Takimi mes presidentit në detyrë të Iranit dhe presidentit të Kinës
(last modified Thu, 04 Jul 2024 16:50:31 GMT )
Korrik 04, 2024 18:50 Europe/Tirane
  • Takimi mes presidentit në detyrë të Iranit dhe presidentit të Kinës

Presidenti në detyrë i Iranit dhe presidenti kinez Xi Jinping u takuan dhe diskutuan me njëri-tjetrin në Kazakistan.

Sipas ISNA, Muhamed Mohbar mbrëmjen e kësaj të enjte në margjinat e samitit të 24-të të vendeve anëtare të Organizatës së Shangait, gjatë takimit me presidentin e Kinës, Xi Jinping, duke falënderuar qeverinë dhe popullin kinez për shprehjen e simpatisë dhe solidaritetit me popullin e Iranit në rastin e humbjes së dëshmorit Raisi dhe shokëve të tij deklaroi: “Marrëdhëniet ndërmjet Iranit dhe Kinës janë strategjike dhe po thellohen e zhvillohen në bazë të interesave dhe respektit reciprok.”

 Presidenti në detyrë i Iranit tha: “Është serioze vendosmëria e krerëve të dy vendeve për të vazhduar dhe zgjeruar bashkëpunimin bilateral në fushën ekonomike, tregtare dhe energjetike. Në këtë takim, presidenti kinez Xi Jinping duke shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen martire të presidentit dhe shokëve të tij, i kërkoi Mohbarit që t'i përcjellë përshëndetjet e tij liderit suprem të Revolucionit Islamik. Presidenti i Kinës tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë strategjike dhe deklaroi: “Politika e Kinës për të zgjeruar marrëdhëniet me Republikën Islamike të Iranit nuk ndikohet nga faktorë të jashtëm.”

 Xi Jinping vuri në dukje se vendi i tij dëshiron të vazhdojë zhvillimin dhe përparimin dhe të përmirësojë mirëqenien e kombit iranian.