Sërish tensione në veri të Kosovës, policia hedh gaz lotsjellës në Zveçan
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i144618-sërish_tensione_në_veri_të_kosovës_policia_hedh_gaz_lotsjellës_në_zveçan
Sërish tensione në veri të Kosovës. Forca të shtuara të KFOR-it janë parë sot në mëngjes në dy komunat veriore, Zubin Potok dhe Leposavic.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 29, 2023 07:54 Europe/Tirane
  • Sërish tensione në veri të Kosovës, policia hedh gaz lotsjellës në Zveçan

Sërish tensione në veri të Kosovës. Forca të shtuara të KFOR-it janë parë sot në mëngjes në dy komunat veriore, Zubin Potok dhe Leposavic.

 Grupe qytetarësh serbë u mblodhën para ndërtesës së komunës në Leposaviq për të kundërshtuar marrjen e pushtetit lokal nga kryetari i ri shqiptar, Lulzim Hetemi.  Në Zveçan është vendosur një gardh metalik, i cili e ka bllokuar rrugën që çon drejt ndërtesës së komunës. Përveç KFOR-it, afër vetë objekteve komunale, janë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.  Siç raportohet, Policia e Kosovës ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë qytetarët pasi tentuan të hyjnë në objektin e komunës së Zveçanit.  Mësohet se kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, është duke biseduar me pjesëtarë të misionit paqeruajtës KFOR në Zveçan.