-
Vuçiq: Taksa e vendosur nga Prishtina po e shkatërron ekonominë serbe
Shkurt 08, 2019 15:32Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia është mjaft e fortë për të vazhduar ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë, madje edhe pa një marrëveshje me Kosovën.
-
Diplomatët amerikanë kërkojnë rihapjen e bisedimeve Kosovë - Serbi
Shkurt 08, 2019 09:46Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip S.Kosnett dhe ambasadori amerikan në Beograd Kyle Scott, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët - “2019-a duhet të jetë viti i një marrëveshjeje”.
-
Përfaqësuesit e Luginës presin të jenë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi
Shkurt 06, 2019 15:46Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të komunave në jug të Serbisë Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, që në terminologjinë politike njihen edhe si Lugina e Preshevës, thonë se po presin që Prishtina të reflektojë pozitivisht për përfshirjen e kërkesave të tyre në dialogun e Brukselit.
-
OKB: Taksa e Kosovës ndaj Serbisë rriti tensionet
Shkurt 06, 2019 15:08Kombet e Bashkuara i kanë kërkuar Kosovës dhe Serbisë që të përdorin gjakftohtësinë në vendimet që do të marrin në javët në vijim, për të mos rrezikuar dialogun mes tyre.
-
Rikonfigurimi i Qeverisë shihet si opsion i mundshëm
Shkurt 03, 2019 16:11Këmbëngulja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, që të mos e pezullojë vendimin për taksën prej 100 për qind për produktet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, pavarësisht kërkesës për një pezullim të tillë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, ka krijuar situatë mjaft të tensionuar brenda partnerëve të koalicionit qeverisës në vend, por edhe të skenës politike në përgjithësi, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në vend.
-
Edita Tahiri thotë se Haradinaj e ka vendosur taksën, edhe “për me ia ndalë rrugën Thaçit”
Shkurt 03, 2019 13:10Ish-kryenegociatorja në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka deklaruar se kryeministri Ramush Haradinaj, në pamundësi të ndalë rrugën e presidentit Hashim Thaçi në Bruksel, ka vendosur taksën e cila ka bllokuar dialogun.
-
Kush do të dalë fitues nga marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë?
Shkurt 02, 2019 19:47Shumëkujt i kujtohet se vendet anëtare të Grupit të Kontaktit për Kosovën në fund të vitit 2005 ishin dakorduar se nuk do të ketë copëtim të territorit të Kosovës, nuk do të ketë kthim të gjendjes siç ka qenë në vitin 1999 dhe nuk do të ketë bashkim të Kosovës me asnjë vend tjetër. Kohëve të fundit, situata ka ndryshuar pothuajse rrënjësisht dhe ka rënë poshtë dakordimi i Grupit të Kontaktit për Kosovën,
-
Boban Stankoviq pritet të jetë ministër i ri i Bujqësisë i Kosovës
Shkurt 02, 2019 15:52Ministër i ri i Bujqësisë pritet të jetë Boban Stankoviq, nga Partia e Pavarur Liberale e Slobodan Petroviqit. Kështu merr vesh Klan Kosova nga burime të saj brenda kësaj partie.
-
Përfundon takimi i liderëve të koalicionit, asnjëri nuk flasin për media
Janar 30, 2019 15:46Pas më shumë se dy orëve, takimi i liderëve të partive në pushtet ka përfunduar. y takim është mbajtur në objektin e Qeverisë së Kosovës, kurse asnjëri nga liderët e koalicionit nuk ka pranuar të flas para mediave.
-
Haradinaj: Nëse e tërheqim taksën, i bie që nuk kemi luftuar për të drejtën tonë
Janar 29, 2019 15:47Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore për dëshmorët në Bishtazhin dhe Rogovë të Hasit, ku foli për taksën ndaj mallrave serbe, duke thënë se Kosova duhet të insistojë në vendimet e saj.