Shqipëria feston 111- vjetorin e shpalljes së pavarësisë
(last modified Tue, 28 Nov 2023 19:07:39 GMT )
Nëntor 28, 2023 20:07 Europe/Tirane
  • Shqipëria feston 111- vjetorin e shpalljes së pavarësisë

Në sheshin Skënderbe të tejmbushur nga qytetarët që kishin ardhur nga e gjithë bota, u zhvillua dhe ceremonia e ngritjes së flamurit me rastin e 111- vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Nën tingujt e Bandës Frymore flamuri kuq e zi u ngrit në sheshin e shqiptarëve, ndërsa u këndua edhe himni kombëtar.

Në krah të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ishin dhe drejtues të bashkive dhe komunave shqiptare nga trojet shqiptare, ndërsa nuk mungonin dhe drejtues të organizatave të ndryshme të shqiptarëve anekënd botës.

Këtë 28 nëntor, Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon dhe Bashkia Tiranë, në bashkëpunim me Shoqatën “Rrënjët shqiptare”, Kryeministrinë, Ministrinë e Kulturës dhe Arkivin e Shtetit sollën për herë të parë në Tiranë “Paradën e Shqiptarëve”, nën emrin “Rrënjët Kuq e Zi.

Ndërkohë, sot në Vlorë u mbajt ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit, ku pjesëmarrës kanë qenë presidenti Begaj, kryeministri Rama, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.

Në përfundim të kësaj ceremonie të katër kryetarët u takuan me qytetarë të Shqipërisë e Kosovës, pjesëmarrës në ceremoni.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh për mediat: Gëzuar të gjithë shqiptarët Flamuri, pavarësia, bashkimi, Liria!

 

Tags