe vetëpërmbajtje ka çmim dhe shpërblim të madh pranë Fronit Hyjnor. Në mësimet islame, problemet dhe vështirësitë janë faktorë që e pastrojnë njeriun dhe i largojnë atij çdo karakteristikë të papëlqyeshme. Prandaj, durimi qëndron në krye të atributeve dhe karakteristikave të pëlqyeshme njerëzore.

Zoti i madhëruar në ajetet 155-157 të sures Bekare në Kur’anin e shenjtë thotë: “Me patjetër se do t’iu sprovojmë juve me diçka nga frika, uria, zvogëlimin e pasurive, jetës dhe frutave dhe përgëzoji ata të cilët tregojnë qëndrueshmëri. Ata të cilët çdo herë kur i godet ndonjë tragjedi ose ndonjë e keqe, thonë: “Ne jemi nga Zoti dhe do të kthehemi drejt Tij”. Këto janë po ata të cilët janë përfshirë në mëshirën dhe mirësinë e Zotit të madhëruar dhe ata janë të cilët që janë udhëzuar”.

Ata të cilët janë rritur dhe zhvilluar në kushte të mirëqenies së lartë dhe me të gjitha të mirat e botës, por që nuk kanë përjetuar ngjarjet e vështira të jetës dhe as probleme serioze të kësaj bote dhe nuk kanë tejkaluar sprovimin e qëndrueshmërisë përball problemeve, atëherë kur mbeten vetëm dhe larg çdo lloje kushte të mirëqenies, nuk kanë aftësinë për të qëndruar dhe përballuar kurrfarë problemi dhe mbesin të paaftë për të kryer edhe detyrën më të elementare njerëzore të tyren. Prandaj, vetëm njerëzit me durim të lartë janë ata të cilët janë të sigurt dhe të mbrojtur nga çfarëdo lloj humbje të vetës dhe dështimit shpirtëror. Tregimi i durimit të profetit Ejub a.s. është shumë i bukur dhe shumë edukativ. Kur’ani i shenjtë durimin dhe qëndrueshmërinë e Hazretit Ejub e ka quajtur “durim i bukur” (sabr xhamil).

Në lidhje me këtë profet të nderuar, thuhet se Hazreti Ejub a.s. ishte nga loza e profetit Ibrahim dhe ka qenë nipi i profetit Is’hak a.s.. Ai merrej me blegtori dhe kishte shumë kope të deleve, deveve dhe lopëve dhe në këtë mënyrë ai kishte siguruar pasuri shumë të madhe. Përveç kësaj, ai kishte zhvilluar edhe bujqësinë dhe kishte krijuar fusha të gjera bujqësore, kopshte, si dhe kishte shumë punëtorë, shërbëtorë, drejtues të karvanëve të tregtisë si dhe shumë fëmijë. Megjithatë, ai të gjitha përpjekjet dhe punën e vet e kishte sistemuar në bazë të drejtësisë, jurisprudencës hyjnore dhe u jepte të drejtat njerëzve të tjerë dhe gjithnjë falënderonte Zotin e madhëruar për begatin e mirësinë e që ia kishte dhënë atij. Çështjet materiale kurrë nuk u bënë shkak që ai të neglizhojë adhurimin e Zotit dhe të qenit rob i devotshëm para Fronit Hyjnor. Gjithnjë përkrah sofrës së vet, ai ushqente dhe u ndihmonte fëmijëve jetim, të varfërve dhe bonjakëve. Hazreti Ejub a.s. kishte 7 djem dhe 3 vajza dhe gjithnjë e falënderonte Zotin për të gjithë mirësitë që i kishte dhënë atij, ndërsa të gjitha detyrat dhe obligimet fetare dhe njerëzore që kishte marrë përsipër, i kryente në mënyrë më të merituar të mundshme.

Djalli filloi të bëjë zili ndaj adhurimit dhe veprave të mira që bënte Hazreti Ejub a.s. dhe një herë i tha Zotit se i gjithë ky falënderim dhe adhurim i profetit Ejub nuk është në bazë të sinqeritetit, por për arsye se ai ka në dispozicion mirësitë dhe furnizimin më të mirë hyjnor. Zoti i madhëruar për ta zbuluar haptazi sinqeritetin e profetit Ejub a.s., së pari ia mori atij pasurinë dhe ia dëmtoi fëmijët dhe pastaj ia dërgoi atij një sëmundje të rëndë dhe të vështirë e cila i kaploi të gjithë trupin e tij. Njerëzit e qytetit ia kthyen shpinën profetit Ejub a.s. dhe për të parandaluar përhapjen e sëmundjes, e dëbuan atë nga qyteti dhe e dërguan në një vend të papërshtatshëm. Mirëpo bashkëshortja e tij kurrë nuk hoqi dorë nga ai dhe me përkushtim të plotë u përkujdes për Hazreti Ejub a.s.. Profeti Ejub a.s. për shtatë vite e kaloi jetën në vështirësi shumë të mëdha, mirëpo të gjitha këto vështirësi dhe ngjarje të dhimbshme jo vetëm që nuk zvogëluan adhurimin dhe falënderimin e Hazretit Ejub a.s. para Zotit, por ai tregohej edhe më i vendosur në falënderimin e Zotit të madhëruar. Në këtë periudhë, tre persona të cilët kishin besuar në Zotin e madhëruar në bazë të mësimeve të Hazretit Ejub a.s., shkuan pranë tij dhe sëmundjen e vështirë të tij e konsideruan rezultat të veprimeve të tij dhe si lloj dënimi nga ana e Zotit të madhëruar për shkak të mëkateve të tij. Hazreti Ejub a.s. u shqetësua nga kjo çështjeje. Kjo i dha një goditje tjetër të rëndë shpirtërore Hazretit Ejub a.s. deri ky profet i Zotit me përulje dhe pikëllim iu drejtua Zotit të madhëruar me këtë lutje: “O Zot! Mua më ka goditur një gjendje e vështirë dhe shumë probleme e sëmundje dhe Ti je më i mëshirshme pre të gjithë të mëshirshmëve!”. Hazreti Ejub a.s. nuk tha: “O Zot, ti më ke dërguar këtë sëmundje dhe tani trego mëshirë ndaj meje”, por ai nëpërmjet lutjes shprehu qëllimin e vet në mënyrën më të bukur.

Në Kur’anin e shenjtë lexojmë se Zoti i madhëruar i dërgoi shpalljen Hazretit Ejub a.s. në këtë mënyrë: “Godite tokën me këmbë! Ky burim i freskët është për t’u pastruar dhe për të pi ujë nga ai. Dhe i falëm atij anëtarët e familjes së tij dhe i kemi shtuar atij të ngjashme me ato në mënyrë që të jetë mëshirë nga ana jonë dhe tërheqje e vëmendjes për mendimtarët”. Në një rast tjetër në Kur’anin e shenjtë thuhet: “Ne Ejubin a.s. e gjetëm të durueshëm dhe të qëndrueshëm. Ai është rob i mirë dhe pendohet shumë pranë Zotit të madhëruar”. Profeti Ejub a.s. rigjeti shëndetin e vet dhe u bë i ri dhe çdo gjë iu kthye atij në gjendjen e mëparshme dhe nga ajo që ai kishte humbur, atij i është dhuruar shumë më shumë dhe shumë më mirë se sa që kishte pasur më parë. E gjithë kjo është e lidhur me durimin dhe lutjen në kohën e përballjes me vështirësi.

Me të vërtetë durimi është shenjë që tregon vullnetin e fortë të njeriut. Durimi e mbron njeriun nga çfarëdo lloj humbje të vetës dhe dështimit shpirtëror dhe parandalon devijimin e tij. Imam Aliu (a.s.) në lidhje me këtë ka thënë: “Pozita e durimit në relacion me besimin, është sikur koka me trupin dhe në trupin që nuk ka kokë, nuk ka asgjë të mirë dhe as në besimin që nuk ka durim, nuk ka mirësi. Prandaj, ju duhet të keni durim dhe qëndrueshmëri. Ashtu sikur që sundimi dhe jeta e trupit varet nga koka, edhe durimi është garanci për besimin”. Prandaj, në këtë mënyrë mund të thuhet se durimi është substancë i të gjitha të mirave. Njerëzit që e njohin dhe e besojnë Zotin e madhëruar, e dinë që vështirësitë janë për ta sprovuar njeriun dhe për ta ndërtuar atë. Ata në jetën e vet, para çdo gjëje mbështeten te Zoti dhe tregojnë durim dhe bëjnë lutje dhe besojnë me zemër se Zoti i madhëruar në kurrfarë rrethana nuk i lë ata vetëm në gjendjen e tyre.

Tags