Rama për “Open Balkan”: Shkëmbimi tregtar u rrit me 24.8%
(last modified Mon, 03 Apr 2023 07:12:22 GMT )
Prill 03, 2023 09:12 Europe/Tirane
  • Rama për “Open Balkan”: Shkëmbimi tregtar u rrit me 24.8%

Kryeministri Edi Rama ndodhet në panairin e verërave në Bardolino, Itali, ku zhvilloi takim trepalësh me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Në fjalën e tij Rama theksoi rëndësinë e “Open Balkan” duke sjellë në vëmendje se shkëmbimi tregtar u rrit me 24.8% falë bashkëpunimit të 3 vendeve. Ai theksoi se është e rëndësishme që të tre vendet të punojnë në një këndvështrim strategjik për forcimin e lidhjeve me BE-në, forcimin e bashkëpunimit dhe në të njëjtën kohë për të siguruar që të ketë një dialog  dhe sqaroi se procedura nuk është në kundërshtim me integrimin europian. “Ky është një shans i madh për të folur për bujqësinë, prodhimin e verës, sfidat dhe ambiciet tona. Ky është një shans i madh që prodhuesit tanë të kontaktojnë dhe të krijojnë marrëdhënie me prodhues të tjerë në rajon”, u shpreh kryeministri.

Tags