Zaev nuk do të marrë pjesë në takimin e "Open Ballkan"
(last modified Mon, 01 Nov 2021 18:56:27 GMT )
Nëntor 01, 2021 19:56 Europe/Tirane
  • Zaev nuk do të marrë pjesë në takimin e

Zoran Zaev të dielën, 31 tetor dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe kryetarit të partisë, Lidhjes Social-Demokrate, të cilën e drejton që nga 2013-a.

Ky vendim i tij ka ardhur pasi ka humbur zgjedhjet dhe në një dalje për mediat ai ka njoftuar dorëheqjen e tij nga posti i Kryeministrit dhe nga posti i kryetari të LSDM-së. Mediat lokale në Maqedoninë Veriore njoftuan se Zaev nuk do të marrë pjesë në takimin e radhës të nismës "Open Ballkan" që do të zhvillohet në Serbi. Zaev ka caktuar një person tjetër sepse për shkak të zhvillimeve politike dhe dorëheqjes nuk do të jetë pjesë e atij takimi. Zoran Zaev detyrën si kryeministër e mori në vitin 2017 pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën në vitin 2016.

 

Tags