Mars 19, 2024 08:08 Europe/Tirane
  • Rumania po ndërton bazën më të madhe të NATO-s në Evropë

Rumania po rinovon një bazë ajrore 130 kilometra nga kufiri ukrainas me qëllim forcimin e krahut lindor të NATO-s.

Sipas ISNA, Rumania ka nisur punën e saj për të rindërtuar një bazë ajrore që do të bëhet objekti më i madh i NATO-s në Evropë. Kjo bazë ndodhet pranë qytetit të Konstancës në Detin e Zi dhe rreth 130 kilometra nga kufiri me Ukrainën. Sipas Euronews, në këtë projekt do të zhvillohet një bazë ajrore që i përket Forcave Ajrore Rumune, e njohur si baza ajrore “57 Mihail Kogalnica”. Kjo bazë e re do të jetë 20% më e madhe se baza ajrore Ramstein, baza më e madhe ajrore në Evropë e vendosur në Gjermani dhe do të strehojë 10,000 ushtarë të NATO-s dhe familjet e tyre. Ky projekt i gjerë do të kushtojë 2.5 miliardë euro, duke përfshirë një pistë të re, godina administrative, depo karburanti dhe depo municionesh. Kjo bazë do të ketë edhe akomodim të personelit, shkolla, kopshte, dyqane dhe madje edhe spital. Qendra ndodhet në Aeroportin Ndërkombëtar Mikhail Kogalnica pranë qytetit port të Konstancës në Detin e Zi. Aktualisht në këtë objekt janë të vendosur 5000 ushtarë të NATO-s, kryesisht amerikanë.

Tags