-
Ajetollah Khamenei u kërkon zyrtarëve në Afganistan të dënojnë autorët e sulmit të së Premtes
Tetor 09, 2021 17:17Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei u ka bërë thirrje autoriteteve të Afganistanit që të ndëshkojnë autorët e sulmit terrorist të së Premtes që kishte në shënjestër besimtarët në një xhami shi'ite në qytetin verior afgan Kunduz.
-
Ceremonia e zimbajtjes për përvjetorin e vdekjes së Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe të Imam Hasanit (a.s.)
Tetor 05, 2021 11:00Ceremonia e zimbajtjes me rastin e përvjetorit të vdekjes së Profetit të nderuar të Islamit, Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe të Imam Hasanit (a.s.) u zhvillua në husejnijen “Imam Khomejnit (ra) në prani të Ajetullah Khamenei, liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit.
-
Lideri i Revolucionit Islamik: Rrugëzgjidhja e ngjarjeve në veriperëndim të kufijve tanë, është moslejimi i ndërhyrjes së ushtrive të huaja në këto vende
Tetor 03, 2021 08:46Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së re të studentëve të universiteteve ushtarake të Iranit, vuri në dukje çështjet e vendeve fqinjë në veriperëndim të Iranit dhe theksoi se rrugëzgjidhja e zhvillimeve në kufijtë veriperëndimorë të Iranit është moslejimi i ndërhyrjes së ushtrive të huaja në këto vende.
-
Pejman Xhebeli emërohet në postin e kryetarit të Radiotelevizionit të Republikës Islamike të Iranit
Shtator 29, 2021 10:40Me përfundimin e mandatit të Ali Askeri në postin e kryetarit të Radiotelevizionit të Republikës Islamike të Iranit, Ajetullah Khamenei me anë të një dekreti, ka emëruar Pejman Xhebeli në postin e kryetarit të Radiotelevizionit të Republikës Islamike të Iranit.
-
Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit: Iniciativat shpjeguese neutralizojnë propagandën sulmuese të armikut
Shtator 27, 2021 12:29Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit vuri në dukje sulmet propaganduese të armiqve kundër popullit të Iranit për të ushtruar ndikim mbi opinionin publik me anë të metodave dhe mjeteve të ndryshme dhe tha se iniciativat shpjeguese dhe prezantuese neutralizojnë sulmet propaganduese të armiqve.
-
Lideri Suprem pranon t'i atribuojë titullin martir heroit të ri iranian
Shtator 27, 2021 05:23Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei ka rënë dakord t'i japë titullin martir adoleshentit iranian Ali Landi, i cili vdiq nga djegiet e rënda pasi kishte shpëtuar dy gra fqinje të bllokuara në një zjarr.
-
Lideri Suprem: Kombi iranian nuk do t'i harrojë kurrë sakrificat e martirëve gjatë luftës së imponuar nga Iraku
Shtator 23, 2021 16:52Duke shënuar fillimin e Javës së Mbrojtjes së Shenjtë, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei deklaroi se kombi iranian nuk do t'i harrojë kurrë sakrificat e bëra nga dëshmorët e luftës tetëvjeçare të zhvilluar nga ish-diktatori irakian Sadam Husein kundër Iranit.
-
Komandanti i Suprem i Forcave të Armatosura emëron komandantin e ri të Forcave Ajrore të Ushtrisë së Iranit
Shtator 20, 2021 03:39Komandanti i Suprem i Forcave të Armatosura të Iranit, Ajetollah Khamenei të Dielën lëshoi një urdhër duke emëruar Gjeneral Brigade Pilot Hamid Vahedi si komandant të Forcave Ajrore të Ushtrisë.
-
Lideri suprem i Revolucionit Islamik: Mesazhi ngadhënjimtar i juaj, mesazh i shpresës dhe aktivitetit për realizimin e qëllimeve që duken të parealizueshme
Shtator 18, 2021 10:59Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit sot (të shtunën) në takim me fituesit e medaljeve në lojërat olimpike dhe paraolimpike në Tokio 2020, ka vlerësuar kampionët e Iranit dhe ka thënë: “Mesazhi më i më rëndësishëm i sportistëve që sollën krenari për Iranit në arenën ndërkombëtar është realizimi i qëllimeve të cilët duken të parealizueshme dhe dërgimi i mesazhit të shpresës për shoqërinë dhe të rinjtë”.
-
Lideri Suprem uron kthimin e Flotiljes 75 të Marinës nga misioni në Atlantik
Shtator 11, 2021 16:28Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei përgëzoi Flotiljen 75 të Marinës së Ushtrisë Iraniane për kthimin "e fuqishëm dhe të nderuar" nga udhëtimi historik përtej Oqeanit Atlantik, duke falënderuar komandantin dhe stafin e Marinës.