-
Që nga fillimi i operacioneve për çlirimin e Tel Afar e deri më tani, janë vrarë 300 elementë takfiristë dhe janë çliruar 31 rajone
Gusht 24, 2017 12:20Komanda e operacioneve të përbashkëta në Irak, ka njoftuar se që nga fillimi i operacioneve për çlirimin e Tel Afar e deri më tani, janë vrarë 300 terroristë dhe janë çliruar 31 rajone të këtij qyteti.
-
Barzani kundërshton kërkesën e Turqisë
Gusht 24, 2017 06:15Masud Barzani, kryetar i rajonit të Kurdistanit të Irakut, ka kundërshtuar kërkesën e Turqisë për anulimin e referendumit për ndarjen e këtij rajoni nga Iraku.
-
Vazhdojnë fitoret e ushtrisë irakiane në Tel Afar
Gusht 23, 2017 14:10Forcat e ushtrisë irakiane, të mbështetur nga luftëtarët aleatë dhe nga Njësitë e Mobilizimit Popullor, kanë rifituar kontrollin e plotë mbi dy lagje të tjera në Tel Afar, ndërsa po përpiqen të dëbojnë terroristët e ISIS nga qyteti verior në një operacion të gjerë.
-
Ebadi: ISIS është drejt eliminimit të plotë
Gusht 23, 2017 03:26Kryeministri irakian Hejdar al-Ebadi të martën tha se forcat irakiane po shkojnë drejt qendrës së qytetit Tel Afar në Mosulin perëndimor dhe shtoi se grupi terrorist ISIS po shkatërrohet totalisht.
-
Vazhdojnë krimet e koalicionit amerikan në Siri
Gusht 23, 2017 03:26Brenda kësaj jave, koalicioni i ashtuquajtur anti-ISIS i kryesuar nga Amerika, gjatë sulmeve në Siri ka marrë jetën e të paktën 70 civilëve.
-
Matis: Amerika është kundër fragmentimit dhe paqëndrueshmërisë së Irakut
Gusht 22, 2017 16:27Sekretari amerikan i mbrojtjes gjatë një takimi me kryeministrin irakian, ka theksuar mbështetjen për unitetin e vendit dhe ka thënë se kundërshton çdo synim për fragmentimin dhe paqëndrueshmërinë e Irakut.
-
Theksohet nevoja për ruajtjen e forcave të mobilizimit popullor të Irakut
Gusht 22, 2017 16:27Kreu i Organizatës për mobilizim popullor në Irak theksoi nevojën e ruajtjes së kësaj force si një forcë kundërterroriste me përvojë.
-
Barzani insiston në organizimin e referendumit në rajonin e Kurdistanit
Gusht 22, 2017 08:58Kryetari i rajonit të Kurdistanit të Irakut ka insistuar në organizimin e referendumit për ndarjen e këtij rajoni nga Iraku.
-
Vizita e sekretarit amerikan të mbrojtjes në Irak
Gusht 22, 2017 08:58Sekretari i Mbrojtjes i SHBA arriti në Bagdad në ditën e tretë të operacionit për çlirimin e qytetit Tel Afar që është baza e fundit e grupit terrorist ISIS në veri të Irakut.
-
Çlirohen disa zona në qytetin Tel Afar
Gusht 22, 2017 04:39Abdul’amir Jarallah, komandant i operacionit për çlirimin e qytetit Tel Afar në Irak njoftoi çlirimin e disa zonave në jug të këtij qyteti që ndodhet në perëndim të Mosulit.