Lajçak paralajmëron takim kryenegociatorësh në Bruksel
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i144300-lajçak_paralajmëron_takim_kryenegociatorësh_në_bruksel
Kryenegociatorët, ai Kosovës Besnik Bislimi dhe i Serbisë, Petar Petkovic, së shpejti pritet të takohen në Bruksel. Kështu ka bërë të ditur i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 22, 2023 07:58 Europe/Tirane
  • Lajçak paralajmëron takim kryenegociatorësh në Bruksel

Kryenegociatorët, ai Kosovës Besnik Bislimi dhe i Serbisë, Petar Petkovic, së shpejti pritet të takohen në Bruksel. Kështu ka bërë të ditur i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Përmes një shkrimi në llogarinë zyrtare në Facebook, Lajçak ka thënë se javën e kaluar në bisedimet që i pati arritën njëfarë progresi. Përderisa kjo javë nis me pikat e tjera, java e kaluar ishte tërësisht e fokusuar në atë kryesoren–dialogun për normalizim. E nisa duke pritur kryenegociatorët për një raund tjetër të negociatave të dialogut në Bruksel”. “Ne diskutuam rrugën përpara për zbatimin e marrëveshjes së 27 shkurtit dhe synuam t’i qartësojmë çështjet që kanë mbetur të hapura. Ndërsa gjetja e bazës së përbashkët mund të jetë sfiduese, ne arritëm njëfarë progresi. Diskutimet tona do të vazhdojnë sërish në javët në vijim”, ka thënë Lajçak. Zëvendëskryeministri Bislimi pas takimit me Petkoviqin javën e kaluar në Bruksel, pati deklaruar se nuk është dashur të priten rezultate konkrete. Kjo pasi, theksoi se është fillim i diskutimeve. ‘’Mendoj që rezultate as nuk është dashur të priten sot. Është fillim i diskutimeve në mënyrë që ta kemi të qartë se ku ndodhemi me procesin dhe ku duam të shkojmë, por nuk është që kemi pritur sot të përfundojmë ndonjë nga proceset.’’