Mercenarët sauditë pësojnë humbje në provincën Bidha
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i96410-mercenarët_sauditë_pësojnë_humbje_në_provincën_bidha
Forcat ushtrisë dhe komitetet popullore në Jemen gjatë luftimeve me mercenarët sauditë u kanë shkaktuar atyre dëme të shumta dhe të rënda në provincën Bidha. Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit njoftoi vrasjen e dhjetëra mercenarëve sauditë në provincën Bidha të Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 22, 2020 02:04 Europe/Tirane
  • Mercenarët sauditë pësojnë humbje në provincën Bidha

Forcat ushtrisë dhe komitetet popullore në Jemen gjatë luftimeve me mercenarët sauditë u kanë shkaktuar atyre dëme të shumta dhe të rënda në provincën Bidha. Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit njoftoi vrasjen e dhjetëra mercenarëve sauditë në provincën Bidha të Jemenit.

Jahja Sarei, zëdhënës i forcave të armatosura të Jemenit edhe një herë bëri të ditur se forcat mercenare sauditë kanë pësuar disfatë të rëndë. Sipas tij forcat mercenare saudite synonin të futeshin në provincën Bidha, por janë ndeshur me rezistencën e forcave të Jemenit. Forcat jemenase në përleshjet me mercenarët sauditë kanë vrarë me dhjetëra prej tyre. Vlen të theksohet se edhe në shumë zona të Jemenit forcat mercenare saudite kanë pësuar disfata të rënda në përballjen e tyre me ushtrinë jemenase. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit.