Zgjerimi i bashkëpunimeve informative mes Iranit dhe Shqipërisë
Drejtori i sektorit mediatik në ministrinë e kulturës dhe edukimit islamik të Iranit dhe kreu i Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATA), theksuan vullnetin e palëve për zgjerimin e bashkëpunimeve në fushën e lajmeve dhe shërbimeve informative mes Teheranit dhe Tiranës.
Gëzim Podgorica drejtori i përgjithshëm i ATA ditën e hënë u takua me Muhamed Xhafar Safi drejtori i përgjithshëm i sektorit mediatik të jashtëm në ministrinë e Kulturës dhe Edukimit islamik në Iran. Në këtë takim u diskutua mbi rëndësinë e bashkëpunimit mes ATA dhe agjencia iraniane të lajmeve IRNA. Nga ana e tij drejtori Podgorica tha: Ne jemi të gatshëm që lajmet e konfirmuara nga agjencia IRNA t’i transmetojmë në Agjencisë Telegrafike Shqiptare. Muhamed Xhafar Safi mirëpriti marrëveshjen e arritur mes ATA dhe IRNA dhe tha se mediat perëndimore publikojnë lajme të padrejta rreth Iranit. Ai si shembull përmendi propagandën e gjerë të mediave perëndimore rreth gjoja përpjekjeve të Iranit për prodhimin e bombës atomike dhe tha se sot bota e ka kuptuar falsitetin dhe mashtrimin e të tilla lajmeve. Safi tha se vendosja e lidhjeve mes mediave mike është e vetmja metodë për transmetimin e lajmeve të drejta. IRNA dhe ATA ditën e dielë nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në shkëmbimin e eksperiencës profesionale dhe lajmeve. Gjithashtu është dhënë propozimi për vendosjen e lidhjeve mes radiotelevizionit shqiptar dhe radiotelevizionit iranian.