Britania e Madhe kërkon që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës
(last modified Thu, 26 Jan 2023 06:55:41 GMT )
Janar 26, 2023 07:55 Europe/Tirane
  • Britania e Madhe kërkon që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe, John Howell deklaroi në seancën e Asamblesë Parlamentare të kësaj organizate ndërkombëtare, se Kosova duhet të ecë përpara me anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Në një debat të mbajtur me iniciativën e Britanisë së Madhe në selinë e Këshillit të Evropës, Howell kërkoi që çështja e anëtarësimit të Kosovës të ndahet nga progresi në dialogun e Kosovës me Serbinë, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian (BE). “Kosova nuk duhet të mbahet peng në raport me progresin në dialogun e udhëhequr nga BE-ja. Duhet të tregojmë se Këshilli i Evropës është i ndarë nga Bashkimi Evropian dhe se ka vlerat dhe parimet e veta mbi bazën e të cilave sillen vendimet”, tha Howell në fjalën e tij. Kosova e ka dorëzuar kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në maj të vitit 2022. Serbia e kundërshton anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në institucione dhe organizata të tjera ndërkombëtare dhe në mënyrë aktive është duke bërë fushatë për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Tags