Kryeministri Edi Rama uron Erdogan për fitoren e zgjedhjeve
(last modified Mon, 29 May 2023 05:54:54 GMT )
May 29, 2023 07:54 Europe/Tirane
  • Kryeministri Edi Rama uron Erdogan për fitoren e zgjedhjeve

Kryeministri Edi Rama ka uruar Rexhep Tajip Erdogan për fitoren e mandatit të tretë presidencial.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Rama shkruan: Urime për fitoren Zoti President.  Këtë të dielë Erdogan u rizgjodh presidenti i Republikës së Turqisë me me 51.4% të votave përballë rivalit të tij, Kemal Kilicdaroglu i cili arriti të siguronte vetëm 48.6% të votave. Ashtu siç pritej, gara mes dy kandidatëve ka qenë mjaft e fortë dhe kjo tregohet edhe nga diferenca e ngushtë mes tyre në rezultatin përfundimtar. Pas shpalljes së fitores Erdogan ka mbajtur fjalimin e tij të parë duke falenderuar të gjithë qytetarët të cilët i besuan dhe e votuan.

Tags