Protesta anti-Vuçiç, digjet flamuri serb në bulevard
Protestues të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha kanë djegur një nga flamujt serbë të vendosur në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, në kryeqytet dhe kanë dëmtuar disa të tjerë.
Flamujt serbë janë vendosur me rastin e vizitës së presidentit Aleksandër Vuçiç në kuadër të nismës ‘Open Balkan’. Protesta është thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe fraksioni brenda PD që është kundër kryetarit, Lulzim Basha. Protestuesit e mbledhur para selisë së PD, përveç parullave kundër Vuçiç kanë lëshuar etiketime dhe për kreun e PD duke thirrur “Basha ik”. Vuçiç gjendet në Tiranë në kudër të takimeve për marrëveshjet që rrjedhin nga iniciativa e bashkëpunimit rajonal ‘Open Balkan’. Në gatishmëri për mbarëvajtjen e protestës janë rreth 1 mijë efektivë të Policisë së Shtetit.