Sekreti i qëndrueshmërisë së Ashurasë (1)
(last modified Sat, 29 Aug 2020 15:57:40 GMT )
Gusht 29, 2020 17:57 Europe/Tirane
  • Sekreti i qëndrueshmërisë së Ashurasë (1)

“Sekreti i qëndrueshmërisë së Ashurasë” është titulli i një programi special të përgatitur në disa edicione me temë “Kryengritjen e Ashurasë dhe shkaqet e qëndrueshmërisë së saj për gjatë historisë”.

Miq të nderuar me rastin e përvjetorit dhe në kuadër të përkujtimit të epopesë së Imam Husejnit (a.s.) dhe shokëve të tij besnikë, me ndihmën e Zotit të madhëruar gjatë një programi me disa edicione, synojmë t’u njohim juve me sekretin e qëndrueshmërisë dhe pavdekshmërisë së Ashurasë.

Përgjatë historisë, gjithnjë janë formuar dhe kanë ndodhur shumë lëvizje dhe kryengritja të ndryshme, mirëpo me kalimin e kohës janë fshirë nga memoria e popujve ose janë harruar tërësisht dhe kanë humbur rolin e tyre efikas. Mirëpo përkundër të gjitha ose shumicës së këtyre kryengritjeve, lëvizja dhe kryengritja e Imam Husejnit (a.s.) pavarësisht të gjitha përpjekjeve, intrigave dhe politikave djallëzore të pushteteve të mosbesimit dhe hipokrizisë që janë munduar të reduktojnë ndikimin dhe efektin vetëdijësues dhe udhëzues të Epopesë Husejnit, kjo kryengritje për çdo ditë e më tepër është bërë më e shndritshme dhe ka ringjallur moralin dhe shpirtin e luftës në mesin e popujve të shtypur kundër pushtetarëve tiranë dhe despotikë. Ky realitet i pamohuar më shumë se në çdo kohë tjetër, mund të vërehet në periudhën aktuale dhe ndjeshme dhe përcaktuese që po zhvillohet një betejë e ashpër mes frontit të së vërtetës dhe të drejtës dhe frontit të humbur e të gabuar.

Një çështjeje shumë e rëndësishme që tërheq vëmendjen në lidhje me qëndrueshmërinë dhe pavdekshmërinë e kryengritjes së Ashurasë, është kjo e vërtetë se kjo epope nuk është e kufizuar vetëm me botën islame, por ushtron ndikim edhe mbi opinionin publik të shumë popujve të botës, sidomos mi njerëzit liridashës dhe për çdo vit rrezet ndriçuese të diellit të Ashurasë Husejnit rrezojnë më gjerë se sa të gjithë llojet e kufijve ndarës dhe drita jetëdhënëse e tij i jep shpirt të freskët trupit të popujve. Kjo çështjeje manifestohet më së miri në epopenë e marshit të Arbainit të Imam Husejnit.

Në realitet, ngjarja e madhe dhe mahnitëse e Kryengritjes së Ashurasë nuk është vetëm një ngjarje një zhvillim historik që ndodh gjatë kalimit të kohës, por është një ngjarje universale dhe e qëndrueshme në histori, prandaj me një analizë të thellë duhet identifikuar sekretët dhe fshehtësitë e kësaj qëndrueshmërie në mënyrë që duke marrë për shembull atë, mund të krijohen rrethanat për lirimin dhe shpëtimin e popujve të shtypur të botës nga hegjemonia e tiranëve dhe e shteteve kolonialiste.

Kjo është pikërisht ajo problematikë nga e cila kanë frikë krerët e pushteteve të mosbesimit global dhe frikësohen se një ditë popujt e shtypur do të ngrehen në këmbë kundër atyre dhe do t’i rrëzojnë ata nga froni i pushtetit dhe do t’i fundosin në tokë dhe nga kjo frikë vazhdimisht po përballen me ankth në gjumë.

Në këtë mënyrë, njohja e sekreteve të qëndrueshmërisë së kryengritjes së Imam Husejnit (a.s.) është një mision dhe detyrë e atyre që janë të dashuruar në rrugën e Imam Husejnit (a.s.) dhe tani kjo detyrë duket më e rëndësishme se sa në çdo periudhë tjetër kohore. Edhe pse dimensioni sentimental dhe emocional i tragjedisë së Ashurasë është shumë pikëllues dhe për të gjithë atë vuajtje dhe dhimbje të padurueshme duhet mbajt zi e vajtuar deri në ditën e Kiametit, mirëpo nga aspekti racional, analitik, ngritjes së vigjilencës dhe mësimdhënies, epopeja që krijoi kryengritja e Imam Husejnit (a.s.) kurrë nuk duhet neglizhuar dhe kurrë nuk duhet harruar.

Me padyshim se deri në kohën kur përkujtimi i kryengritjes së Imam Husejnit (a.s.) përkufizohet vetëm me këndimin e elegjive dhe me organizimin e ceremonive të zimbajtjes, armiqtë e Islamit burimor të Hazretit Muhamed s.a.v.s. jo vetëm që nuk do të ndjejnë rrezik, por duke u bashkuar me fuqitë kolonialiste dhe duke devijuar të vërtetat, do ta boshatisin epopenë e Ashurasë nga shpirti dhe përmbajtja e sa dhe do ta mbajnë të preokupuar shoqërinë të preokupuar vetëm me organizimin e një varg ceremonish formale dhe pa përmbajtje. Prandaj, për t’u përballur dhe për ta neutralizuar këtë fenomen, shqyrtimi dhe zbërthimi i sekreteve të qëndrueshmërisë së Ashurasë duket i domosdoshme nga çdo aspekt sepse mund të bëjë më të qartë mesazhet inspiruese të kësaj kryengritje.

Një prej sekreteve më të rëndësishme të qëndrueshmërisë së kryengritjes së Ashurasë në të cilën Imam Husejni (a.s.) dhe shokët e tij besnikë kanë qëndruar dhe rezistuar deri në flijimin e jetës së vet, është ruajtja e Islamit burimor të Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Pikërisht nga ai çast kur Profeti i nderuar i Islamit ndërroi jetë dhe kaloi në botën e amshueshme, disa personalitete duke ndaj Kur’anin e shenjtë nga Itreti (familja e Profetit), duke larguar Imam Aliun (a.s.) nga udhëheqja e Shtetit Islam, duke falsifikuar hadithe profetike dhe duke djegur hadithet e vërteta të Hazretit Muhamed s.a.v.s. si dhe duke u dhënë poste të rëndësishme dhe kyçe pjesëtarëve të familjes Beni Umeje dhe duke kërcënuar, shtypur dhe martirizuar Abu Dhar Ghafari dhe Haxher bin Adi e figura të ngjashme, si dhe duke dhënë dispozita e verdikte juridike përball tekstit të qartë të Kur’anit të shenjtë dhe sunetit të Hazretit Muhamed s.a.v.s., e kanë devijuar Islamin burimor deri në atë masë sa që në kohën e sundimit të Jezidit nga Islami kishte mbetur vetëm një lëvozhgë mbështjellëse. Pikërisht për këtë arsye në kohën kur Jezidi mori vendim serioz që nëpërmjet njerëzve ambicioz për pushtet mund të marrë bej’at (besëlidhje) nga Imam Husejni (a.s.), Imam Husejni (a.s.) në mënyrë që të qartë deklaroi për Mervan bin Hakem se: “... ne jemi të Zotit dhe te Ai kthehemi dhe në kohën kur myslimanët të përballën me një udhëheqës siç është Jezidi, duhet të këndohet një sure Fatiha për Islamin, sepse ai ka vdekur”. (Lehuf, f. 20; Maktel Kharezmi, v. 1, f. 185).

Në bazë të kësaj, brenga më e rëndësishme dhe më themelore e Imam Husejnit (a.s.) ishte ruajtja e Islamit që në atë kohë nga të vërtetat jetëdhënëse dhe udhëzuese të tij për njeriun nuk kishte mbetur pjesë e madhe. Imam Husejni (a.s.) për të treguar se çfarë devijimi i madh ishte krijuar në thelbin e shoqërisë islame dhe për çfarë arsye kishte ndodhur një e keqe e tillë për Islamin, Islami i cili udhëheqjen e shoqërisë e konsideron meritë të njerëzve të informuar dhe me origjinë të pastër, njerëzve të devotshëm me besim të pastër te Zoti dhe në ditën e ringjalljes dhe zbatues të drejtësisë, duke iu drejtuar Velid-it, guvernatorit të Jezidit në Medine, tha: “O guvernator, ne jemi familja e profetësisë dhe qendra e shpalljes hyjnore. Familja jonë është qendër në të cilën kanë ardhur dhe kanë shkuar engjëjt dhe në të cilën ka zbritur mëshira e Zotit. Zoti i madhëruar e ka filluar Islamin nga familja jonë dhe deri në fund do shkojë para së bashku me ne...”.

Në këtë mënyrë Imam Aliu (a.s.) zbuloi perdet nga devijimi i cili ishte bërë nga ana e njerëzve të etur për pushtet dhe rruga e Imametit dhe udhëheqja e Umetit Islam nga familja e profetësisë dhe nga qendra e shpalljes hyjnore, ishte devijuar deri në atë masë sa që në fund një person si Jezidi kishte marrë udhëheqjen e Shtetit Islam në dorë. Ndërkohë që Imam Husejni (a.s.) në prezantimin e Jezidit kishte thënë: “Ky person që ti presësh nga unë të bëj bej’at dhe besëlidhje me atë, është një njeri pijanec dhe duart i ka të lyera me gjakun e njerëzve të pafajshëm. Ai është një njeri i cili ka thyer kufijtë e urdhëresave hyjnore dhe në mënyrë të hapur dhe para syve të njerëzve po kryen mëkate. A është e merituar që një personalitet siç jam unë të bëj bej’at e besëlidhje me një person të degjeneruar si Jezidi. Në këtë drejtim, ju dhe ne duhet ta shikojmë të ardhmen dhe do të shikoni se cili prej neve është meritor për të marrë udhëheqjen e Umetit Islam dhe cili prej neve e meriton bej’tanin e njerëzve”. (Taberi v.7, s. 216; Ibn Ethir, v. 23, s. 263).

Karakteristikat e Jezidit në bazë të burimeve dhe dëshmive me kredibilitet të shkollës shiite dhe sunite, janë shumë më shumë se sa karakteristikat të cilat i ka numëruar Imam Husejni (a.s.). Jezid ishte një person i cili me të gjithë forcën ishte përkushtuar në shkatërrimin e Islamit dhe Ehli Bejtin e Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe në atë kohë kur ishte ulur në fronin e pushtetit, kishte deklaruar: “Fisi Beni Hashim ka luajtur me pushtet, sepse nuk ka ekzistuar as shpallja hyjnore dhe as profetësia”. (Përzgjedhje El-Ghadir, f. 342).

Me padyshim se edhe pse Imam Husejni (a.s.) do të bënte kompromis përball politikave djallëzore të cilat i kishte trashëguar Jezidi nga të parët e tij, nuk do të mbetej më asnjë gjurmë nga Islami. Në lidhje me këtë çështjeje ekziston një thënie e njohur e cila thotë: “Me të vërtetë feja Islame është themeluar me shpalljen dhe profetësinë e Hazretit Muhamed s.a.v.s., mirëpo me kryengritjen e Imam Husejnit (a.s.) është bërë i qëndrueshëm”. Pikërisht për këtë arsye Imam husejni (a.s.) pavarësisht faktit se disa prej shokëve të Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe personaliteteve të shquara të asaj kohe këshillonin që të mos niset në drejtim të Kufës se do të vritet nga ana e pushtetarëve mercenarë të Jezidit, Imam Husejni (a.s.) insistonte në pikëpamjen dhe qëndrimin e vet dhe e dinte se nëse nuk do të bënte kryengritje, kjo situatë do të rezultojë me shkatërrimin dhe zhdukjen tërësisht të Islamit dhe për të mos lejuar zbatimin e këtij komploti anti-islam, thirri: “Nëse feja e Muhamed nuk mbetet përveçse me vrasjen time, atëherë o shpata bini mbi trupin tim dhe më kaploni mua”.

Në epokën aktuale arroganca botërore për ta luftuar dhe në rast mundësie për ta zhdukur Islamin, po ndjek po të njëjtën politikë e cila është themeluar në Sakife dhe me dinastinë anti-islame Emevite përball Islamit burimor të Hazretit Muhamed s.a.v.s..

Imam Khomejni (ra), themeluesi i Republikës Islamike të Iranit, i cili me të gjithë qenien e tij ka perceptuar thellësinë e një politike të tillë djallëzore, ka thënë: “Sot Islami amerikan është pozicionuar përball Islamit burimor të Hazretit Muhamed. Islami amerikan është ashtu sikur islami emevit, si islami i klasës borgjeze, si islami i Ebu Sufjanit, si islami i klerikëve të oborreve mbretërore, si islami i Nekbatit dhe poshtërimit para armikut, si islami i parasë dhe i forcës, si islami i mashtrimit dhe kompromisit dhe robërisë, si islami i sundimit kapitalist dhe i kapitalistëve mbi popujt e shtypur”.

Në rrethana të tilla një përgjegjësi e madhe është mbi supet e ndjekësve të vërtetë të Imam Husejnit (a.s.) e cila po rëndon edhe më shumë me inspirimin nga kryengritja e Ashurasë. Do të thotë ashtu sikur Imam Husejni (a.s.) dhe shokët e tij besnikë, kanë bërë kryengritje për ta ruajtur Islamin, sot duhet ringjallur po ajo brengë dhe po ajo ndjenjë e zotimit dhe përgjegjësisë në mesin e ndjekësve të rrugës së epopesë husejnite në mënyrë që të mbrohet ekzistenca dhe jeta e Islamit burimor të Hazretit Muhamed s.a.v.s..

Imam Khomejni (ra) në lidhje me këtë çështjeje ka thënë: “Ne e kemi për detyrë ta ruajmë dhe mbrojmë Islamin. Kjo detyrë është prej obligimeve të rëndësishme dhe më e rëndësishme se sa namazi dhe agjërimi. Pikërisht kjo detyrë bën që për hir të këtij qëllimi, të derdhët edhe gjak. Gjaku i Imam Husejnit (a.s.) që nuk ka gjak më të shtrenjtë, është derdhur për ruajtjen e Islamit dhe kjo është pikërisht ajo vlerë të cilën e ka Islami. Ne duhet ta kuptojmë këtë domethënie dhe t’ua mësojmë atë të tjerëve”. (Velajet Fakih f. 69).

Miq të nderuar në fund duke përmbledhur temën, mund të thuhet: “Një prej sekreteve të qëndrueshmërisë së Ashurasë është kryengritja për ruajtjen dhe ekzistencën e Islamit. Islami që burimi dhe zanafilla e tij është vullneti dhe përcaktimi i Zotit i cili nuk shkatërrohet dhe është i përhershëm. Imam Husejni (a.s.) duke lidhur vullnetin e tij me vullnetin hyjnor, u bë i pavdekshëm dhe me ndihmën e Zotit, në edicionet e ardhshme do të shpjegojmë më gjerë këto sekrete.

Tags