Amerika mohon raportet për mbytjen e anijes iraniane të inteligjencës "Zagros"
(last modified Wed, 19 Mar 2025 09:33:58 GMT )
Mars 19, 2025 10:33 Europe/Tirane
  • Amerika mohon raportet për mbytjen e anijes iraniane të inteligjencës

Dy media amerikane, duke cituar një zyrtar ushtarak amerikan, të martën me orën lokale mohuan raportet se ushtria amerikane kishte fundosur një anije iraniane të inteligjencës në Detin e Kuq.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, portalet e lajmeve Newsmax dhe Washington Examiner raportuan të martën me orën lokale, duke cituar një zyrtar amerikan të mbrojtjes se anija “Zagros është ankoruar në Iran në portin e Bandar Abbasit”.

Më herët, media saudite "Al-Hadath" pretendoi se Amerika kishte fundosur anijen iraniane të zbulimit dhe inteligjencës "Zagros" në një sulm të koordinuar me bombardimet e regjimit izraelit.

Faqja e internetit Newsmax ka shkruar: “Ky raport i gabuar është publikuar në mes të përshkallëzimit të tensioneve në rajon”.

Destrojeri i sinjal-inteligjencës "Zagros" është një nga anijet më të avancuara të Marinës së Republikës Islamike të Iranit, i cili u prezantua pak muaj më parë dhe iu bashkua flotës detare të ushtrisë.

Ky destrojer është projektuar për fushën e luftës elektronike (Electronic Warfare) dhe mbledhjes së informacioneve të sinjaleve (SIGINT). Ky destrojer luan një rol kyç në forcimin e aftësive mbrojtëse dhe sulmuese të Iranit në rajonin strategjik të Gjirit Persik dhe në Ngushticën e Hormuzit.

Anija e inteligjencës luftarake "Zagros" u ndërtua brenda vendit me përpjekjet e të rinjve dhe elitave iraniane dhe plotëson nevojat e Marinës iraniane përsa i përket aftësive të inteligjencës dhe sofistikimit në ndjekjen e sigurisë detare.

Kundëradmirali Shahram Irani, komandanti i Forcës Detare (Marinës) të Ushtrisë Iraniane, duke folur për anijen Zagros, në lidhje me aftësitë dhe veçoritë e këtij destrojeri thotë: “Anija e sinjal-inteligjencës Zagros do të jetë syri vigjilent dhe vëzhgues i Marinës së Republikës Islamike të Iranit në thellësi të deteve dhe oqeaneve”.