-
Erdogan: Turqia nuk mund të mbajë barrën e refugjatëve afganë
Gusht 23, 2021 03:20Të dielën në mbrëmje, për shkak të mundësisë së një valë të re emigrimi nga Afganistani, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se vendi i tij nuk mund të mbante barrën e një vale të re emigrantësh.
-
Biden: Unë jam i kënaqur me vendimin tim për të lënë Afganistanin
Gusht 23, 2021 03:20"Unë jam i kënaqur me vendimin tim për të lënë Afganistanin dhe nuk do të dërgoj kurrë të rinj amerikanë atje," tha Presidenti amerikan Joe Biden.
-
Putin: Nuk duam militantë nën petkun e refugjatëve
Gusht 22, 2021 15:50Presidenti rus Vladimir Putin ka denoncuar politikën e Perëndimit për dërgimin e njerëzve të evakuuar nga Afganistani në vendet fqinje të Azisë Qendrore, duke theksuar se ai nuk dëshiron që militantët të hyjnë fshehurazi në rajon nën maskën e refugjatëve pas marrjes së Afganistanit nga talebanët.
-
Ahmad Masud: Nuk do t’u dorëzohemi talebanëve
Gusht 22, 2021 15:48Djali i Ahmad Shah Masood, i cili ishte një nga udhëheqësit kryesorë të rezistencës ndaj sovjetikëve në Afganistan në vitet 1980, tha se “nuk do t’ua dorëzonte zonat nën kontrollin e tij, talebanëve”.
-
Evropa të ndihmojë refugjatët afganë për të shmangur krizën
Gusht 22, 2021 15:47Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), Filippo Grandi ka thënë se nuk pret që një numër i madh refugjatësh nga Afganistani të mbërrijnë në Evropë, për sa kohë që u sigurohet shpejt ndihmë atyre që largohen nga vendi.
-
Ushtarët turq në Kabul: Në rast kërcënimi, tërhiqemi brenda 24 orëve
Gusht 22, 2021 15:47"Nëse shohim një kërcënim, ndonjë rrezik, ne do të tërhiqemi brenda 24 orëve nga Kabuli," tha ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar.
-
Qytetarët afganë vërsulen drejt aeroportit të Kabulit
Gusht 22, 2021 15:34Qytetarët afganë vërsulen drejt aeroportit të Kabulit për të ikur nga vendi.
-
Gjermania gjithashtu u kërkoi qytetarëve të saj që të mos paraqiten në aeroportin e Kabulit
Gusht 22, 2021 03:50Ambasada gjermane paralajmëroi qytetarët e saj që të mos largohen nga Afganistani për shkak të pranisë së forcave talebane pranë aeroportit të Kabulit.
-
Letra e gazetarit afgan për Politico: Gabimi ynë më i madh ishte besimi tek Shtetet e Bashkuara
Gusht 22, 2021 03:50"Ne kurrë nuk e kishim imagjinuar se kjo do të ndodhte," shkroi një gazetar pro-amerikan i cili u trondit nga tërheqja e tyre dhe dështimi për t'u përballur me talebanët.
-
13 shtete po presin afganët, mes tyre Shqipëria e Kosova
Gusht 22, 2021 03:45Shqipëria dhe Kosova janë mes 13 vendeve që kanë pranuar të presin refugjatë afganë që po evakuohen për t’iu larguar dhunës së Talebanëve. Të dhënat janë konfirmuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.