-
Kina dhe Rusia shprehin shqetësime të thella për marrëveshjen e Aukus për nëndetëset
Mars 14, 2023 19:50Kina deklaroi se një marrëveshje trepalëshe midis Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar dhe Australisë për prodhimin e nëndetëseve me energji bërthamore shpërfill plotësisht shqetësimet ndërkombëtare, ndërsa Rusia kritikoi paktin i cili ngre pyetje në lidhje me përhapjen e armëve bërthamore.
-
Austria dhe Gjermania ndaluan dhënien e ndihmës për provincën Hatay të Turqisë
Shkurt 12, 2023 10:17Dy ekipe shpëtimi të lidhura me Gjermaninë dhe ushtrinë austriake kanë ndaluar aktivitetet e tyre në Turqi për shkak të incidenteve dhe shqetësimeve të sigurisë dhe raportimeve për përleshje mes grupeve të ndryshme.
-
Schallenberg: Duhet të parandalohet destabilizimi i Ballkanit Perëndimor
Shkurt 03, 2023 14:14Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg, në fjalimin e tij në Komisionin për Politikën e Jashtme të Parlamentit Austriak, ka folur rreth zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor.
-
Austria dëbon katër diplomatë rusë me akuzë të spiunazhit
Shkurt 02, 2023 14:17Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë ka bërë të ditur dëbimin e katër diplomatëve të Rusisë duke përfshirë edhe diplomatinë e Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuar në selinë e Vjenës.
-
Osmani: Me banda kriminale, Serbia po mundohet ta destabilizojë Kosovën
Janar 27, 2023 14:52Në takim me delegacion austriak, presidentja Osmani ka falënderuar shtetin e Austrisë për mbështetjen ndaj Kosovës në faza të ndryshme përgjatë historisë. Ajo është angazhuar për një partneritet më të fuqishëm me Austrinë, të cilën e ka konsideruar një aleate dhe mbështetëse në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.
-
Kurti: Austria është mike e ngushtë dhe partnere e rëndësishme e Kosovës
Janar 13, 2023 13:51Pas përfundimit të vizitën në Vjenë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka vlerësuar shumë të rëndësishme vizitën në Austri dhe pritjen që i ka bërë kancelari Karl Nehammer. Kurti thotë se ndihet i nderuar me mikpritjen e kancelarit Nehammer në vizitën e tij të parë zyrtare për këtë vit, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
-
Kurti: Komunat të shpenzojnë buxhetin me llogaridhënie
Janar 10, 2023 13:15Kryeministri Albin Kurti, në takim me kryetarët e komunave të Kosovës, e ku përveç tyre, morën pjesë edhe ministrat, Hekuran Murati, Artane Rizvanolli e Elbert Krasniqi, deklaroi se qëllimi i kësaj mbledhjeje, është thellimi i bashkëpunimit dhe zgjërimit të komunikimit mes Qeverisë dhe komunave.
-
Kryeministri Kurti këtë javë viziton Austrinë
Janar 09, 2023 13:37Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të vizitojë Vjenën të enjten, është bërë e ditur nga kryeqyteti austriak.
-
Evropa duhet të jetë gati për ndërprerje të gjera të energjisë
Dhjetor 28, 2022 09:14“Claudia Tanner”, ministrja e Mbrojtjes e Austrisë, paralajmëroi se pas efekteve të tmerrshme të luftës së Ukrainës në tregun e energjisë, Evropa duhet të përgatitet për ndërprerje të gjera të energjisë.
-
Paralajmërimi i zyrtarit austriak për mungesën e lëndëve të para në Bashkimin Evropian
Dhjetor 15, 2022 19:15Heinz Christian Strache, ish-zëvendës-kancelari i Austrisë, paralajmëroi për mungesën e afërt të lëndëve të para në Bashkimin Evropian për shkak të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë dhe tha: “Sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë po dëmtojnë qartë vetë evropianët. "