Gjermania këshillon Biden të kthejë SHBA-në në marrëveshjen bërthamore
(last modified Mon, 09 Nov 2020 18:53:05 GMT )
Nëntor 09, 2020 19:53 Europe/Tirane
  • Gjermania këshillon Biden të kthejë SHBA-në në marrëveshjen bërthamore

Ministri i Jashtëm gjerman i bëri thirrje administratës së ardhshme të SHBA të kthehet në bashkësinë ndërkombëtare në zbatimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin.

"Ne duhet të punojmë përsëri së bashku," tha Haiko Mass të hënën në lidhje me nevojën që qeveria e Joe Biden të punojë me komunitetin ndërkombëtar, sipas Deutschlandfunk. "Padyshim që do të ketë një debat në Shtetet e Bashkuara rreth ribashkimit në marrëveshjen bërthamore ose ndoshta një marrëveshjeje të gjerë", shtoi ai. Ndër të tjera, Ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas mendon se presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden nuk do t`i ketë shpenzimet e mbrojtjes së NATO-s aq shumë në vëmendje sa paraardhësi i tij. Trumpi kërkonte me forcë që Gjermania t`i shtonte kontributet e saj financiare në aleancën më të madhe ushtarake te globit. Kreu republikan i Shtëpisë së Bardhë pretendonte se anëtarët e aleancës që nuk shpenzojnë mjaftueshëm për këtë qëllim, e kishin hedhur një pjesë të mirë të barrës në shpatullat e Shteteve të Bashkuara.

 

Tags