Delegacioni nga Kosova takoi zyrtarë të vendeve dhe partnere të NATO-s
(last modified Mon, 30 May 2022 12:53:20 GMT )
May 30, 2022 14:53 Europe/Tirane
  • Delegacioni nga Kosova takoi zyrtarë të vendeve dhe partnere të NATO-s

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e para të punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, krahas punimeve të sesioneve të Komisioneve Parlamentare, delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës ka zhvilluar takime të rëndësishme dypalëshe me delegacione të vendeve të ndryshme, anëtarë e partnerë të NATO-s: Me Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Poloninë, Lituaninë, Letoninë, Estoninë, Finlandën, Maqedoninë e Veriut etj.

"Sot pritet që delegacioni të takojë delegacionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Turqisë, Francës e delegacione të vendeve tjera. Fokusi i takimeve ishte procesi integrues i vendit në mekanizmat ndërkombëtarë dhe avancimi i statusit të delegacionit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Në secilin takim është konstatuar si e nevojshme që Kosova të përfshihet sa më parë në marrëveshje direkte me NATO-n, qoftë fillimisht përmes programit të Partneritetit për Paqe", njofton Kuvendii Kosovës.

Delegacionet kanë shfaqur hapur mbështetjen për proceset integruese për Kosovën dhe mirënjohjen për pozicionimin e qartë të Republikës së Kosovës kundrejt agresionit të Rusisë mbi Ukrainën.

"U vlerësua se rreshtimi pa hezitim i Kosovës krahas bashkësisë ndërkombëtare tregon për vlerat e përbashkëta që Kosovën e përbashkojnë me aletatët në NATO e në Bashkimin Evropian", njofton Kuvendii Kosovës.

Tags