-
Rusia: Polonia po përpiqet të pushtojë Ukrainën perëndimore
Gusht 09, 2023 17:20Rusia deklaroi se Polonia po përpiqet të pushtojë përfundimisht Ukrainën perëndimore me pretekstin e krijimit të një njësie të përbashkët ushtarake me ish-republikën sovjetike, duke akuzuar Varshavën se është kthyer në një mjet kryesor për politikën anti-ruse të Shteteve të Bashkuara.
-
Erdogan për marrëveshjen e grurit: Vendet perëndimore të mbajnë premtimet
Gusht 09, 2023 17:17Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se vendet perëndimore duhet të mbajnë premtimet e tyre për riaktivizimin e marrëveshjes me Rusinë për të lejuar eksportet e grurit ukrainas, të ndërmjetësuara nga Ankaraja dhe OKB-ja.
-
Gjermania u dorëzon ukrainasve edhe dy sisteme Patriot
Gusht 09, 2023 16:52Gjermania ka njoftuar se i ka dhuruar Ukrainës dy sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore Patriot.
-
Sulme të reja ruse në Ukrainë, reagon Zelensky
Gusht 08, 2023 16:45Dy sulme ajrore ruse e kanë goditur qendrën e qytetit ukrainas, Pokrovsk, në lindje të Donjeckut, duke vrarë të paktën shtatë persona dhe plagosur të paktën 31 të tjerë.
-
Ambasadori ukrainas në Serbi: Po rriten zërat për njohjen e Kosovës nga Kievi
Gusht 08, 2023 16:41Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Volodymyr Tolkach, ka thënë të martën se në shoqërinë ukrainase po rriten zërat gjithnjë e më shumë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe se një numër i caktuar i deputetëve në Parlamentin e Ukrainës po e përkrahin qëndrimin për njohjen e mundshme të Kosovës nga Ukraina.
-
Dërgimi i grupit të parë të tankeve Abrams në Kiev
Gusht 08, 2023 06:05Pas veprimeve nxitëse të Uashingtonit në lidhje me luftën në Ukrainë, një nga zyrtarët ushtarakë amerikanë ka thënë: Grupi i parë i tankeve Abrams do të mbërrijë në Ukrainë në fillim të vjeshtës.
-
Neutralizohet vrasja e Volodimir Zelenski
Gusht 08, 2023 06:04Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës njoftoi dje se kishte arritur të arrestonte një spiune ruse që planifikonte të vriste presidentin Zelenski.
-
Irani: Provokimet e NATO-s ndër shkaqet kryesore të luftës në Ukrainë
Gusht 07, 2023 17:26Ministri i Jashtëm i Iranit Hossein Amir-Abdollahian ka theksuar përpjekjet e Iranit drejt një zgjidhjeje politike të krizës së Ukrainës, duke fajësuar për konfliktin aleancën ushtarake të NATO-s të udhëhequr nga SHBA dhe provokimet e saj.
-
Moska: Bisedimet në Xheddah për luftën në Ukrainë "të pakuptimta" pa Rusinë
Gusht 07, 2023 17:24Rusia deklaroi se pa pjesëmarrjen e Moskës, takimi dy-ditor i organizuar nga Arabia Saudite për të gjetur një zgjidhje paqësore të luftës në Ukrainë nuk kishte asnjë vlerë.
-
Bisedimet dyditore në Jeddah të Arabisë Saudite për zgjidhjen e krizës së luftës Ukrainë-Rusi përfunduan pa arritur një rezultat konkret.
Gusht 07, 2023 06:06Përfaqësuesit e më shumë se 30 vendeve, duke përfshirë Brazilin, Britaninë e Madhe, Indinë, Kinën, Shtetet e Bashkuara, Turqinë, Afrikën e Jugut, si dhe anëtarët e Bashkimit Evropian, të shtunën dhe të dielën mbajtën një takim në Jeddah të Arabisë Saudite, për paqe dhe zgjidhjen e krizës në Ukrainë.