Trump dy anët e monedhës (20)
(last modified Sat, 01 Aug 2020 09:00:44 GMT )
Gusht 01, 2020 11:00 Europe/Tirane
  • Trump dy anët e monedhës (20)

Në këtë emision do të njihemi me këshilltarët dhe drejtuesit e shkarkuar nga Donald Trump.

Donald Trump që nga koha e futjes në Shtëpinë e Bardhë nuk ka kaluar qoftë edhe një moment pa qenë në krye të medias së shkruar dhe vizive për shkak të postimeve, deklaratave dhe qëndrimeve të tij polemike. Personaliteti dhe karakteristika e sjelljes së Trump, tregon se ai është një njeri i paparashikueshëm që vepron jashtë normave të moralit dhe politikës dhe kjo e ka bërë Donald Trump presidentin më të diskutuar në Amerikë.  Ndërsa i afrohemi zgjedhjeve të nëntorit, spekulimet dhe polemika kundër Trump shtohen edhe më shumë. Pozicioni i Trumpit në Partinë Republikane gjithashtu është tronditur. Fox News citoi burime republikane të kenë thënë se nëse presidenti i SHBA Donald Trump arrin në përfundimin se nuk ka shanse të fitojë zgjedhjet presidenciale, ai mund të tërhiqet nga gara. Fox News raporton se Partia Republikane e Donald Trump është e shqetësuar mbi mundësinë e rizgjedhjes së Trump në zgjedhjet e nëntorit, duke pasur parasysh rezultatet e dobëta në sondazhet e opinioneve publike. Joe Biden, kandidati kundërshtar i Trump dhe i nominuari partisë Demokratike, aktualisht në sondazhe është përpara Trump me një mesatare prej 9 përqind. "Aktualisht është shumë herët, por nëse sondazhet përkeqësohen, ju mund të shihni një skenar në të cilin ai do të japë dorëheqjen," tha një burim republikan për Fox News. Sipas Fox News, performanca e Trump në sondazhe është dobësuar javët e fundit për shkak të masave të qeverisë së tij ndaj koronavirusit dhe reagimit të Shtëpisë së Bardhë ndaj protestave anti-racizëm. Ish këshilltarët dhe punonjësit e Donald Trump janë bashkuar gjithashtu në radhët e kundërshtarëve të presidentit dhe zbulimet e tyre janë shumë efektive në lëkundjen e pozicionit të Trump. Midis tyre janë John Kelly, James Mattis dhe John Bolton, të cilët janë rreshtuar për të mos lejuar Trump që të fitojë zgjedhjet presidenciale. Ata e shohin rizgjedhjen e Donald Trump si president të Shteteve të Bashkuara si një "kërcënim të madh" për të ardhmen e vendit.

 

Sipas Bloomberg, është e natyrshme që një president të mos pajtohet me disa nga anëtarët e kabinetit të tij ose të mos vazhdojë të punojë me ta. Por numri i ish anëtarëve të kabinetit të Trump që dikur kanë punuar me atë dhe të cilët kanë bërë çmos për të diskredituar Presidentin e Republikës, është rritur aq shumë saqë ndikimi i tyre i mundshëm nuk mund të injorohet. Në veçanti, shumica e këtyre njerëzve janë politikanë të vjetër dhe me ndikim, pikëpamjet e të cilëve merren parasysh nga një pjesë e mirë të shoqërisë dhe medias. Ndoshta goditja më shkatërruese për karakterin dhe pozitën e Trump sot është publikimi i një libri kujtimesh nga John Bolton, ish këshilltar i sigurisë kombëtare i presidentit Trump. Tek libri "Dhoma që ndodhi", Bolton portretizon Trump në një mënyrë thellësisht të pakëndshme, duke e përshkruar atë si "analfabet" dhe "të tronditur". Libri zbulon se si Trump ashtu dhe aleatët e tij u përfshinë në një krizë të madhe zgjedhore. Humbja e përfitimeve ekonomike, joefikasiteti në menaxhimin e krizave, shpërthimi i koronavirusit dhe rritja e protestave kundër racizmit kanë bërë që presidenti të mos humbasë popullaritetin në sondazhe dhe kjo është goditja më e madhe për presidentin konservator të Shteteve të Bashkuara. Këto ditë John Bolton mund të konsiderohet armiku më i ashpër për Donald Trump; Një burrë konservator që u shkarkua nga Shtëpia e Bardhë në fund të vitit të kaluar, tani po përballet me presidentin, duke e quajtur atë "të paaftë". Në ditarin e tij, ai shkruan se politika e jashtme administratës Trump është e ndikuar nga "shqetësimet elektorale" dhe pranoi arsyet pse demokratët kishin provuar të fajësojnë Trump. Bolton madje ka pohuar se Trump i ka kërkuar presidentit kinez Xi Jinping ta ndihmojë atë të fitojë zgjedhjet presidenciale të nëntorit, duke blerë produkte bujqësore nga SHBA. "Nuk mendoj se ai është aq i mirë për president," tha për IBS, ish këshilltari i sigurisë kombëtare të Donald Trump. "Ai nuk është i kualifikuar të kanditojë për këtë post." Ai shtoi se nuk do të votonte Trumpin dhe se zgjedhjet e vitit 2020 ishin shansi i fundit që populli amerikan të mbronte Shtetet e Bashkuara duke votuar kundër Trump.

 

Mattis, një gjeneral në pension me katër yje i cili dha dorëheqjen nga Departamenti i Mbrojtjes dhe vendosi të mos kritikojë ish-shefin e tij, ishte në mesin e atyre që vendosën të thyejnë heshtjen e tij pas protestave anti-racizëm dhe goditjes së çuditshme të Trump. Trump kohët e fundit kërcënoi të përdorë ushtrinë për të shtypur protestat nëse ato vazhdojnë. "Gjatë gjithë jetës sime, Donald Trump ka qenë presidenti i vetëm i vendit që nuk po përpiqet të bashkojë popullin amerikan," tha Mattis. Ai as nuk pretendon se kërkon të bashkojë popullin. "Ai dëshiron të na ndajë." Donald Trump më herët e ka quajtur Mattis-in, një gjeneral që është mbivlerësuar në Shtetet e Bashkuara. Ish sekretari i parë i shtetit i Trump, Rex Tillerson, është ndër ata njerëz, informacionet e të cilëve mund të ndihmojnë për të kuptuar më mirë strategjinë ndërkombëtare të administratës Trump. Ai ka qenë i kujdesshëm në kritikimin e Trump, por në një raport të vitit të kaluar, ish sekretari i parë i shtetit i Trump, Tillerson, e quajti presidentin "budalla" në leximin e raporteve shpjeguese dhe në analizat që ai bën për çështje të huaja pa pasur informacion. "Politikat e tij nuk kanë ose bazë praktike ose nuk kanë asnjë bazë ligjore," tha Tillerson mbi presidentin Trump. Donald Trump e quajti atë "yll të qeverisë" në fillim të zgjedhjes së Tillerson në postin e sekretarit të shtetit , por e quajti atë "budalla" kur Tillerson doli nga kabineti. David Schalke, sekretari i parë i lartë i ushtrisë amerikane në administratën Trump, ka shkuar përtej armiqësisë ndaj presidentit të Shteteve të Bashkuara duke mbledhur fondeve që rivali i Trump të fitojë zgjedhjet. "Unë nuk mendoja se do të ishte aq e vështirë dhe e pamundur t'i shërbesh Shteteve të Bashkuara," tha Schalkin për kohën kur ai ka punuar nën administratën e Trump. Ish-sekretari i administratës Trump jeton në New York City dhe financon fushatën zgjedhore të ish zëvendës presidentit Joe Biden.

Manigalt Newman, drejtori i parë i zyrës së marrëdhënieve me publikun në Shtëpinë e Bardhë, i tha BBC-së se ai kishte qenë bashkëpunëtor në gënjeshtrat e Shtëpisë së Bardhë ndaj popullit amerikan. "Ata po përpiqen të fshehin faktin se sa i prapambetur mendor është Donald Trump", tha një ish-ndihmësi i presidentit amerikan. Në një libër të quajtur “Psikologjia: Shtëpia e Bardhë e Trump, e transmetuar nga një vetiak”, Manigalt Newman e quajti presidentin e Shteteve të Bashkuara një racist të vërtetë dhe tha se ekipi i fushatës elektorale të Trump i kishte ofruar atij një pagë mujore prej 15,000 dollarë në këmbim të heshtjes. Ish-drejtori i komunikimeve të Shtëpisë së Bardhë, Anthony Scaramucci, i cili ka shërbyer vetëm në administratën Trump për 11 ditë, parashikon se Trump se do të humbasë rëndë përballë rivalit të tij demokrat. "Trump është në prag të nënçmimit në zgjedhje nga rivali i tij dhe ai e di atë", shkroi Scaramucci në llogarinë e tij personale në Twitter.