-
Irani: Trump ka krijuar shumë telashe si për popullin e tij, ashtu edhe për kombet e tjera
Janar 07, 2021 16:31Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif shprehu shqetësim të madh për hapësirën e plotë të autoritetit që ushtrohet nga Presidenti i SHBA Donald Trump, i cili tashmë ka krijuar shumë telashe si për popullin e tij, ashtu edhe për kombet e tjera në të gjithë botën.
-
Irani do t'i japë fund pasurimit të uraniumit me 20% nëse hiqen sanksionet e SHBA
Janar 07, 2021 16:31Zëvendësi politik i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme tha: Republika Islamike e Iranit do t'i japë fund pasurimit të uraniumit me 20% nëse hiqen sanksionet e paligjshme të SHBA.
-
Khatibzadeh: Qëndrimi i Koresë së Jugut ndaj kapjes së anijes së saj është i papranueshëm
Janar 06, 2021 04:45Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit të martën në mbrëmje përsëriti se çështja e kapjes së anijes së Koresë së Jugut në Gjirin Persik është një çështje thjesht teknike, duke deklaruar se sjellja e qeverisë së Koresë së Jugut në këtë drejtim është e pakuptueshme dhe e refuzuar.
-
Khatibzade: Veprimet djallëzore të Amerikës nuk mbesin larg syrit tonë
Janar 04, 2021 10:01Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit vuri në dukje lëvizjet dhe veprimet e Amerikës në rajon dhe deklaroi se veprimet djallëzore të Uashingtonit nuk mbesin larg syrit tonë dhe ne po vëzhgojmë me vëmendje veprimet e tyre sekrete në Irak dhe në të gjithë rajonin.
-
Aparati diplomatik i Iranit vazhdon përpjekjet për dorëzimin e urdhëruesve dhe autorëve të atentatit terrorist kundër komandantëve të rezistencës
Janar 03, 2021 10:21Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se aparati diplomatik i Iranit do të vazhdojë përpjekjet e veta deri në dorëzimin e urdhëruesve, programuesve dhe autorëve të atentatit terrorist ndaj gjeneral Kasem Sulejmani dhe daljen e tyre para drejtësisë.
-
Teherani: Washington Times duhet të ndalë botimin e lajmeve të rreme
Janar 01, 2021 15:55Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit deklaroi se e përditshmja amerikane Washington Times duhet të ndalojë botimin e lajmeve të rreme dhe të përfundojë përhapjen e fanatizmit anti-Iran, pavarësisht nga fakti që më parë është paguar nga grupi terrorist Organizata Muxhahedin Khalk (MEK) për të qarkulluar disa lajme false.
-
Khatibzadeh i drejtohet Pompeo: Bota ka refuzuar të jetë peng i juaj
Dhjetor 31, 2020 03:52Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit të Mërkurën në mbrëmje, duke iu referuar dështimit të fushatës amerikane të presionit maksimal kundër Iranit, iu drejtua Sekretarit të Shtetit të SHBA Mike Pompeo dhe tha se bota ka refuzuar të mbahet peng nga SH.B.A.
-
Irani: Amerika me atentatin terrorist ndaj gjeneral Kasem Sulejmani, ka bërë gabim të madh
Dhjetor 29, 2020 09:47Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit ka deklaruar se atentati terrorist dhe vrasja qyqare dhe frikacake e gjeneral Kasem Sulejmani, ka qenë një gabim shumë i madh i Amerikës.
-
Khatibzade: Nuk do të lejojmë shkeljen e gjakut të martir Kasem Sulejmani
Dhjetor 28, 2020 10:37Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se përveç hakmarrjes për gjakun e gjeneral Kasem Sulejmani, Irani në bazë të Kartës së Kombeve të Bashkuara, nuk do të hamendet as për një çast në vetëmbrojtjen legjitime.
-
Përgjigjja e Iranit ndaj pretendimit të Pompeo: Prania ushtarake e SHBA është burim i paqëndrueshmërisë në rajon.
Dhjetor 23, 2020 05:34Të Dielën e kaluar, disa raketa katjusha goditën Zonën e Gjelbër të Bagdadit, ku ndodhen zyrat qeveritare dhe ambasadat, përfshirë Ambasadën e SHBA. Sulmi me raketa dëmtoi disa ndërtesa dhe automjete, por nuk la viktima.