Kolonialzmi, nga fillimi deri më sot (5)
Në episodin e pestë të podkastit "Kolonializmi nga fillimi deri më sot" do të shqyrtojmë dimensionet dhe metodat e kolonializmit.
Seriali i podkasteve "Kolonializimi, nga fillimi deri më sot" duke prezantuar fenomenin ogurzi të kolonializmit, diskuton historinë, sfondin dhe mënyrën e krijimit të këtij fenomeni në pjesë të ndryshme të botës, dhe duke shqyrtuar shkaqet e shfaqjes dhe krijimit të kolonializmit, prezanton edhe llojet e tij. Në episodin e pestë të këtij podkasti, i cili bazohet kryesisht në materialin e paraqitur në librin "Njohja e kolonializmit" të shkruar nga Mustafa Eskandari, prezantohen dhe analizohen dimensionet dhe metodat e kolonializmit. Ju lutemi qëndroni me ne deri në fund të këtij episodi.
Mirë se vini në episodin e pestë të podkastit serik "Kolonializmi nga fillimi deri më sot". Në këtë episod do të shqyrtojmë dimensionet dhe metodat e kolonializmit. Në katër episodet e kaluara jemi njohur me prezantimin e kolonializmit, tiparet dhe etapat e tij të ndryshme. Gjithashtu në veçanti kemi paraqitur edhe disa të dhëna për grupe të ndryshme si grupet dhe organizatat propagandistike kristiane, orientalistët, këshilltarët, intelektualët dhe njerëzit e pavetëdijshëm të cilët i kanë ndihmuar kolonizatorët të arrijnë qëllimet e tyre djallëzore. Tani në këtë episod do të ndjekim një tjetër apsekt të kolonializmit. Qëndroni me ne!
**********************************************
Me shfaqjen e ideve dhe mendimeve të reja politike, kulturore, ekonomike dhe shoqërore në rajonet e sunduara nga kolonizatorët, në këto rajone të botës u krijuan disa lëvizje anti-kolonialiste dhe u krijua hapësira për shkatërrimin e kolonializmit të vjetër, një kolonializëm i cili e kishte më të nevojshme se më parë të ishte prezent në kolonitë e veta, por largimi i kolonizatorëve nga kolonitë, nuk shënoi fundin e kolonializmit por kolonizatorët u kthyen përsëri në ato vende vetëm se me një metodë të re e cila quhet neokolonializëm. Kjo metodë e kolonializmit u projektua në bazë të burimeve dhe sistemeve të reja ideologjike të cilat fisnikërinë ia japin njeriut që jepet pas qejfeve, që është në kërkim të përfitimeve dhe i pangopur duke e promovuar sistemin kulturor, politik dhe ekonomik në përputhje me ta. Ky lloj kolonializmi përbëhet nga dimensione të ndryshme politike, kulturore dhe ekonomike.
Në dimensionin politik, neokolonializmi ka po atë kuptimin e imponimit të sundimit politik mbi vendin e kolonizuar, i cili sigurohet nëpërmjet vendosjes në sistemin politik të personave që kanë në mendje kolonizatorët, me punësimin e personave dhe forcave në brendësi të sistemit politik që janë të lidhura me kolonizatorët dhe me anë të krijimit të përçarjes dhe mosmarrëveshjes në popullin e kolonizuar.
Në këtë kuadër, me anë të krijimit të shkollave teorike politike me pamje të jashtme të bukur dhe intriguese në fushën e modelit të qeverisjes dhe sistemit politik, si dhe me propagandimin e tyre nëpërmjet faktorëve të huaj dhe vendas, kolonizatorët fitojnë kontroll të plotë mbi opinionin e popujve të kolonizuar deri sa këta popuj të vetmen rrugë të tyre të shpëtimit ta kërkojnë tek mbështetja në sistemet politike të krijuara nga kolonizatorët. Pas pranimit të sistemit politik të zgjedhur nga kolonizatorët, sistem ky që nuk ka asnjë lidhje me gjendjen kulturore vendase të këtyre popujve, kolonitë vendosen në rrugën e përcaktuar nga kolonizatorët.
Duke zbuluar forcat dhe faktorët vendas që janë të interesuar në idenë dhe politikën kolonialiste, kolonizatorët i organizojnë dhe i vendosin ata në mënyrë të fshehtë dhe delikate në punë dhe poste të ndryshme dhe në përputhje me çdo kohë me anë të tyre u imponojnë vendeve të kolonizuara sistemin politik që e dëshirojnë. Ata gjithashtu prishin idetë, mendimet dhe imazhet e figurave opozitare dhe kundërshtare duke i nxjerrë nga skena e zhvillimeve. Këto forca të cilat zbulohen dhe edukohen nëpërmjet shoqatave studimore dhe organizatave politike të fshehta, fitojnë një lloj përkatësie me vendet kolonialiste dhe si përfundim vendosen në linjën e kërkesave të tyre. Roli i këtyre forcave në forcimin e kolonizatorëve do të jetë shumë herë më ndikues se vetë forcat ushtarake të fuqive kolonialiste.
Një levë dhe mjet tjetër i kolonizatorëve për të zgjatur kolonializmin e tyre, është krijimi i përçarjes dhe mosmarrëveshjes në mesin e popujve të kolonizuar. Përçarja dhe mosmarrëveshja, në çdo popull qoftë, bëhet shkak i përleshjeve dhe shpërdorimit të forcave dhe kapaciteteve dhe si përfundim bëhet shkak i dobësimit të kombit.
Në përputhje me ajetin e 46-të të sures Enfal të Kur'anit Fisnik:
"Mos u grindni ndërmjet jush, sepse do të humbni guximin e do t’ju humbet fuqia."
Kolonizatorët janë gjithmonë në përpjekje për të krijuar përçarje në mesin e popullit të një vendi në mënyrë që të fitojë autoritet mbi të. Ashtu siç është e njohur, politika e famshme e anglezëve në kolonitë e tyre e cila ka qenë motoja "përça dhe sundo".
Në çdo kohë, me anë të hileve të tyre kolonizatorët kanë futur përçarje. Për shembull në disa rajone kanë shkaktuar përçarje mes ndjekësve të feve të ndryshme, në disa rajone në mesin e ndjekësve të një feje, dhe shpesh kanë krijuar përçarje edhe mes popujve dhe racave të ndryshme. Ata po ashtu mundohen të gjejnë arsye të qëndrueshme për krijimin e përçarjes ashtu siç përdorën në Indi xhaminë "Baberi" si një mjet për të krijuar përçarje mes myslimanëve dhe hindasve ekstremistë. Për shkak të kësaj çështje, mes myslimanëve dhe hindasve ndodhën përleshje të përgjakshme dhe gjatë tyre u vra një numër i madh myslimanësh.
********************
Një tjetër dimension i neokolonializmit është ai kulturor. Në dimensionin kulturor, kolonializmi ndodh me anë të imponimit të vlerave, zakoneve, mentalitetit dhe kulturës së vendit kolonizator mbi popullin e kolonizuar në një formë që popujt e kolonizuar, pas një kohe e harrojnë tërësisht identitetin e tyre. Ky dimension i kolonializmit realizohet nëpërmjet rrugëve të ndryshme si përhapja e korrupsionit dhe imoralitetit, dobësimi i fesë dhe i vlerave fetare, dobësimi i vlerave revolucionare, ndryshimi i pikëpamjeve, inkurajimi i luksit, kultura konsumatore dhe krijimi i modeleve për t'u marrë shembull.
Kolonizatorët e kanë kuptuar plotësisht se nëse një shoqëri kaplohet nga ndjekja e lakmive të veta (dhënia pas qejfeve) dhe si përfundim korruptohet e imoralizohet, e humb edhe aftësinë e vet perceptuese edhe kaplohet nga poshtërimi dhe përbuzja, dhe në përballje me sundimin e të huajve nuk do të shfaq asnjë reagim. Në po këtë mënyrë, përhapja e korrupsionit dhe imoralitetit është një tjetër rrugë që ata e ndjekin për vendosjen e sundimit hegjemonist mbi një popull. Ata e dinë mirë se nëse njeriu zhytet në veprat e korruptuara, të shthurura dhe jepet pas epsheve, pak nga pak e humbet forcën e perceptimit të saktë dhe tek ai vdes shpirti i lirisë dhe rritjes morale. Kjo krijon një terren të përshtatshëm për kolonizim.
Një tjetër mjet i lidhur me dimensionin kulturor të kolonializmit është dobësimi i fesë dhe vlerave fetare. Feja, nëse është e paprekur dhe e pa shtrembëruar, i fton njerëzit në adhurim hyjnor dhe në lirinë nga të gjitha kufizimet materialiste, prandaj kolonizatorët kanë bërë dhe bëjnë gjithmonë përpjekje për dobësimin e fesë dhe vlerave të saj. Në shekullin e njëzetë kemi qenë dëshmitarë të propagandës së gjerë marksiste kundër fesë dhe sot gjithashtu veprimtaria e fuqive kolonialiste kundër feve dhe në veçanti kundër Islamit, është e qartë për të gjithë. Tema të cilat sapo janë shfaqur sot me emra të ndryshëm si toleranca, skepticizmi, relativizmi, etj., janë të gjitha një lloj përpjekje për të dobësuar fenë dhe besimin e njerëzve që duke zbehur vlerat fetare dhe hyjnore të shoqërive, të përgatisin kushtet për kolonializëm.
Dobësimi i vlerave revolucionare është një tjetër mjet i dimensionit kulturor të kolonializmit. Vlera si lufta kundër shtypjes, çlirimi nga poshtërimi, liria dhe vlera të tjera revolucionare janë shumë të rrezikshme për kolonialistët sepse një popull që i përmbahet këtyre vlerave, nuk dorëzohet lehtësisht përballë kolonializmit. Për këtë arsye, pas fesë, armiqësinë e tyre më të madhe kolonialistët e kanë me vlerat revolucionare, prandaj bëjnë përpjekje të mëdha për dobësimin dhe zhdukjen e tyre. Sulmet e gjera ndaj myslimanëve revolucionarë në vitet e fundit, fyerja e tyre dhe konsiderimi i ideologjisë xhihadiste, si ideologji terroriste, janë të gjitha shembuj të kësaj armiqësie.
Prezantimi i një botëkuptimi të ri ndaj jetës në një mënyrë që njeriu të mos mendojë për idealet njerëzore, llogaritja e së tashmes si të shtrenjtë dhe dhënia pas çështjeve materiale janë disa nga rrugët që i ndihmojnë kolonizatorët në arritjen e qëllimeve të tyre të liga. Ata janë gjithmonë në përpjekje që t'i ndryshojnë pikëpamjet e njeriut dhe t'i imponojnë atij ideologjitë në fjalë. Përhapja e jetës luksoze si një trend pa kufij e rregulla, është një rrugë për të arritur këtë qëllim.
Përhapja e materializmit dhe kulturës së konsumit të shfrenuar janë disa mjete të tjera të neokolonializmit. Kultura konsumatore është transmetuar dhe vazhdon të transmetohet në pjesë të ndryshme të botës nëpërmjet grupeve mediatike kolonizatore. Kultura konsumatore është më shumë se një konsum i mjaftueshëm. Është një lëvizje që priret drejt vlerave simbolike dhe jo ekskluzivisht vetëm për vlerat materiale. Kapitalistët janë mjaft ndikues në shpikjen dhe përhapjen e kësaj kulture. Me një metodë imitimi ata i detyrojnë konsumatorët që të kërkojnë më shumë nga se kanë nevojë. Mediat gjithashtu luajnë një rol ndërmjetës mes konsumatorëve dhe kapitalistëve dhe me reklamat e ndryshme, i tërheqin ata drejt kulturës së konsumatorit. Kolonizatorët e kanë propaganduar vazhdimisht këtë gjë dhe mundohen që t'i mbajnë popujt të preokupuar me këto çështje. Sigurisht që shumë prej këtyre metodave sigurojnë edhe dëshirën e kolonialistëve përfitues që është fitimi material.
Një mjet dhe rrugë tjetër e neokolonializmit në dimensionin kulturor është paraqitja e modeleve. Njerëzit kanë nevojë për modele në jetën e tyre. Ata janë gjithmonë në kërkim të një modeli që ka pasur sukses në një fushë të caktuar duke e parë atë si një model dhe shembull për veten. Për këtë arsye të gjithë personat që në çdo formë kërkojnë t'i japin formë mendimeve dhe sjelljeve të njerëzve, janë munduar të përfitojnë nga kjo nevojë e tyre dhe t'u prezantojnë atyre disa modele dhe shembuj për të ndjekur. Kolonizatorët kanë përdorur këtë nevojë të njerëzve dhe ndërtojnë modele për ta dhe krijimin e modeleve e kanë përdorur si një nga metodat e veta për shtrirjen e kulturës së konsumit.
*******************************
Miq të dashur, kemi arritur në fundin e një tjetër episodi të podkastit "Kolonializmi nga fillimi deri më sot. Në këtë episod kemi shqyrtuar dimensionet dhe metodat e ndryshme të kolonializmit dhe kuptuam që kolonializmi shfaqet në dimensionet politike, kulturore dhe ekonomike. Gjithashtu në këtë episod jemi njohur me dy dimensione, atë politik dhe atë kulturor. Në episodin e radhës, domethënë në episodin e gjashtë të këtij podkasti, do të shqyrtojmë dimensionet dhe metodat e kolonializmit në dimensionin ekonomik.
Ju falenderojmë përzemërsisht që na shoqëruat! Mirupafshim!
Podkasti "Kolonializimi nga fillimi deri më sot" i cili kryesisht përdor përmbajtjen e librit “Njohja e kolonializmit” të shkruar nga Mustafa Eskandari, duke prezantuar fenomenin ogurzi të kolonializmit, trajton historinë, sfondin dhe mënyrën se si krijohet ky fenomen në pjesë të ndryshme të botës, dhe gjithashtu shqyrton faktorët e shfaqjes dhe krijimit të kolonializmit.
Programet tona mund t'i ndiqni në faqen e radios https://iranradio.ir/sq/ dhe www.parstoday.ir/sq