-
Presidenti i Serbisë: Ukraina do të humbasë besimin e Beogradit nëse e njeh pavarësinë e Kosovës.
Gusht 10, 2023 09:17Presidenti i Serbisë thotë se nëse Kievi njeh pavarësinë e Kosovës, do të zhbëjë gjithçka që ka bërë me Beogradin.
-
Ambasadori ukrainas në Serbi: Po rriten zërat për njohjen e Kosovës nga Kievi
Gusht 08, 2023 20:11Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Volodymyr Tolkach, ka thënë të martën se në shoqërinë ukrainase po rriten zërat gjithnjë e më shumë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe se një numër i caktuar i deputetëve në Parlamentin e Ukrainës po e përkrahin qëndrimin për njohjen e mundshme të Kosovës nga Ukraina.
-
Këshilltarja e kryeministrit Kurti, ndalohet nga policia kufitar serbe
Gusht 07, 2023 14:08Ardita Sinani, ish-kryetare e Komunës së Preshevës e tani këshilltare e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është ndaluar për më shumë se një orë nga policia serbe në pikëkalimin kufitar në Muçibabë. Vetë Sinani njofton se ndalesa nga autoritetet serbe mund të jetë si “kosto” e angazhimit të saj si këshilltare politike e kryeministrit të Kosovës për çështje të Luginës.
-
Perëndimi duhet ta ruajë aleatin e tij ballkanik!!!
Gusht 07, 2023 14:02Letra e fuqishme në përmbajtje dërguar dje në Departament të Shtetit dhe në Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë të BE’së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, nga dhjetëra kryetarë komisionesh për marrëdhënie me jashtë të shteteve perëndimore, ka bërë bujë edhe në mediat ndërkombëtare.
-
“Der Spiegel” analizë për Vuçiqin: Zjarrëvënës i Ballkanit, e luan kartën e Kosovës për pushtet
Gusht 07, 2023 13:57Gazeta prestigjioze gjermane “Der Spiegel” i ka kushtuar një artikull tejet të gjatë e të detajuar Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilin e quan “zjarrëvënësin” e mundshëm të rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke analizuar mënyrën se si ai e luan politikën në mes të Perëndimit dhe Lindjes, Brukselit e Uashingtonit në njërën anë, dhe Moskës dhe Pekinit në anën tjetër.
-
Kosova arreston dy serbë të përfshirë në krime lufte, reagon Serbia
Gusht 06, 2023 11:18Policia e Kosovës i ka arrestuar dy persona të dyshuar për krime lufte në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, në dy operacioneve të ndara në dy ditët e fundit.
-
Vuçiç injoron sanksionet e SHBA-së
Gusht 05, 2023 20:49Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Serbia do të injorojë sanksionet që Shtete e Bashkuara u vunë zyrtarëve të lartë serbë të Bosnjës për dëmtimin e një marrëveshjeje të paqes të vitit 1995, e cila i dha fund një lufte që la pas vetes më shumë se 100 mijë të vrarë dhe miliona të pastrehë.
-
Osmani: Mbajtja e zgjedhjeve në veri nuk ka të bëjë me referendum
Gusht 04, 2023 20:15Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se mbajtja e zgjedhjeve në veri të vendit nuk ka të bëjë me referendum.
-
Lajçak përshëndet vendimin e Kosovës për tërheqjen e 25% të policisë në Veri
Gusht 04, 2023 09:37I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, ka përshëndetur sot vendimin për reduktimin me 25 për qind të numrit të Policisë së Kosovës në dhe rreth ndërtesave komunale në veri të Kosovës, e cila është miratuar në takimin e përfaqësuesve të Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it.
-
Rritet numri i vizitorëve në Kosovë gjatë muajit qershor
Korrik 31, 2023 09:12Gjatë muajit qershor të këtij viti, numri i përgjithshëm i vizitorëve në Republikën e Kosovës është rritur prej 29 për qind, krahasuar me qershorin e vitit të kaluar.