Osmani: Kosova e përkushtuar për avancimin e barazisë gjinore
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në edicionin e dhjetë të Javës së Gruas, me temën kryesore “Barabarësia: Parakusht për Ripërtërirje të Demokracisë”, ka thënë se Kosova e ka përkushtimin e palëkundur për të avancuar gjithnjë e më shumë barazinë gjinore në vend.
Presidentja me këtë rast tha se një demokraci e mirëfilltë është një demokraci që kontribuuan në mënyrë aktive për përmirësimin dhe avancimin e pozitës së gruas në një shoqëri, një demokraci e shëndosh është një demokraci që frymon mbi parimin e jetësimit të barazisë gjinore.
Ajo tha se edhe pse Republika jonë është vetëm 15-vjeçare qytetarët tanë e kanë dëshmuar ndër vite se e kuptojnë rëndësinë esenciale të përfshirjes së gruas në jetën institucionale e publike.
“Në 15 vite rrugëtim Kosova mbetet vendi lider në rajon dhe më gjerë me dy gra presidente në historinë e saj të re me një përbërje parlamentare që shkon përtej kuotës gjinore, me një qeveri ku gratë janë më të përfaqësuar dhe janë më të fuqishme se kurrë më parë por mbi të gjitha Kosova është sot vendi që e ka përkushtimin e palëkundur për të avancuar gjithnjë e më shumë barazinë gjinore në vend. Realiteti është se angazhimi fatkeqësisht nuk është i njëtrajtshëm”, tha e para e vendit Vjosa Osmani.
Tutje ajo ka vazhduar se institucionet të caktuara punojnë me intensitet më të lartë, e disa e kanë marr dukshëm më shtruar këtë çështje.
: Por, çdo ditë e më shumë po bëhet më e qartë se kur gratë udhëheqin, kur grave u dëgjohet zëri, kur gratë përfshihen në politikëbërje dhe vendimmarrje rezultatet e janë konkrete e progresi është i pashmangshëm”, tha Osmani.
RTKlive