-
Turqia pezullon marrëdhëniet diplomatike me Holandën
Mars 14, 2017 03:54Turqia do t'i pezullojë marrëdhëniet diplomatike në nivel të lartë me Holandën pasi autoritetet holandeze nuk lejuan mbajtjen e fjalimeve të ministrave turq në mitingjet e shtetasve turq me qëndrim në Holandë.
-
Pezullohet një pjesë e buxhetit për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian
Mars 12, 2017 08:14Komisioni i Bashkimit Evropian ka pezulluar një pjesë të buxhetit për integrimin e Turqisë për shkak të politikave të fundit të qeverisë së këtij vendi.
-
Policia e Holandës përleshet me protestuesit turq
Mars 12, 2017 04:04Forcat e policisë së Holandës janë përleshur me protestuesit turq.
-
Turqia mbyll ambasadën e Holandës dhe dëbon ambasadorin holandez
Mars 12, 2017 04:02Ashpërsohen raportet mes Turqisë dhe Holandës, pasi Ministria e Jashtme e Turqisë, si kundërpërgjigje për pengimin e ministrave turq që të marrin pjesë në tubime me qytetarë në Holandë, i ka kërkuar ambasadorit holandez që të mos kthehet për një kohë në Holandë.
-
Çavushoglu: Çfarëdo marrëveshje me BE, varët nga heqja e vizave për shtetasit turq
Mars 11, 2017 10:24Ministri i punëve të jashtme të Turqisë ka deklaruar se çfarëdo marrëveshje me Bashkimin Evropian duke përfshirë edhe çështjen e emigrantëve, varët me pranimin e kërkesës së Ankarasë për heqjen e vizave për shtetasit turq që të hyjnë në mënyrë të lirë në zonën e Shengenit.
-
Evropianët kundër referendumit për ndryshimin e Kushtetutës së Turqisë
Mars 11, 2017 04:36Disa mitingje që ishin paraparë të organizohen të premten në Zvicër dhe Austri për të propaganduar pro organizimit të referendumit për ndryshimin e Kushtetutës së Turqisë, janë anuluar dhe njëkohësisht me këtë kryebashkiaku i Roterdamit të Holandës ka deklaruar se ministri i punëve të jashtme të Turqisë të shtunën gjatë vizitës që do ta zhvillojë në këtë vend, nuk do të lejohet të propagandojë në lidhje me këtë çështje.
-
Takimi i BQE dhe paralajmërimet e saj
Mars 11, 2017 03:12Banka Qendrore e Evropës në përfundimin të takimit të së enjtes në Frankfurt, mori vendim për mos ndryshimin e normave të interesit. Megjithatë Mario Dragi, kreu i BQE shprehu gatishmërinë e institucionit që ai drejton për kryerjen e reformave themelore në politikat monetare të kësaj banke.
-
Dritëhijet e takimit të krerëve të BE në Bruksel dhe shqetësimi për Ballkanin
Mars 10, 2017 17:49Liderët e Bashkimit Evropian gjatë takimit në Bruksel, kanë shprehur shqetësimin e tyre për “ndikimet e jashtme”, që po shkaktojnë përçarje në shtetet e Ballkanit Perëndimor, pas disa lëvizjeve të fundit të Rusisë dhe aleatëve të saj në Ballkan, për të bllokuar lidhjet e ngushta me Perëndimit.
-
Polonia këmbëngul: Jo shpejtësi të ndryshme në BE
Mars 10, 2017 16:08Qeveria polake paralajmëroi partnerët europianë se nuk do të pranojë një Europë me shpejtësi të ndryshme, duke kërcënuar që të thellojë tensionet në samitin e Brukselit.
-
Britania e gatshme për fillimin e negociatave për Brexit
Mars 10, 2017 04:24Kryeministrja e Britanisë së Madhe ka deklaruar gatishmërinë e vendit të saj për fillimin e negociatave për daljen nga Bashkimi Evropian.