Osmani: Kosova po punon në draft statut për Asociacionin, gati shtensionimi
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i145394-osmani_kosova_po_punon_në_draft_statut_për_asociacionin_gati_shtensionimi
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për medie, pas adresimit në Parlamentin Evropian, tha se janë në kontakt të vazhdueshëm me ShBA-në e BE-në, sa i përket situatës në veri të vendit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 14, 2023 17:41 Europe/Tirane
  • Osmani: Kosova po punon në draft statut për Asociacionin, gati shtensionimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për medie, pas adresimit në Parlamentin Evropian, tha se janë në kontakt të vazhdueshëm me ShBA-në e BE-në, sa i përket situatës në veri të vendit.

Madje sipas saj, të arriturat kolosale të Kosovës, liria dhe pavarësia jonë nga aleancat tona.

Presidentja theksoi se Kosova është duke përgatitur draftin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke shtuar se ekspertët në Kosovë po punojnë për hartimin e këtij drafti dhe i njëjti do të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 dhe qëndrimin amerikan për Asociacionin.

E pyetur për anulimin e mbledhjes se përbashkët të dy qeverive, Kosovës e Shqipërisë,  nga kryeministri Edi Rama, ajo theksoi se kjo çështje është  mes dy qeverive, por shtoi se te dyja vendet duhet te punojnë si motra.

Tutje presidentja shtoi se është hera e parë që u dëgjua himni i Republikës në Parlamentin Evropian dhe pret qe pikërisht ky institucion të ndihmojë që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat, pas aplikimit te vendit për anëtarësim në BE, që ndodhi vitin e kaluar.

RTK