Digjet kampi më i madh i refugjatëve në  Greqi
(last modified Thu, 10 Sep 2020 07:33:19 GMT )
Shtator 10, 2020 09:33 Europe/Tirane
  • Digjet kampi më i madh i refugjatëve në  Greqi

Banorët e Moria kanë bllokuar unazën në zonë, duke protestuar kundër informacionit që qarkulloi për shkatërrimin dhe ndërtimin nga e para të strukturës së kampit të refugjatëve që u dogj nga zjarri i një dite më parë.

 Banorët kanë vendosur gurë dhe sende të tjera në rrugë, në mënyrë që të parandalojnë lëvizjen e automjeteve të rënda për të shkuar drejt kampit. Ndërkohë autoritetet kanë deklaruar se gjatë ditës së sotme do të kryhen të gjitha veprimet e nevojshme për strehimin e menjëhershëm të personave në nevojë dhe familjeve të Morias, në zona të projektuara posaçërisht. Ministria e Emigracionit dhe Azilit deklaroi se pas zjarrit të djeshëm  struktura ishte evakuuar pjesërisht pa viktima. Të miturit e pashoqëruar u transportuan jashtë Lesvosit, një anije lundroi në mënyrë që të mos kishte familje të pastreha gjatë natës. Sidoqoftë, ai sqaroi se zjarri i dytë që shpërtheu natën e kaluar dhe shkatërroi pjesën më të madhe të strukturës “ndaloi punën për restaurimin”.  “Shqetësimi kryesor i shtetit ishte siguria e të gjithë atyre që u prekën nga zjarri. Padyshim që sjelljet shantazhuese nuk do të tolerohen” tha ai.

Tags