Mbërrin avioni i parë me 149 afganë në Maqedoninë Veriore
(last modified Tue, 31 Aug 2021 05:46:12 GMT )
Gusht 31, 2021 07:46 Europe/Tirane
  • Mbërrin avioni i parë me 149 afganë në Maqedoninë Veriore

Mbrëmjen e djeshme (30 gusht) rreth orës 23:30, mbërriti avioni i parë me refugjatë në Maqedoninë Veriore.

Grupi përbëhet nga 149 qytetarë afganë, kryesisht persona që kanë punuar në organizatat ndërkombëtare, si dhe familjet e tyre. Grupi i afganëve u prit nga Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Pritet që refugjatët të strehohen në  një hotel në rrethinat e Shkupit, ndërsa me të zbritur në aeroport ata u testuan për Covid-19. Ndërkohë avioni i fundit amerikan është larguar nga aeroporti i Kabulit, mbrëmë. Lajmi është konfirmuar nga Sekretari i Shtypit i Pentagonit John Kirby i cili shprehet se forcat amerikane  janë larguar nga Afganistani.

Tags