-
Vuçiq prezanton ankesat e tij para Listës Serbe
Prill 07, 2023 13:25Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, tha se të gjitha ekipet do të vazhdojnë të punojnë edhe në shtatë ditët e ardhshme, për të dalë me një deklaratë të përbashkët për shumë çështje.
-
Vuçiç: Kurti do ta drejtojë Mitrovicën e Veriut prej 24 prillit
Prill 07, 2023 06:18Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se serbët nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale në katër komunat në veri të Kosovës, dhe se qeverisja e formuar pas atij procesi nuk do të ketë legjitimitet.
-
Kandiç: Kosova kundër Speciales pasi nuk kishte drejtësi për 7 mijë civil të vrarë
Prill 06, 2023 13:08Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiç ka deklaruar se opinioni në Kosovë është kundër Gjykatës Speciale, sepse nuk e sheh se është arritur drejtësi për 10 mijë të vrarët apo 7 mijë civilet shqiptarë, dhe se tani komandantët kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po gjykohen.
-
Kurti: “Të zhdukurit me dhunë”, termi në marrëveshjen për të pagjeturit
Prill 06, 2023 13:08Kryeministri Albin Kurti rikonfirmoi sot se në marrëveshjen Kosovë-Serbi, tek çështja e të pagjeturve, është vendosur termi “të zhdukur me dhunë”.
-
“Stërvitje për destabilizimin e veriut”, AKI ngre alarmin në Kosovë
Prill 06, 2023 07:59Në territorin e Serbisë po bëhet përgatitja e strukturave ilegale serbe të veriut me qëllim destabilizimin e kësaj pjese në Kosovë.
-
Gjykimi i krerëve të UÇK në Hagë, Osmani: Do të triumfojë drejtësia, UÇK ka bërë luftë çlirimtare
Prill 05, 2023 17:13Në një intervistë për gazetën austriake “Diee Presse”, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, duke folur për procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish krerëve të UÇK-së, ka thënë se “në fund të këtij procesi do të konfirmohet se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë çlirimtare për mbrojtjen e njerëzve të pambrojtur”.
-
Presidenti i ri i Malit të Zi: Nuk ka tërheqje të njohjes së Kosovës
Prill 05, 2023 12:53President i ri i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, tha për televizionin Nova se rruga evropiane e Malit të Zi është e padiskutueshme, dhe se politika e jashtme - bazuar në marrëveshjet e nënshkruara ndërkombëtare - nuk do të ndryshojë.
-
Delegacioni i Senatit të Francës te Vuçiqi, diskutuan për Kosovën
Prill 05, 2023 12:52Delegacioni i Senatit të Republikës së Francës sot ka vizituar Beogradin ku është takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq me të cilin kanë biseduar për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe për situatën në rajon.
-
Marrëveshja për të pagjeturit, hapi i parë pas Ohrit – Borrell neutral, palët me interpretime
Prill 05, 2023 12:47Bashkimi Europian lajmëroi se gjatë takimit të djeshëm të nivelit teknik mes Kosovës dhe Serbisë, palët kanë arritur marrëveshje për deklaratën e personave të zhdukur. Tashmë ajo pritet të miratohet në nivelin e lartë mes Kurtit e Vuçiqit. Sidoqoftë, palët po japin versione të ndryshme për një temë të ndjeshme.
-
Borrell: U hodh hapi i parë drejt përmbushjes së zotimeve
Prill 05, 2023 12:45Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka vlerësuar se pajtimi i së martës në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për tekstin e deklaratës së personave të zhdukur, është hapi i parë drejt përmbushjes së zotimeve që të dyja vendet kanë dhënë në Ohër.