Trump dy anët e monedhës (22)
Në këtë program do të shqyrtohet ndryshimi i taktikave politike të Trump për të rritur shanset e tij për të fituar zgjedhjet e nëntorit. Në këtë ndryshim të taktikave politike, Trump po përpiqet ta prezantojë veten si mbështetësin e rendit dhe të sigurisë në Shtetet e Bashkuara.
Donald Trump që nga koha e futjes në Shtëpinë e Bardhë nuk ka kaluar qoftë edhe një moment pa qenë në krye të medias së shkruar dhe vizive për shkak të postimeve, deklaratave dhe qëndrimeve të tij polemike. Personaliteti dhe karakteristika e sjelljes së Trump, tregon se ai është një njeri i paparashikueshëm që vepron jashtë normave të moralit dhe politikës dhe kjo e ka bërë Donald Trump presidentin më të diskutuar në Amerikë. Donald Trump përballë protestave kundër racizmit dhe diskriminimit, ka zgjedhur një taktikë të re zgjedhore. Trump kërkon të prezantojë veten si shpëtimtarin e vetëm të rendit dhe sigurisë përballë protestave anti-racizëm dhe anti-diskriminim. Fushata e fundit zgjedhore e Donald Trump tregon një grua të moshuar duke parë organizimin e protestave në televizor në shtëpi, që duket se janë në Neë York dhe kërkon një ulje të fondeve të policisë. Në të njëjtën kohë, disa burra të maskuar përpiqen të thyejnë derën dhe të hyjnë në shtëpi saj. Gruaja e moshuar përpiqet vetëm të thërrasë 911-ën apo urgjencën e policisë, por hajdutët e maskuar hyjnë dhe në fund të reklamës thuhet: "Joe Biden dëshiron të shkurtojë buxhetin e policisë. Ju nuk do të jeni të sigurt në Amerikën e Biden". Trump po mundohet të bindë popullin amerikan se nëse demokratët fitojnë, siguria amerikane do të rrezikohet dhe qytetarët, veçanërisht të bardhët, do të jenë të pasigurt. Presidenti u tha gazetarëve se ai do të dërgojë trupa në Portland për të zbatuar ligjin dhe tha se ai do të përshpejtojë vendosjen e tyre. Trump gjithashtu pretendon se plaçkitja dhe grabitja janë rritur në shtetet ku demokratët, Liberal Demokratët dhe e majta janë përgjegjës administrativ, pasi sipas tij ata janë të paaftë për drejtimin e shtetit. Por kjo politikë e Trump është kritikuar ashpër nga zyrtarët e Portland dhe është bërë shkak për përhapjen e dhunës në qytet. Kryetari i Bashkisë së Portland Ted Wheeler ka kritikuar ashpër Presidentin e SHBA Donald Trump për përdorimin e policisë federale për të shuar protestat në këtë qytet. Kryebashkiaku i Portlandit e quajti këtë veprim "të urryer dhe të neveritshëm" dhe tha se vendosja e policisë federale padyshim që do të çonte në më shumë dhunë. Policia federale do ta përkeqësojë situatën në Portland dhe do ta rëndojë atë. Unë dua që policia federale të largohet nga qyteti.

Përballë shpërthimit të koronavirusit, Trump kërkon të heq vëmendjen dhe të lirojë veten e tij nga përgjegjësia dhe të mbulojë kështu vendimet e tij të gabuara përballë koronavirusit. Por politikat e Trump nuk kanë dhënë rezultatet e pritura nga presidenti amerikan. Më shumë se 1200 anëtarë të Akademisë Kombëtare të Shkencave të SHBA kanë kritikuar Trump për diskreditimin e eksperimenteve shkencore. Nënshkruesit e kësaj letre të hapur drejtuar Donald Trump kanë shkruar: Administrata Trump ka minimizuar krizën e virusit Korona dhe ka injoruar këshillat e ekspertëve, që përfshin nevojën për të vendosur një maskë dhe evitimin e rrezikut nga përdorimi i barnave të pakonfirmuara. Charles Mansky, një ekonomist amerikan dhe një nga nënshkruesit e letrës, thotë: Ajo që partia politike në pushtet nuk ka një përgjigje të duhur ndaj krizës që po ndodh në të gjithë botën është një çështje dhe tjetra që është edhe më e rëndësishme është se ajo hedh akuza kundër shkencës dhe bën pretendime të rreme për çështje që ende nuk janë vërtetuar se janë të vërteta. Më herët, Anthony Fauci, një virolog i mirënjohur amerikan dhe anëtar i grupit të punës kundër virusit korona të Shtëpisë së Bardhë, ka thënë: Ne si një vend, në krahasim me vendet e tjera, nuk mund të pretendojmë se kemi vepruar mirë. Trump, ndërkohë, vazhdon të këmbëngulë se administrata e tij ka arritur të menaxhojë me sukses krizën e virusit Korona. Trump nuk beson tek qasjet shkencore dhe veprimet konkrete dhe qëllimi i tij i vetëm është të qëndrojë në pushtet dhe të fitojë zgjedhjet e nëntorit. Përhapja e koronavirusit shkatërroi të gjitha planet e Trump për të fituar zgjedhjet e ardhshme. Për këtë arsye, ai jep këshilla në kundërshtim me këshillat shkencore të ekspertëve. Trump kohët e fundit ka kritikuar ashpër politikat e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve për rihapjen e shkollave, duke i quajtur ato shumë të kushtueshme dhe të pa realizueshme. Pamundësia e Trump në luftimin e virusit Korona, nënvlerësimi i virusit dhe këmbëngulja për rihapjen e ekonomisë në vend, kanë bërë që virusi të vazhdojë të marrë viktima të shumta në Shtetet e Bashkuara. Numri i njerëzve të infektuar me virusin Korona në Shtetet e Bashkuara ka tejkaluar katër milionëshin. Deri më tani, më shumë se 145,000 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi thotë se Trump është i hutuar në lidhje me pandeminë Korona.

Përkundër të gjitha përpjekjeve të tij për të normalizuar kushtet politike dhe sociale në Shtetet e Bashkuara, Trump është duke e zgjeruar hendekun e tij me të emëruarin demokrat për zgjedhjet presidenciale, Joe Biden. Në sondazhin e fundit nga Washington Post dhe ABC News, Biden është 15 përqind përpara Donald Trump. Një sondazh i ngjashëm nga dy rrjetet e lajmeve të mbajtur marsin e kaluar tregoi se Biden kryesonte ndaj Trump me 2 përqind më shumë dhe në maj me 10 përqind. Rezultati i këtyre sondazheve do të thotë seë nëse zgjedhjet mbahen në situatën aktuale, Trump do të humbasë ndaj rivalit të tij demokrat. Në këto sondazhe, 55 përqind e të anketuarve thanë se do të votonin për Biden dhe vetëm 40 përqind thanë se do të votonin për Trump. Kjo është diferenca më e madhe midis Biden dhe Trump, katër muaj para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Joe Biden po mundohet të rrisë shanset e tij për të fituar në zgjedhjet e nëntorit duke anuluar shumë nga vendimet e Trump. Kandidati Demokratik premtoi se në ditën e parë të tij në Shtëpinë e Bardhë, ai do të shfuqizojë urdhrin ekzekutiv të Trump që ndalon qytetarët e shtatë vendeve myslimane përfshirë Iranin, të hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Kandidati demokrat, në një fjalim para një komuniteti mysliman amerikan, iu referua një hadithi nga Profeti i Islamit (savs) dhe bëri thirrje për mbështetjen e komunitetit mysliman amerikan ndaj tij për të mposhtur Trump në zgjedhjet e ardhshme. Në fjalën e tij, Biden citoi një hadith nga Profeti Muhamed (savs) i cili thotë: "Nëse dikush (nga ju) sheh një mëkatar, së pari me duart dhe gjuhën e tij dhe më pas nëse nuk funksionon, me zemrën e tij duhet ta korrigjojë atë dhe kjo është e pakta e besimit ". Biden duke premtuar se do të kundërshtojë pikëpamjet anti-islamike të Trump, kërkon të thithë votat e pakicës myslimane në Amerikë.