Forcat çeçene morën nën kontroll një fshat të Ukrainës
(last modified Mon, 10 Jun 2024 08:04:09 GMT )
Qershor 10, 2024 10:04 Europe/Tirane
  • Forcat çeçene morën nën kontroll një fshat të Ukrainës

Ramazan Kadyrov, lideri i rajonit çeçen në Rusi, tha se forcat speciale çeçene kanë marrë nën kontroll një fshat kufitar në Ukrainë.

Sipas agjencisë Reuters, Kadyrov njoftoi të dielën mbrëma se njësia çeçene e quajtur "Akhmet" arriti të merrte kontrollin e fshatit Ryzhivka në rajonin Sumy të Ukrainës.

Ai shtoi se "forcat çeçene i shkaktuan shumë dëme palës ukrainase në një përparim masiv dhe i detyruan ata të tërhiqeshin".

Agjencia e lajmeve Tass, duke cituar së fundmi komandantin e forcave çeçene, shkruajti se këto forca janë dërguar në zonën kufitare Belgorod, në Rusi.

Në një takim me presidentin rus Vladimir Putin në maj, Kadyrov theksoi se dhjetëra mijëra ushtarë të tij janë gati për të luftuar në Ukrainë. Ai shtoi se gjithsej 43,500 ushtarë çeçenë luftuan në Ukrainë.

 

Tags