Ndërmjetësuesit njoftuan ndërprerjen e negociatave për armëpushim në Gaza
(last modified Sun, 14 Jul 2024 08:17:38 GMT )
Korrik 14, 2024 10:17 Europe/Tirane
  • Ndërmjetësuesit njoftuan ndërprerjen e negociatave për armëpushim në Gaza

Agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar dy zyrtarë egjiptianë, njoftoi të shtunën se negociatat për armëpushim në Gaza janë ndërprerë në mënyrë që regjimi sionist të tregojë seriozitetin e tij për të çuar përpara negociatat dhe për të arritur një marrëveshje.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Sky Neës Arabic të shtunën citoi dy burime egjiptiane në bisedimet e armëpushimit dhe njoftoi se bisedimet për armëpushimin në Gaza janë ndërprerë pasi negociatat intensive me palët "izraelite" nuk ishin shpresëdhënëse. Dy burime të negociatorëve egjiptianë thanë: Tel Avivi nuk ka asnjë qëllim të vërtetë për të rënë dakord. Dy negociatorët egjiptianë në tryezën e negociatave për armëpushimin, të cilët nuk deshën tu përmendet emri, thanë se natyra e komunikimit ndërmjet liderëve në pushtet në Tel Aviv dhe negociatorëve të tyre tregon se nuk ka konsensus të brendshëm në Tel Aviv, sepse gjatë negociatave ekipi negociator fillimisht u pajtua me kushtet e armëpushimit dhe më vonë ata filluan të bëjnë ndryshime në kushtet e marrëveshjes dhe më pas na befasuan duke propozuar kushte të reja, të cilat në fakt i ndërlikuan negociatat. Pavarësisht negociatave të vazhdueshme për një armëpushim dhe shkëmbim të robërve, ushtria okupatore izraelite dje kreu dy krime brutale në Khan Yunis dhe Gaza, gjatë të cilave më shumë se 400 palestinezë ranë dëshmorë dhe u plagosën. Khalil al-Hiya, nënkryetari i zyrës politike të lëvizjes Hamas, e konsideroi Netanyahun përgjegjës për dështimin e negociatave dhe sabotimet për të arritur një marrëveshje.