Ischinger: Thellësisht i shqetësuar për tensionet e vazhdueshme
Dhjetor 24, 2022 13:53 Europe/Tirane
Ish-emisari gjerman në bisedimet Kosovë-Serbi, Wofgang Ischinger, shprehet i shqetësuar për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.
Ischinger, përmes një postimi në Twitter, shkruan se veprimi dhe roli vendimtar i BE-së është urgjent.
Më tej ai shtron pyetjen nëse Serbia është vënë në dijeni se nxitja e dhunës në shtetin fqinj, Kosovën, do ta bënte të pamundur vazhdimin e procesit të anëtarësimit në BE.
“Thellësisht i shqetësuar për tensionet e vazhdueshme. Veprim/roli vendimtar i BE-së urgjent. A është vënë në dijeni Serbia se nxitja e dhunës në shtetin fqinj, Kosovën do ta bënte të pamundur vazhdimin e procesit të anëtarësimit në BE?”, shkruan ai në Twitter.
RTKlive