Amerika hoqi embargon e armëve ndaj njësitit neonazist të Ukrainës
(last modified Tue, 11 Jun 2024 07:26:12 GMT )
Qershor 11, 2024 09:26 Europe/Tirane
  • Amerika hoqi embargon e armëve ndaj njësitit neonazist të Ukrainës

Departamenti Amerikan i Shtetit ka lejuar dërgimin e armëve prej këtij vendi për brigadën ukrainase "Azov", anëtarët e së cilës mbështesin hapur pikëpamjet e transnacionalizmit dhe neonazizmit. Dërgesat e armëve ishin të kufizuara më parë për shkak të lidhjeve të këtij njësiti me ideologjinë e urrejtjes.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve ISNA, Departamenti Amerikan i Shtetit në një deklaratë për gazetën "The Washington Post", duke iu referuar ligjit që ndalon ndihmën ushtarake për njësi të tilla, pohoi: “Pas një hetimi të plotë, u konstatua se Brigada e 12-të e Forcave Speciale Azov të Ukrainës nuk ishte i përfshirë në shkelje të të drejtave të njeriut. Nuk është gjetur asnjë provë për shkelje të tilla nga Azov.”

Sipas rrjetit të lajmeve "Russia Today", Azov u krijua si një brigadë vullnetare në vitin 2014 dhe mori pjesë në luftën me rajonin Donbas, pasi rajoni vendosi të ndahej nga Ukraina.

Forcat kryesore të këtij grupi ishin anëtarët e dikurshëm dhe aktivë të grupeve nacionaliste, neonaziste, si dhe të turmave të ekstremit të djathtë ukrainas.

Themeluesi kryesor i kësaj njësie, Andriy Biletsky, ishte anëtar i një organizate supremaciste të bardhë në vitet 2000. Që atëherë, ai ka zbutur retorikën e tij dhe ka mohuar çdo lidhje me neonazizmin.

Sidoqoftë, shumë luftëtarë të njësitit Azov vazhdojnë të mbajnë tatuazhe naziste dhe relike të lidhura me Rajhun e Tretë.

Brigada mban ende parulla me simbole naziste. Kjo njësi u integrua në Gardën Kombëtare të Ukrainës në vitin 2015 dhe është rritur ndjeshëm gjatë viteve.

Në vitin 2018, Kongresi Amerikan ndaloi dorëzimin e armëve për njësitin Azov, për shkak të lidhjes së tij me ideologjinë neonaziste.

 

Tags