Pars Today
Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB deklaroi se sulmi i Turqisë kundër Sirisë është fryt i politikave të koalicionit amerikan.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, bëri thirrje për ndalimin e luftimeve në lindje të Sirisë. "Dua të shpreh shqetësimin tim të thellë për përshkallëzimin e konfliktit në lindje të Sirisë.
Operacioni ushtarak i Turqisë kundër militantëve kurdë në verilindje të Sirisë ka nxitur një valë dënimesh nga e gjithë bota, me Këshillin e Sigurimit të KB dhe Lidhjen Arabe të vendosur për të mbajtur takime emergjente.
Irani i ka bërë thirrje Turqisë që "të përfundojë" menjëherë operacionin e saj ushtarak në verilindje të Sirisë dhe të tërheqë forcat e saj nga territori sirian.
Militantët e Forcave Demokratike Siriane sulmuan me predha mortaje qytetin "Akcakala" të Turqisë.
Militantët e të ashtuquajturve “Forca Demokratike të Sirisë” kanë sulmuar me predha qytezën Aghçe Kala të Turqisë. Në këtë sulm janë vrarë dy persona dhe janë plagosur 13 të tjerë.
Autoritetet amerikane kanë thënë se njëkohësisht me fillimin e operacioneve ushtarake të Turqisë në veri të Sirisë, Amerika ka marrë në dorëzim rreth 40 persona nga krerët dhe anëtarët e lartë të grupit terrorist ISIS që kanë qenë të burgosur nga forcat kurde.
Presidenti i Amerikës i cili po përballet me kritika të ashpra për shkak të hapjes së rrugës për Turqinë që të sulmojë pjesën veriore të Sirisë, ka përdorur një argument shumë qesharak për arsyetimin e këtij veprimi.
Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë ka theksuar vendimin e këtij vendi për t'u përballur me agresionin e Turqisë me të gjitha mjetet e mundshme ligjore.
Ndërsa plumbat e parë të Turqisë u lëshuan në Siri, kundër saj filloi një valë e gjerë dënimesh dhe shumë zyrtarë politikë nga vende të ndryshme të botës filluan të kërkojnë për një zgjidhje të zbatueshme në rajon.