Mars 21, 2023 10:20 Europe/Tirane
  • Mesazhi i Liderit të Revolucionit Islamik për Nevruzin dhe Vitin e Ri 1402; Viti i “kontrollit të inflacionit dhe rritjes së prodhimit

Në një mesazh me rastin e fillimit të vitit 1402 (kalendari diellor), Hazreti Ajetullah Khamenei, Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik, ka uruar popullin e Iranit dhe të gjithë kombet që festojnë Nevruzin me rastin e fillimit të vitit 1402 sipas kalendarit diellor.

Me këtë rasti ai theksoi se çështja më e rëndësishme e vendit në vitin e ri është çështja e ekonomisë dhe e jetesës së njerëzve. Duke theksuar se ekonomia është çështja kryesore e vendit për këtë vit, ai sloganin e vitit 1402 e shpalli si viti i “Kontrollit të inflacionit dhe i rritjes së prodhimit”. Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press, duke cituar qendrën e informacionit të zyrës së Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, në fillim të mesazhit të tij të Nevruzit, Hazreti Ajetullah Khamenei, duke iu referuar simetrisë së pranverës së natyrës me pranverën siprituale, tha: Flladi i spiritualitetit në muajin e shenjtë të Ramazanit përfshin angazhimin e të gjithëve dhe ne zemrat tona duhet t'i ekspozojmë tek ky fllad hyjnor dhe sipritual. Hazreti Ajetullah Khamenei pastaj shqyrtoi shkurtimisht vitin 1401, ashtu si të gjitha vitet pas Revolucionit Islamik vitin e kaluar e konsideroi të hidhur dhe të ëmbël, si dhe me ndërlikime të ndryshme. Ai pasi theksoi se vitin e kaluar ekonomia ishte çështja më e rëndësishme e vendit, shtoi:  Në rastin e ekonomisë ka pasur momente të hidhura edhe të ëmbla, hidhërimi lidhet kryesisht me inflacionin dhe çmimet e larta, sidomos çmimet e larta të ushqimeve dhe produkteve themelore të jetës, të cilat janë rritur shumë dhe lënë presion të madh tek shtresat e të ulëta dhe të prekshme të shoqërisë. Ai vuri në dukje se: Sigurisht që në sektorin ekonomik janë bërë të mira, të cilat duhet të lidhen me jetën dhe jetesën e njerëzve. Lideri i Revolucionit Islamik si mbështetje ndaj prodhimit në vitin 1401, përmendi ngritjen e disa mijëra fabrikave të mbyllura dhe gjysmë të mbyllura, si dhe rritjen e kompanive të bazuara në dije dhe uljen e përqindjes së papunësisë, të cilat janë ndër masat pozitive në sektorin financiar dhe tha: Vitin e kaluar një tjetër pikë e rëndësishme në sektorin e ekonomisë ishte ekspozimi i aftësive dhe arritjeve të prodhuesve shtetërorë dhe jo-shtetërore dhe takimi me prodhuesit kryesorë të vendit në Hoseininë e Imam Khomeinit(ra). Ajetullah Khamenei, duke theksuar se gjykimi i tij është pozitiv për aktivitet e prodhuesve të vendit, vuri në dukje rritjen e disa treguesve ekonomikë dhe shtoi:  Në sektorin e sigurimeve, treguesit janë të mirë dhe është bërë punë e mirë në sektorin e ujit, gazit, rrugëve dhe mjedisit. Ai theksoi: E theksoj se punët e mira të bëra në sektorin ekonomik duhet të çojnë në përparimin e jetesës dhe mirëqënies së njerëzve, sidomos të shtresës së dobët së shoqërisë dhe kjo çështje nuk është e mundur veçse me planifikim të kujdesshëm dhe vazhdimësi të këtyre punëve. Lidhur me vlerësimin e gjendjes ekonomike të vendit, lideri i Revolucionit Islamik theksoi se në vlerësimet duhet parë krah për krah e hidhura dhe e ëmbla dhe duhet llogaritur totali i tyre. Ajetullah Khamenei theksoi se problemet ekonomike nuk janë unike vetëm për Iranin, por pothuajse të gjitha vendet, përfshirë vendet me ekonomi të forta dhe të përparuara, janë gjithashtu të prekura nga problemet ekonomike, madje edhe nga falimentimi i bankave dhe borxhet e jashtëzakonshme. Më tej ai tha: Zyrtarët e qeverisë, si dhe aktivistët ekonomikë, politikë dhe kulturorë duhet të bëjnë çmos që këtë vit ta bëjnë një vit të ëmbël për kombin iranian, duke ulur shqetësimet dhe duke rritur sukseset. Lidhur me vitin 1402 ai tha: Këtë vit çështja kryesore dhe qendrore e vendit është ekonomia.  Sigurisht, kjo nuk do të thotë se nuk ka probleme në sektorë të tjerë.  Në vend ka probleme të ndryshme kulturore dhe politike, por nëse qeveria, parlamenti, aktivistët ekonomikë dhe grupet e të rinjve do të bëjnë të gjitha përpjekjet për zgjidhjen e problemeve të njerëzve, do të zgjidhen edhe shumë probleme të tjera. Lideri i Revolucionit Islamik zgjidhjen e problemeve të njerëzve të varur tek ekonomia dhe tek aktivitetet themelore ekonomike si prodhimi dhe puna humanitare dhe ata që angazhohen në dhënien e ndihmës për shtresat më të dobëta të shoqërisë i konsideroi tepër të rëndësishme dhe theksoi: Ndër detyrat e tjera themelore përveç prodhimit, ekziston një çështje e rëndësishme ajo e investimeve, e cila duhet të jetë prioritare për zyrtarët e qeverisë, por njëkohësisht edhe sektori privat duhet t'i kushtojë vëmendje të veçantë. Duke iu referuar prapambetjes së vendit në fushën e investimeve në vitet e mëparshme, Ajetullah Khamenei theksoi: Një nga boshllëqet serioze është çështja e investimeve, e cila duhet të sigurohet dhe të realizohet me planifikim. Ai shtoi: Duke marrë parasysh të gjitha këto aspekte, veçanërisht çështjen e inflacionit si problemin kryesor dhe prodhimin si një nga çelësit e duhur për të shpëtuar vendin nga problemet ekonomike, sloganin e vitit 1402 e shpall si “Inflacioni i aftësive dhe rritja e prodhimit”.  Ajetullah Khamenei theksoi: Zyrtarët, aktivistët ekonomikë, aktivistët popullorë e kulturorë, si dhe radiotelevizioni që ka për detyrë të krijojë kulturë, duhet të bëjnë të gjitha përpjekjet e tyre në këto dy çështje, që në radhë të parë të frenohet dhe të ulet inflacioni dhe në radhë të dytë prodhimi të rritet. Në fund të mesazhit të tij të Nevruzit, Lideri i Revolucionit Islamik, duke shprehur respektin e tij ndaj Hazretit Bakijatullah-ul-Azam (axh) dhe duke kërkuar falje dhe mëshirim për shpirtin e pastër të imamit dhe dëshmorëve, nga Zoti i Plotfuqishëm kërkoi lumturi dhe gëzim në Nevruz dhe uroi popullin e Iranit për Vitin e Ri.

 

 

Tags